Avokati i Thaçit: Shpresojmë të sjellim lirimin e tij, të tregojmë se ai ishte i ndershëm e i sinqertë
Avokati i Thaçit: Shpresojmë të sjellim lirimin e tij, të tregojmë se ai ishte i ndershëm e i sinqertë
Të hënën në Gjykatën Speciale do të fillojë gjyqi ndaj krerëv të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Pak ditë para nisjes së gjyqit, për “Reuters” ka folur avokati i ish-presidentit Thaçi, Gregory Keohe, shkruan lajmi.net.
Ai thotë se Thaçi ka sakrifikuar gjatë këtyre viteve andaj shpreson se në sallën e gjyqit do të provohet se ai ishte njeri i ndershëm e i sinqertë.
“Ky njeri sakrifikoi gjatë gjithë këtyre viteve dhe shpresojmë se ne do të jemi në gjendje ta nxjerrim atë në sallën e gjyqit dhe të tregojmë se ai ishte një njeri i ndershëm, i sinqertë dhe të sjellim lirimin e tij,” i tha ai Reuters.
Krerët e UÇK-së janë që më shumë se dy vite në paraburgim në Dhomat e Specializuara të Hagës.
Ata përballen me 10 akuza për krime lufte.
Që nga ngritja e aktakuzës, atij dhe të akuzuarve të tjerë u janë refuzuar secila kërkesë për mbrojtje në liri.
Të dielën në Prishtinë do të ketë marsh në përkrahje të krerëve të UÇK-së, teksa një i tillë është organizuar edhe në ditën që nis gjykimi në Hagë. /Lajmi.net/