TË FUNDIT

Paris Hilton si Britney Spears në vitin 2001 – kostum për Halloween me një gjarpër rreth qafës

Paris Hilton ka tërhequr vëmendjen me kostumin për Halloween, duke rikrijuar një nga paraqitjet më ikonike të Britney Spears nga viti 2001.

Për të katërtin vit radhazi, Hilton zgjodhi të nderojë këngëtaren përmes një kostumi të frymëzuar nga momentet e saj më të famshme në historinë e muzikës pop.

Këtë herë, rikrijoi paraqitjen e Spears gjatë performancës së këngës “I'm a Slave 4 U” në ceremoninë e MTV Video Music Awards në vitin 2001.

View this post on Instagram A post shared by Paris Hilton (@parishilton)

Hilton veshi një bluzë të shkurtër dhe pantallona të shkurtra në ngjyrë të gjelbër, të zbukuruara me kristale, teksa rreth qafës mbante një piton albino, të ngjashëm me gjarprin që Britney kishte gjatë performancës së saj legjendare.

Fotografitë, të realizuara nga Brian Ziff, u publikuan nga revista Billboard dhe në profilin e Hilton në Instagram, ku morën reagime të shumta nga ndjekësit.

Shumë prej tyre e vlerësuan paraqitjen, duke e cilësuar si një dedikim të veçantë për një nga momentet më të paharrueshme të muzikës pop.

Hilton shprehu edhe një herë admirimin e saj për Spears, duke theksuar se kënga, koreografia dhe veshja e saj nga viti 2001 mbeten ikonike.

Edhe në vitet e mëparshme, Hilton ka zgjedhur kostume të frymëzuara nga videot muzikore të Spears.

Vitin e kaluar, veshi një kostum të kuq nga klipi “Oops!… I Did It Again”, e më herët rikrijoi uniformën shkollore nga “…Baby One More Time” dhe kostumin e stjuardesës nga “Toxic”. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *