Hovenier: Një pjesë e marrëveshjes së Ohrit veçse ka filluar të zbatohet
Hovenier: Një pjesë e marrëveshjes së Ohrit veçse ka filluar të zbatohet
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier, ka thënë se një pjesë e marrëveshjes së Ohrit veçse ka filluar të zbatohet.
Ai tha se për t’i zbatuar ato është një proces, por vendi që përfaqëson beson fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht, përcjell lajmi.net.
Hovenier poashtu pohoi faktin se ata tashmë kanë dëgjuar edhe kryeministrin Kurti ta thotë të njëjtën gjë.
“Para së gjithash, unë do të thoja se një pjesë e marrëveshjes po zbatohet tashmë dhe natyrisht është një proces për të zbatuar të gjithë marrëveshjen.
Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se marrëveshja duhet të zbatohet urgjentisht dhe ne gjithashtu kemi dëgjuar të njëjtën gjë të thotë edhe kryeministri i Kosovës.”, ka thënë Hovenier për T7.
Në anën tjetër ai foli edhe për takimin e 4 prillit në Bruksel.
“Hapi tjetër është takimi më 4 prill, e dini se dialogu i Miroslav Lajçakut është një dialog i ri i lehtësuar që po i tërheq kryenegociatorët të bisedojnë pikërisht për ato çështje dhe ne presim një takim të suksesshëm në mënyrë që të ecim përpara zbatimin e marrëveshjes.”.