TË FUNDIT

Konjufca takon Nancy Pelosin, flasin për forcimin e bashkëpunimit

Konjufca takon Nancy Pelosin, flasin për forcimin e bashkëpunimit

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca është takuar me ish-Kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve dhe miken e kahmotshme të Kosovës, Nancy Pelosi, e cila e ka pritur në Kongresin Amerikan.

Kryeparlametari Konjofca në një postim në Facebook ka thënë se me Kongresisten Pelosi shkëmbyen pikëpamje për zhvillimet në rajon dhe arenën ndërkombëtare, forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gjithashtu u diskutua edhe për rëndësinë e avancimit në proceset euroatlantike dhe vazhdimin e mbështetjes së Republikës së Kosovës nga aleati dhe partneri strategjik – Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeparlametari ka nënvizuar faktin se popujt dhe shtetet tona ndajnë të njëjtat vlera dhe parime të lirisë e demokracisë, dhe se çdo ditë e më tepër po i zgjerojnë fushat e bashkëpunimit të ndërsjellë.

“Kosova dhe populli ynë janë të bekuar që kanë miq kaq të mrekullueshëm e të çmuar si Kongresistën Pelosi dhe përkrahjen e pakursyer të Shteteve të Bashkuara. Thellësisht mirënjohës dhe falënderues”, ka shkruar Konjufca.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *