Sulmohet fizikisht mjeku kujdestar në spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri
Një mjek kujdestar në spitalin “Sheikh Zayed” në Vushtrri ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga një person i panjohur
Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur më 19 tetor 2026, rreth orës 14:42. I dyshuari dyshohet se e ka sulmuar mjekun për shkak të pakënaqësisë lidhur me trajtimin e tij.
Spitali “Sheikh Zayed”, Vushtrri 19.10.2026, 14:42. Ankuesi mashkull kosovar, mjek kujdestar, ka raportuar se një i dyshuar i panjohur nga pakënaqësia lidhur me trajtimin ndaj tij e kishte sulmuar fizikisht”, thuhet në raportin e policisë.
