Kur përdhoset e shenjta, tronditet shpirti i kombit
Dy ngjarje të ditëve të fundit në Tiranë nuk mund të trajtohen si incidente të shkëputura nga njëra-tjetra. Ato duhen parë së bashku, sepse, përtej pamjeve tronditëse dhe lajmeve të çastit, kam drojë se zbulojnë një problem më të thellë të shoqërisë, të institucioneve dhe të kulturës demokratike të shqiptarëve. Ajo që ndodhi ditët e fundit në Tiranë, fillimisht me heqjen dhe përdhosjen e flamurit të Selisë së Shenjtë në selinë e Nunciaturës Apostolike dhe më pas me ndjekjen e protestuesve nga forcat e policisë deri në oborrin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, nuk mund dhe nuk duhet të kalohen në heshtje. Kur cenohet një institucion fetar, nuk cenohet vetëm një komunitet besimtarësh. Cenohet një vlerë e shoqërisë, një trashëgimi shpirtërore, një vlerë kombëtare dhe një parim themelor i bashkëjetesës demokratike dhe fetare që i dallon shqiptarët për këto vlera n mbarë botën. Këto dy ngjarje janë të ndryshme për nga rrethanat dhe përgjegjësitë. Por ato bashkohen në një pikë thelbësore: respekti për institucionet fetare, për dinjitetin njerëzor dhe për kufijtë që askush, qoftë protestues apo autoritet shtetëror, nuk duhet të kapërcejë.
Vetëm pak ditë pas incidentit në Nunciaturën Apostolike, një tjetër ngjarje tronditëse u regjistrua në Tiranë. Më 19 tetor, gjatë protestave kundër qeverisë, forca policore ndoqën protestues deri në oborrin e Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”. Pamjet e publikuara shkaktuan shqetësim, ndërsa Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë reagoi duke kërkuar respektimin e vendeve të shenjta, të cilat nuk duhet të shndërrohen në hapësira përplasjeje dhe konflikti, raportuan disa burime mediatike shqiptare. Policia ka detyrimin të ruajë rendin publik dhe të ndërhyjë kur kryhen vepra të dhunshme. Asnjë objekt kulti nuk mund të shndërrohet në strehë për të shmangur përgjegjësinë ligjore. Por ky detyrim nuk i jep policisë të drejtën të përdorë forcë pa kufi, pa kriter dhe pa respekt për rrethanat. Ligji duhet të zbatohet edhe në pragun e një kishe, por as pragu i një kishe nuk duhet të bëhet vend ku harrohen kufijtë e ligjit. Oborri i një katedraleje nuk është një shesh i zakonshëm për përplasje politike. Është pjesë e një hapësire të shenjtë, ku njerëzit shkojnë për t’u lutur, për të gjetur paqe dhe për të kërkuar ngushëllim shpirtëror. Prandaj, ndjekja e protestuesve deri në atë hapësirë dhe çdo përdorim i mundshëm i tepruar i forcës atje kërkojnë një shqyrtim serioz e të paanshëm. Nëse policia ka vepruar në kundërshtim me ligjin ose ka përdorur forcë joproporcionale, përgjegjësit duhet të identifikohen dhe të mbajnë përgjegjësi. Kjo nuk është kërkesë kundër policisë si institucion. Është kërkesë për një polici profesionale, ligjore dhe të denjë për një shtet demokratik. Nuk mund të dënohet dhuna e protestuesve dhe të heshtet për çdo tejkalim të mundshëm të forcës nga autoritetet. Një parim demokratik nuk mund të jetë i vlefshëm vetëm kur na leverdis politikisht.
Kishat dhe xhamitë nuk janë arena të të politikës. Siç theksova më lartë, Shqipëria ka një traditë të njohur të bashkëjetesës ndërfetare. Kjo traditë nuk është vetëm një shprehje e bukur për t’u përdorur në ceremonitë zyrtare, në fjalimet politike apo në takimet ndërkombëtare. Ajo është një pasuri kombëtare që duhet mbrojtur çdo ditë. Kisha Katolike, Kisha Ortodokse, Komuniteti Mysliman, ai Bektashi dhe bashkësitë e tjera fetare kanë vendin e tyre në historinë, kulturën dhe jetën shpirtërore të shqiptarëve. Institucionet e tyre nuk janë pronë e një partie, e një qeverie apo e një grupi protestuesish. Ato janë hapësira besimi, lutjeje dhe shërbimi ndaj njerëzve. Prandaj, askush nuk ka të drejtë t’i përdorë ato për të shprehur urrejtje politike, për të kryer akte vandalizmi apo për të shkelur dinjitetin e besimtarëve. Po kështu, institucionet shtetërore kanë detyrimin t’i mbrojnë këto hapësira, jo t’i trajtojnë si një zgjatim të rrugës ku zhvillohen përplasjet politike. Respekti për një institucion fetar nuk mund të varet nga fakti nëse ai është katolik, ortodoks, mysliman apo i një besimi tjetër. Nuk mund të varet as nga bindjet politike të njerëzve që ndodhen pranë tij. Nëse mbrojmë shenjtërinë e një kishe, duhet të mbrojmë edhe shenjtërinë e një xhamie. Nëse dënojmë përdhosjen e flamurit të Vatikanit, duhet të dënojmë çdo përdhosje të simboleve të tjera fetare të shqiptarëve. Dhe nëse kërkojmë respekt për besimtarët, duhet të kërkojmë të njëjtin respekt për çdo qytetar, besimtar ose jo. Ky është kuptimi i vërtetë i barazisë dhe i bashkëjetesës ndërfetare.
Në rastin e Nunciaturës Apostolike, autorët e përdhosjes së flamurit duhet të identifikohen dhe të përgjigjen para ligjit. Në rastin e Katedrales Ortodokse, duhet të sqarohen plotësisht rrethanat e ndërhyrjes policore, të verifikohet nëse është përdorur forcë e tepruar dhe të përcaktohet përgjegjësia e kujtdo që ka shkelur ligjin. Këto nuk janë kërkesa kontradiktore. Përkundrazi, janë dy anë të së njëjtës kërkesë për drejtësi. Shteti nuk mund të kërkojë respektimin e ligjit nga qytetarët, nëse vetë nuk garanton zbatimin e tij me paanshmëri. Protestuesit nuk mund të kërkojnë të drejtat e tyre duke shkelur të drejtat e të tjerëve. Policia nuk mund të kërkojë autoritetin e saj duke cenuar dinjitetin njerëzor. Dhe politika nuk mund të flasë për demokraci, ndërsa shoqëria përballet me skena dhune, frike dhe mosbesimi. Këtu qëndron prova e vërtetë për institucionet shqiptare, Jo në deklaratat e bukura, por në mënyrën se si vepron qeveria kur tensionet janë të larta në raste të tilla. Prandaj, një flamur i përdhosur në një përfaqësi diplomatike dhe skena dhune në oborrin e një katedraleje nuk mund të trajtohen si ngjarje pa rëndësi për imazhin dhe standardet demokratike të vendit.
Nuk mjafton që autoritetet shqiptare të deklarojnë se mbrojnë liritë dhe të drejtat. Që të jenë të besueshëm, ato duhet ta provojnë këtë me veprime konkrete, me hetime të paanshme dhe me përgjegjësi të barabartë para ligjit. Në të njëjtën kohë, edhe qytetarët duhet të kuptojnë se zemërimi politik nuk e justifikon shkatërrimin, fyerjen e besimit fetar apo dhunën ndaj institucioneve. Demokracia nuk është vetëm e drejta për të kundërshtuar. Ajo është edhe detyrimi për të respektuar të drejtat e të tjerëve. Sot, Shqipëria ka nevojë për më shumë se reagime të çastit. Ka nevojë për një qëndrim të qartë të shtetit, të institucioneve fetare, të shoqërisë civile dhe të të gjithë qytetarëve që besojnë te demokracia. Kërkohet mbrojtje konkrete për institucionet fetare dhe përfaqësitë diplomatike. Kërkohet hetim i paanshëm i akteve të vandalizmit dhe i çdo përdorimi të paligjshëm të forcës. Kërkohet respekt për të drejtën e protestës pa dhunë dhe për autoritetin e ligjit pa arbitraritet. Kërkohet, mbi të gjitha, që Shqipëria të mos lejojë se përplasjet politike të helmojnë marrëdhëniet ndërmjet qytetarëve dhe të cenojnë një nga pasuritë e saj më të çmuara: bashkëjetesën fetare.
Flamuri i Selisë së Shenjtë nuk duhet të përdhoset. Oborri i Katedrales Ortodokse nuk duhet të shndërrohet në arenë dhune. Xhamitë, kishat dhe çdo objekt tjetër kulti duhet të mbeten hapësira të mbrojtura të besimit dhe të paqes. Këto nuk janë kërkesa të një feje kundër një tjetre, as të një partie kundër një partie tjetër. Janë kërkesa të qytetarisë, të ndërgjegjes dhe të shtetit të së drejtës. Një komb nuk tregon madhështinë e tij vetëm duke mbrojtur flamurin kombëtar. Ai e tregon edhe duke respektuar simbolet e të tjerëve, duke mbrojtur vendet e shenjta dhe duke mos lejuar që pushteti apo zemërimi politik të shkelin dinjitetin njerëzor. Shqipëria nuk ka nevojë për më shumë urrejtje, dhunë dhe përçarje. Ka nevojë për më shumë përgjegjësi, drejtësi dhe respekt të ndërsjellë. Sepse kur cenohet shenjtëria e vendeve të besimit, nuk vihet në provë vetëm feja. Vihet në provë vetë ndërgjegjja e kombit. Dhe një shoqëri që nuk di të mbrojë vendet e paqës, rrezikon të humbasë edhe paqën në vetvete.
Zhvillimet e ditëve të fundit përbëjnë kulmin e një pakënaqësie të thellë, e cila prej vitesh është akumuluar te brezi i ri shqiptar, veçanërisht te studentët dhe të rinjtë që nuk pranojnë më…
Përpos reagimeve individuale, nga Kosova nuk kemi reagim zyrtar (përpos zonjës Haxhiu) të kryeministrit Kurti. Reagimet individuale janë të domosdoshme për përkrahjen e protestës së vëllezërve në Shqipëri, përndryshe do…
I nderuar zoti President, Kur Shqipëria përballet me tensione politike, përplasje dhe akte dhune e shkatërrimi, qytetarët kanë të drejtë të pyesin, ku janë institucionet dhe çfarë po bëjnë ato për ta ndihmuar vendin…
Në këtë përvjetor jubilar, të gjithë duhet ta nderojmë ringjalljen e shpirtit të pastër arbëroro-dardan nën dritën dhe frymëzimin e kryeheroit tonë, Gjergj Kastriotit (Skënderbeut). Siç dihet deri më tani, kjo…
Arritja e marrëveshjes ndërmjet subjekteve politike shqiptare të Krahinës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, për të garuar me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare të Serbisë, do të duhej…
Nuk ka dyshim që një qeveri që qëndron gjatë në pushtet nuk ngarkohet më gabime të akumuluara. Pastaj janë të arsyeshme edhe reagimet. Reagimet filluan me” Zvernecin” këto reagime ishin me të origjinale për nga…
Aleksandar Dugini, ideologu rus i euroazianizmit, ëndërron një rend botëror në të cilin Rusia do të bëhej një nga qendrat kryesore të pushtetit, në kundërshtim me dominimin amerikan dhe me vlerat liberale të…
Më 20 tetor, kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, doli me një video për pavarësinë e gjykatës. Brenda pak orësh i reaguan Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së dhe deputeti i PDK-së,…
Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike të Kosovës dhe paralajmërimi i Bedri Hamzës se nuk do të rikandidojë për kryetar kanë nxitur diskutime për të ardhmen e udhëheqjes së partisë. Në një intervistë…
Më 16 shtator, kur Dhomat e Specializuara dënuan Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, në sallën e gjyqit u përmendën edhe shtatë emra të tjerë. Ata nuk ishin të akuzuar, por gjykata i cilësoi…
Kriza politike, interesat gjeopolitike dhe rreziku që përçarjet e brendshme të dobësojnë rrugën evropiane të Shqipërisë. Shqipëria po përballet me një krizë që ngre pyetje të rëndësishme për…
Nuk thuhet kot se në këtë botë, ajo që bën, edhe do të të kthehet. Në shekujt XIX dhe XX, demokracia ushtronte presion, duke kërkuar që shoqëritë dhe shtetet e asaj kohe të demokratizoheshin, që do të thotë të…
Propozimligji për bashkimin e Agjencisë për Siguri Kombëtare (ASK) me Agjencinë e Inteligjencës në Maqedoninë e Veriut hap një debat thelbësor për të ardhmen e institucioneve të sigurisë, përqendrimin e kompetencave dhe…
Roli i kryeministrit Edi Rama dhe i klasës politike shqiptare duhet shqyrtuar përtej polemikës së zakonshme ndërmjet pushtetit dhe opozitës. Një qeveri demokratike nuk ka detyrimin t’i pranojë të gjitha kërkesat e protestuesve, por ka…
Marrëdhënia mes SHBA-së dhe Ukrainës ka arritur në pikën më të ulët që nga takimi shpërthyes në Shtëpinë e Bardhë. Për Kosovën, që e ka Amerikën partnerin kryesor strategjik, kjo krizë tregon sa e…
Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorisë Speciale, që u miratuan në mesnatën e 6 tetor nga Kuvendi i Kosovës, u bënë me nguti, në mënyrë amatoreske, pa konsultime me subjekte relevante dhe pa…
Në Njeriu i revoltuar, Albert Camus nis nga një pyetje që duket e thjeshtë, kush është njeriu i revoltuar? Përgjigjja e tij është e shkurtër, por e rëndë, është njeriu që thotë "jo". Ky "jo" nuk…
Edi Rama tha përafërsisht këtë: Këtu kanë ndërhyrë shërbimet e huaja sekrete, nga Rusia dhe Irani. Nëse kjo është e vërtetë, por ti nuk paraqet asnjë provë, atëherë infrastrukturën e tyre e paska…
Politike modern dhe me zhvillimin e konceptit të lirisë dhe, me të, themelin e demokracisë sonë. Fija e përbashkët që përshkon hulumtimin e saj është se zhvillimi i demokracisë sonë buron nga frika nga pushteti i popullit….
Fitorja e kauzave të protestave patriotike të studentëve është fitore kombëtare; është fitore e së vërtetës, drejtësisë, demokracisë dhe lirisë; është fitore kundër tradhtisë, hajdutërisë dhe…
Fatkeqësisht, protestat që nuk kanë organizim të qartë, strukturë të mirëfilltë dhe vizion të përcaktuar politik mund të shndërrohen në terren ideal për njerëzit e paskrupullt, të cilët, nën maskën e…
Gjuha, kultura dhe trualli i një kombi formojnë palcën e identitetit të tij, por sot Shqipëria po përballet me një pyetje ekzistenciale që rëndon mbi vetëdijen e çdo qytetari: A po zbehet Shqipëria? Kjo dilemë nuk buron nga…
Të dashur vëllezër dhe motra në Shqipëri, Po ju drejtohem nga Kosova, me zemër të shqetësuar dhe me dhimbje të sinqertë për gjendjen nëpër të cilën po kalon Shqipëria jonë. Ajo që po ndodh përtej…
1- Beti Njuma: Ku janë shkrimtarët, ku janë mjekët, ku janë avokatët, mësuesit, pedagogët, edukatorët e këtij vendi? Ku është elita, arsyeja dhe njerëzorja tek çdo njeri, pavarësisht formimit që ka? Ku janë…
Kot lodhesh të imitosh të tjerët. Kot përpiqesh të kopjosh gjeste, të përsërisësh skenarë dhe të shfaqesh sikur ende e ke situatën nën kontroll. Koha kur mund të fshiheshe pas fasadave, propagandës dhe njerëzve…
Protestat studentore janë ndër format më domethënëse të mobilizimit qytetar në shoqëritë moderne! Ato nuk shprehin vetëm pakënaqësinë ndaj politikave arsimore, kostos së studimeve apo kushteve të jetesës, por mund…
I dashur Eminencë Kardinal Ernest Simoni – Troshani, i dashur Dom Pjetër, të nderuar të pranishëm, vëllezër e motra: Në 98-vjetorin e lindjes dhe në prag të 10-vjetorit të emërimit Kardinal të Ernest Simon-Troshanit,…
Protestat e këtyre ditëve, këmbëngulja e të rinjve, zemërimi i akumuluar, dhuna e pësuar dhe përplasjet mes palëve janë dëshmi e një emergjence kombëtare, pasojë e degradimit të thellë qeverisës dhe…
Në një shoqëri demokratike, protestat janë një e drejtë legjitime e qytetarëve, përmes së cilës ata shprehin pakënaqësitë e tyre për çështje të caktuara, kundërshtojnë vendimet e pushtetit dhe…
Prej ditës së djeshme, e shtunë 17 tetor (2026), e deri në këtë moment që po shkruaj, kanë kaluar gati 24 orë. Dje ishte kulmi i një dhune shtazore të shtetit të Edi Ramës kundër rinisë dhe studentëve të revoltuar…
Sigurisht po ndjek me shqetësim të shtuar përshkallëzimin e revoltave studentore (në fakt, zemërimin mbarë-popullor), shënjestra e të cilave mbetet kriza e rëndë politike, si dhe posaçërisht paria politike e Tiranës, e cila, jo…
Kriza politike në Shqipëri nuk mund të tejkalohet vetëm përmes deklaratave publike, përplasjeve partiake apo thirrjeve të përgjithshme për dialog. Ajo kërkon përgjegjësi të qartë politike, vendime konkrete dhe një…
Këto ditë, një analist politik – gazetar profesionist, pjesëmarrës në mendimin publik në Maqedoninë e Veriut, kishte bërë një shkrim në media sociale, në kontekst me protestat në Tiranë, besoj edhe si reagim i…
Një tubim nuk mund të konsiderohet asnjëherë si protestë demokratike kur tejkalon kufijtë e ligjshmërisë dhe degradon në akte vandalizmi, vjedhjeje apo shkatërrimi të pronës publike dhe private. Manifestimet që përfshijnë…
Besoj se të gjithë e dimë termin matrapaz, i cili, si asnjë term tjetër, do të ishte adekuat për KMISHER-en, me kundërmim të brishtë prej mashtruesit manipulativ e spekulant! Prandaj, bazuar në zhvillimet dhe ngjarjet aktuale që,…
Ik, që të marrë frymë Shqipëria! Që të marrë frymë e gjithë toka arbërore, kudo ku jetojnë shqiptarët, këtej dhe andej kufirit! Shqipëria nuk ka lindur me ty, nuk fillon me ty dhe as nuk mbaron me ty. Ti nuk je…
Protestat në Shqipëri do të përbëjnë një revolucion të vërtetë dhe real vetëm nëse i eliminojnë përfundimisht mbetjet e komunizmit apo ato çështje, metoda dhe praktika që kanë mbijetuar nga sistemi komunist…
Presidentja e Kosovës duhet të kërkojë një audiencë me Papa Leonin XIV dhe t’i paraqesë Selisë së Shenjtë kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës. Kjo nismë meriton të jetë ndër…
Lëvizjet për çlirim nga diktaturat komuniste dhe regjimet autokratike në fund të shekullit të kaluar u ushqyen nga shpresa për demokraci, liri dhe mirëqenie. Qytetarët kërkonin një rend ku zhvillimi të mos diktohej nga një…
Fitorja e një grupi politik në vazhdimësi mbrenda një shteti , m’varet kryesisht nga arsyeja pse të njëjtit fitojnë gjatë gjithë kohës.! Në shkencat politike, bëhet një dallim me dy kahje të kundërta, por midis…
Ka momente në jetën e një kombi kur fjala nuk është vetëm shprehje e mendimit, por edhe përgjegjësi morale. Ka situata kur institucionet nuk duhet të mjaftohen me vëzhgimin e ngjarjeve, por duhet të dalin përpara shoqërisë me…
Personaliteti më kontrovers dhe i dyshimtë në politikën shqiptare, i cili përmes aventurave dhe skenave politike të një artisti spikat padyshim si Edi Rama. Fatkeqësisht, Edi Rama po luan me fatin e shqiptarëve në të gjitha trojet etnike, duke…
Po e shoh se ç’po ndodh këto ditë në Shqipëri. Jam i lumtur që lashë një pasardhës të tillë, shoku (dhe pse mos të të quaj vëllai) Rama. Nga armiqtë e popullit as unë nuk e kisha lehtë, po ua shqiptoja…
Dokumentet themeluese përcaktojnë kufijtë e ndërhyrjes së Kuvendit në Dhomat e Specializuara. Çdo ndryshim duhet të kalojë provën e Kushtetutës, marrëveshjes me BE-në dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ligji…
Kjo fundjavë, duhet të jetë dita "D" e realizimit të ndryshimeve në Shqipëri, jetësimit të kauzës së shenjtë të rinisë e të studentëve shqiptarë dhe ndarja përfundimtare e vendit nga neokomunizmi, akt…
Në letër, po. Në letër po, ka Bashkim Europian, si formalitet. Por si përmbajtje si veprim, si bashkim, nuk shoh se ka Bashkim Europian. Po, se në letër kemi BE. Fatmirlsisht, apo fatkeqësisht, letra po mban gjithçka që gjithkush shkruan….
Patriotizëm është besnikëri ndaj shtetit tënd, e jo ndaj qeverisë sate. Bëhu qytetar i mirë, e jo shërbëtor i verbër,ka shkruar Mark Tuen. Rinia shqiptare është vlerësuar shumë në çdo pikëpamje, sepse…
“Rinia, si me të drejtë, si pa të drejtë, ka gjithmonë të drejtë”
Protestat studentore në Paris dhe Tiranë: Ngjashmëritë, dallimet dhe kriza e besimit tek institucionet
Kardinali Ernest Simoni-Troshani: një jetë që nuk u përkul para diktaturës komuniste
Mallkimi i një populli nuk blihet me para
Pse Albin Kurti nuk qëndron pas protestave të studentëve të Tiranës?!
Triumfi i Kombit/ I gjithë Kombi në mbështetje të protestave të rinisë studentore
Kur përdhoset e shenjta, tronditet shpirti i kombit
Revolta e të rinjve, kambanë alarmi për një sistem që ka humbur besimin e shoqërisë
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Priscilla Presley ka bërë një paraqitje të rrallë publike, këtë herë në shoqërinë e djalit…
Kris Jenner ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj në mbrëmjen e Victoria’s Secret Fashion Show, ku u shfaq e veshur me…
