Gusia: Komunat nuk po e zbatojnë rregulloren për koordinimin e rasteve të dhunës ndaj grave
Kryeshefja ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore (ABGJ), Edi Gusia, gjatë raportimit në Komisionin për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, ka folur për kompetencat e institucionit në trajtimin e rasteve të dhunës në familje, masat ligjore për mbrojtjen e grave dhe përgjegjësitë e institucioneve, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Ajo ka theksuar se mekanizmat koordinues në nivel lokal nuk po funksionojnë siç duhet dhe se takimet e tyre janë pothuajse inekzistente.
Duke folur para anëtarëve të komisionit, kryeshefja ekzekutive e ABGJ-së ka sqaruar se institucioni që ajo drejton nuk ka mandat ligjor për t’i trajtuar drejtpërdrejt rastet individuale të dhunës në familje apo të diskriminimit, duke theksuar se përgjegjësitë institucionale janë të ndara me ligj.
“Unë do të ndaj këtu me ju, për atë sot ju keni nevojë të merrni opinionin e agjencisë në lidhje me këtë çështje, edhe pse ne duhet ta sqarojmë, Agjencia për Barazi Gjinore, në bazë të Ligjit për Barazi Gjinore, nuk ka mandat t’i trajtojë rastet, qoftë të dhunës në familje apo rastet e diskriminimit. Domethënë, korniza ligjore e Republikës së Kosovës i ka mandatet shumë të qarta sa i përket barazisë gjinore. Është komisioni në Kuvend, është agjencia si agjenci ekzekutive, politikë-hartuese dhe monitoruese, dhe është institucioni i Avokatit të Popullit, i cili merret me trajtimin e rasteve të diskriminimit bazuar në gjini në përgjithësi. Do të thotë, kompetencat janë shumë të ndara, janë të ndara mirë” , ka thënë ajo.
Kryeshefja ekzekutive e ABGJ-së ka përmendur punën e institucionit në hartimin e kornizës ligjore për mbrojtjen nga dhuna në familje, duke theksuar se agjencia ka hartuar ligjin e parë për këtë çështje në vitin 2010, si dhe procedurat standarde të veprimit për trajtimin e rasteve.
“Sa i përket angazhimit të Agjencisë për Barazi Gjinore në përgjithësi në hartimin e kornizës ligjore, vlen të theksohet se agjencia ka hartuar ligjin e parë për mbrojtjen nga dhuna në familje në vitin 2010, kur, të themi, ndoshta asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk kishte ligj për mbrojtjen nga dhuna në familje. Jemi hartues të procedurave standarde të veprimit për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, ku përshkruhen detyrat dhe përgjegjësitë e gjithë zinxhirit institucional. Ato procedura ende vazhdojnë të jenë në fuqi. Këtë vit i kemi rishikuar këto procedura dhe mbetet që ato të miratohen nga koordinatorja nacionale, Ministria e Drejtësisë”, ka deklaruar Gusia.
Ajo ka rikujtuar gjithashtu se në vitin 2013, ABGJ-ja i kishte propozuar Qeverisë themelimin e mekanizmit të koordinatorit nacional, me qëllim të forcimit të koordinimit institucional për trajtimin e çështjeve që lidhen me barazinë gjinore dhe dhunën ndaj grave.
“Vlen të theksohet se në vitin 2013 ishte pikërisht Agjencia për Barazi Gjinore që i propozoi Qeverisë themelimin e një mekanizmi si koordinatorja ose koordinatori nacional dhe që ne insistuam që ajo detyrë t’i jepej një personi me mandat politik, pasi që Agjencia për Barazi Gjinore, me Ligjin për Barazi Gjinore, udhëhiqet nga shërbimi civil. Do të thotë, titullari i agjencisë është shërbyes civil, i cili i përgjigjet drejtpërdrejt kryeministrit. Është një lloj, të themi, institucioni i pavarur, i rekomanduar prej Platformës së Pekinit të vitit 1995, ku insistohet që të kemi një mekanizëm të tillë të pavarur, por që llogaritet një në katër krahas politikës ”, ka thënë kryeshefja ekzekutive e ABGJ-së.
Duke folur për bashkëpunimin ndërinstitucional, ajo ka thënë se ABGJ-ja ka punuar ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë në rishikimin e legjislacionit për mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna me bazë gjinore.
“Ashtu siç e cekët, ne kemi bashkëpunuar shumë ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë në rishikimin e Ligjit për Mbrojtjen nga Dhuna në Familje, Dhuna ndaj Grave dhe Dhuna në Bazë Gjinore. Dhe ndër këto vite kemi bashkëpunuar dhe bashkëpunojmë me Ministrinë e Drejtësisë në hartimin e gjithë kornizës ligjore dhe akteve nënligjore sa i përket trajtimit të rasteve të dhunës në familje. Vlen të theksohet se Ministria e Drejtësisë, në katër vitet e fundit, ka amendamentuar, ka plotësuar, ka ndryshuar dhe ka hartuar 22 akte normative, ligje, akte nënligjore dhe rregullore sa i përket trajtimit të dhunës në familje dhe dhunës ndaj gra ve”, ka deklaruar ajo.
Kryeshefja ekzekutive ka folur edhe për trajnimet e Policisë së Kosovës për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, duke thënë se agjencia ka trajnuar rreth 11 mijë e 300 policë që nga hyrja në fuqi e procedurave standarde të veprimit në vitin 2013.
Megjithatë, ajo ka theksuar se kapacitetet e kufizuara njerëzore të agjencisë e vështirësojnë zgjerimin e këtyre trajnimeve.
“Tani, nëse kthehemi specifikisht te mandati i agjencisë, thashë, ndër vite ne trajnojmë Policinë e Republikës së Kosovës për aq sa kemi kapacitete. Divizioni për Legjislacion në agjenci, që ju udhëheq këto trajnime, ka një staf minimal prej vetëm tre personash, i cili ndër vite nuk është rritur. Dhe nëse i shohim, nga hyrja në fuqi e procedurave standarde të veprimit në vitin 2013, Agjencia për Barazi Gjinore ka trajnuar diku rreth 11 mijë e 300 policë të Republikës së Kosovës. Ky nuk është numër i mjaftueshëm, por prapë po e them, me numrin e stafit të cilin ne e kemi në dispozicion, këto janë kapacitetet e agjencisë”, ka thënë ajo.
Ajo ka vënë në pah edhe përgjegjësitë e komunave për funksionimin e mekanizmave koordinues, të cilët duhet të mbledhin institucionet përgjegjëse për të diskutuar rastet e dhunës ndaj grave.
“Në anën tjetër, kemi trajnuar edhe mekanizmat koordinues në nivel lokal, sepse të gjitha komunat e Republikës së Kosovës kanë përgjegjësi të themelojnë mekanizmin koordinues në bazë të rregullores të cilën e ka hartuar Ministria e Drejtësisë, dhe kryesuesi i mekanizmit koordinues është kryetari i komunës. Po ndalem veç pak për ta sjellë vëmendjen tuaj se pse është i rëndësishëm ky mekanizëm koordinues, sepse ka obligim që së paku tri herë në vit, çdo kryetar i komunës të ftojë drejtorin e QPS-së, drejtorinë për shëndetësi, drejtorin e stacionit të policisë, gjykatën themelore dhe prokurorinë, mbrojtësit e viktimave, ndihmën juridike falas në komunën në të cilën ai apo ajo e udhëheq, dhe të informohet saktësisht për të gjitha rastet e dhunës ndaj grave që i ka në komunën e vet. Këto raste ka një moszbatim të kësaj rregulloreje. Nëse ju si komision parlamentar u adresoheni 38 kryetarëve të komunave se sa herë e kanë ftuar mekanizmin koordinues, do ta shihni që takimet janë gati se inekzistente”, ka thënë ajo.
Ajo ka folur për financimin e strehimoreve për viktimat e dhunës, duke thënë se Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka ndarë 1.5 milion euro për dhjetë strehimoret në Kosovë. Sipas saj, edhe komunat kanë obligim të kontribuojnë në financimin e tyre.
“Në anën tjetër, strehimoret kanë një financim të qëndrueshëm. Do të thotë, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale ka disbursuar 1.5 milion euro për dhjetë strehimoret e Republikës së Kosovës, njëra nga të cilat është strehimore për trafikim me qenie njerëzore, të cilën e udhëheq Qeveria, ndërsa nëntë të tjerat janë organizata të shoqërisë civile. Po, në anën tjetër, komunat kanë përgjegjësi që të financojnë. Normalisht, është e pamundur që 38 komunat të kenë secila nga një strehimore, sepse nuk ka mjete buxhetore, mirëpo komunat kanë për obligim t’i financojnë strehimoret në të cilat, domethënë, strehohen viktimat e rajonit. A e bëjnë të gjitha komunat këtë? Jo. Dikush financon, dikush nuk financon, por kjo është përtej kompetencave tona. Kjo është një pyetje që ndoshta është dashur të zgjidhet nëpërmjet Ministrisë së Pushtetit Lokal dhe të shihet cilat janë ato komuna të cilat nuk i financojnë strehimoret” , tha tutje ajo.
Katër punëtorë janë pranuar në repartin e ortopedisë në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pasi janë lënduar në vendin e punës, ndërsa dy të tjerë janë liruar për në shtëpi. Doktori në Qendrën…
Kryetarja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, priti në takim ministrin e Administratës Publike të Malit të Zi, Marash Dukaj, me të cilin diskutoi për miqësinë ndërmjet vendeve tona dhe mundësitë për ta…
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, dhe zëvendësministrin Agon Dobruna, përuruan objektin e ri të Zyrës së Punësimit…
Gjykata Themelore në Prishtinë caktoi seancën e shqyrtimit fillestar në mungesë ndaj 20 të pandehurve për krime lufte kundër popullsisë civile për 21 dhjetor të këtij viti. Në njoftim të Gjykatës thuhet se objekt…
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka marrë pjesë në edicionin e tretë të Forumit Ekonomik Gjermano-Kosovar, i cili po mbahet në Prishtinë, nën moton “Driving the Next Economy”. Forumi është organizuar nga Oda Ekonomike…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga Mbreti Abdullah II i Mbretërisë Hashemite të Jordanisë, me rastin e marrjes së detyrës së saj. Në letrën e tij, Mbreti Abdullah II,…
Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar për vdekjen e ish-policit Halil Syla nga fshati Gllamnik. Në një postim në Facebook, kryetari Bulliqi ka shprehur dhimbjen për ndarjen nga jeta të Sylës, i cili kishte shërbyer për shumë…
Në Prishtinë kanë nisur të mblidhen protestuesit pas vrasjes së Arlinda Zekajt, me qëllim që të kërkojnë drejtësi për viktimën dhe të ngritin zërin kundër dhunës ndaj grave. Protesta synon të…
Danimarka do të nisë një skemë të re për lejet e punës nga 1 janari i vitit 2027, me një pagë minimale më të ulët për vendet e punës që mbulohen nga marrëveshjet kolektive, por kosovarët janë të…
Kryeministri Albin Kurti ngushëlloi kryeministrit e Spanjës Pedro Sánchez për jetët e humbura sot në Spanjë nga një aksident që ndodhi në Madrid mes dy trenave të shpejtë. “Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për…
Prokuroria Speciale e Kosovës tha se ka ndaluar për 48 orë një person, të identifikuar me iniciale B.K., lidhur me zbulimin e një laboratori për falsifikimin e dokumenteve më 2025. “I pandehuri B.K. dyshohet për kryerjen e veprave penale:…
Radiotelevizioni i Kosovës ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit të arrestimit të Albert Sylajt, i dyshuari për vrasjen e rëndë të Arlinda Zekajt, rast që ndodhi më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Në pamjet e…
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në takim shefin e misionit të Ambasadës së Dukatit të Madh të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz. Gjatë takimit, Haxhiu shprehu mirënjohje për mbështetjen e…
Detaje të reja kanë dalë nga vendimi i Gjykatës Themelore në Pejë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, e cila u vra tragjikisht më 25 tetor në Vitomiricë të…
Anëtari i Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) i Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Rrahman Rama ka treguar se situata në Kosovë është stabile sa i përket aspektit të sigurisë,…
Ish-presidentja Vjosa Osmani ishte e pranishme në Oxford, për të folur për të vërtetën historike të shtetit tonë. Në një postim, Osmani tha se pjesëmarrja në këtë diskutim është nder i veçante dhe…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka marrë një mesazh urimi nga mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III, me rastin e zgjedhjes së saj në detyrë. Në mesazhin e tij, mbreti Charles III, së bashku me…
Komisioni për Buxhet ka shqyrtuar raportin financiar të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP) për vitin 2025. Gjatë raportimit, kryesuesi i Bordit të AKP-së, Hekuran Nikçi, ka thënë se bordi që ai kryeson është…
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka kërkuar llogaridhënie urgjente nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) lidhur me rastin e Arlinda Zekajt, duke kërkuar sqarime për veprimet dhe mosveprimet e institucioneve…
Gjykata e Apelit e ka shtyrë seancën e 28 tetorit ndaj Arsim Sylës, i dënuar me 22 vjet burgim për vrasjen e Valmir Breznicës në një supermarket në Podujevë. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e përfaqësimit…
Në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme institucionale për ndriçimin e fatit dhe vendndodhjes së personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës, dje, më 27 tetor, me mbështetjen e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur…
Gjykata Themelore në Pejë të martën (27 tetor) ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit Jeton Sylaj nën dyshimin për veprën penale “Mospërfillja e gjykatës”. Sylaj është ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt,…
Neglizhenca institucionale në rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt mund të jetë më e gjerë sesa është bërë e ditur deri më tani. Përgjegjësia për trajtimin e rastit tregon neglizhencën edhe të institucioneve më…
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Jeton Sylajt, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, sipas vendimit të datës 27 tetor 2026. Sipas vendimit të gjykatës – dokument të cilin e ka…
Amina Nuraj ka reaguar ashpër ndaj Nexhat Behlulit, duke e akuzuar atë për sulme dhe përpjekje për ta njollosur për shkak të qëndrimeve të saj në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Në një…
Seanca gjyqësore në rastin e policit Muhamet Lika ka nisur me tensione në Ferizaj. Avokatja Fehmije Bytyqi është ankuar lidhur me qasjen e prokurorit të rastit, duke ngritur shqetësime gjatë zhvillimit të seancës. Ndërkohë, në…
Ka nisur mbledhja e radhës e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI). Në këtë mbledhje, për raportim para anëtarëve të komisionit është ftuar drejtori i AKI-së, Petrit…
Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve: I.R., A.R. dhe B.R., për shkak të dyshimit të veprave penale “Lëndimi i lehtë trupor”,…
Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur gjatë një aksioni për zhvarrosje në Mitrovicën e Veriut. Kjo në kuadër të hetimeve për persona të zhdukur gjatë luftës së viteve 1998-1999. Sipas raportit policor,…
Qeveria e Kosovës ka miratuar katër projektligje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar, tri me Mbretërinë e Suedisë dhe një me Mbretërinë e Belgjikës. Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, bëri të ditur…
Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s ka nisur këtë të mërkurë vizitën zyrtare në Kosovë. Përfaqësuesit e këtij delegacioni fillimisht janë pritur nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena…
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka shqiptuar dy gjoba prej gjithsej 10 mijë eurosh ndaj Komunës së Prishtinës për moskryerjen e obligimeve ligjore në menaxhimin e mbeturinave. Ministrja Fitore Pacolli ka bërë të…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e tetë të Qeverisë ka folur për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, duke e cilësuar rastin si pasojë të lëshimeve të institucioneve përgjegjëse…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të Ditës Kombëtare të Austrisë. Me këtë rast, ajo ka përcjellë urimet më të përzemërta…
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për ekstradim, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit juridik…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për zgjedhjet në Serbi që u mbajtën të delen e kaluar, duke thënë se pati rezultate historike. Për humbjen e zgjedhjeve nga koalicioni i Aleksander Vuçiqit dhe moskalimin e pragun të listës…
Rasti i vrasjes së Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës ka nxjerrë në pah një histori të raportuar të kërcënimeve, dhunës në familje dhe kërkesave për mbrojtje nga institucionet. Sipas dosjes së…
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist ka bërë thirrje për revoltë kombëtare për mbrojtjen e jetës dhe sigurisë së grave në Kosovë, pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Protesta është paralajmëruar për sot, në…
Ani pse zgjedhjet e brendshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) janë ende larg, debati për udhëheqjen e ardhshme të partisë ka nisur tashmë. Përplasjet verbale ndërmjet kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe kreut…
Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen katër mbledhje të komisioneve parlamentare, ku në agjendë janë raportimi i drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), çështjet e barazisë gjinore, raporti…
Është arrestuar Albert Sylaj, i dyshuari kyç për vrasjen e Arlinda Zekaj në Vitomiricë. Policia njoftoi se pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët, është lokalizuar dhe arrestuar personi i dyshuar,…
Qeveria e Kosovës do të mbajë të mërkurën mbledhjen e tetë, me fillim në orën 08:00, ku në rend dite janë 12 pika. Ndër çështjet kryesore që pritet të shqyrtohen janë projektligjet për ratifikimin e…
Në Serbi pas 12-viteve, ka rënë Aleksandar Vuçiq nga pushteti, derisa drejtimin e këtij shteti do të marrë Lista Studentore që i ka fituar zgjedhjet e organizuara të dielën e kaluar. Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, vlerëson se…
Albert Sylaj, i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt, është arrestuar pas një aksioni policor në malet e Becit të Gjakovës, ku ishte lokalizuar pas përpjekjeve për t’i ikur policisë. Sipas raportimeve, Sylaj kishte shkuar fillimisht në…
Policia e Kosovës ka arrestuar Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt në fshatin Vitomiricë të Pejës. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Sylaj u lokalizua dhe u arrestua mbrëmjen e 27 tetorit, rreth orës 23:40, në…
Ministrja e Mjedisti dhe ish- deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale e ka njoftuar zyrtarisht për pushimin e plotë të hetimeve ndaj saj lidhur me rastin e granteve në Ministrinë e…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, raportohet se ka kërcënuar me vrasje edhe zyrtarët policorë, duke u thënë se nuk do të dorëzohej i gjallë. Këtë informacion e bëri…
Kryesia e Kuvendit mbanë mbledhje
Avokati serb kërkon hetime në Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë për blerjen e votave nga Vuçiqi
Mbreti i Jordanisë uron presidenten Shiroka Pula për detyrën e re, shpreh gatishmëri për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën
Gërvalla: Askush nuk është mbi ligjin
Një popull i vogël, një krizë e madhe morali
Kur një grua kërkon mbrojtje, por nuk gjen siguri
Kur të gjithë t’i heqin maskat, dhuna ka me u ndie me marre…!
Diskriminimi nis dhe mësohet në shtëpi
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Edhe sot, pas 14 vitesh, më mungon zëri yt, këshillat e tua dhe prania jote. Thonë se koha i shëron plagët, por mungesa…
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Aktorja e njohur Jennifer Lawrence ka zbuluar se ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në gjoks, pasi ndjeu se trupi i saj nuk ishte…
Këngëtari i njohur britanik Elton John dhe bashkëshorti i tij, David Furnish, janë përfshirë në diskutimet rreth…
