Shqipëria e revoltuar
Në Njeriu i revoltuar, Albert Camus nis nga një pyetje që duket e thjeshtë, kush është njeriu i revoltuar? Përgjigjja e tij është e shkurtër, por e rëndë, është njeriu që thotë "jo". Ky "jo" nuk lind nga një program politik apo nga një ideologji e gatshme. Ai lind nga një çast i brendshëm, kur dikush që ka duruar gjatë, ndoshta një jetë të tërë, ndjen papritur se një gjë e kapërcen kufirin. Deri aty gjithçka mund të durohej. Tani jo.
Por, thotë Camus, ky "jo" fsheh brenda një "po". Kush refuzon, pohon njëkohësisht se ka diçka në vetvete që vlen të mbrohet, dinjiteti, drejtësia, e drejta për të qenë njeri dhe jo vetëm numër apo mjet. I revoltuari nuk është thjesht i zemëruar. Ai është njeriu që sheh pafundësinë e poshtërimit dhe vendos të mos e pranojë më. Këtu qëndron kthesa më e madhe e mendimit të tij. Revolta, sipas Camus, nuk është kurrë vetëm çështje private. Kur refuzoj një padrejtësi, unë nuk e refuzoj vetëm për veten, por e shoh që ajo i godet të gjithë ata që janë në vendin tim. Prandaj formula e tij e famshme, "Unë revoltohem, pra ne ekzistojmë." Dhimbja e vetmuar shndërrohet në bashkësi.
Camus vë edhe një kufi të rëndësishëm, revolta dhe revolucioni nuk janë e njëjta gjë. Revolta mbetet besnike ndaj masës. Revolucioni, kur humbet kufirin, e kthen idealin në dogmë dhe e justifikon shkatërrimin në emër të një së ardhmeje që nuk vjen kurrë. I revoltuari i vërtetë nuk mund të bëjë gjithçka, sepse vlera në emër të së cilës ngrihet ia ndalon vetë këtë.
Pikërisht këtë dilemë po e jeton Shqipëria këto ditë. Protesta kombëtare e 13 tetorit para Ministrisë së Arsimit u shpall nga studentët pas më shumë se 130 ditësh protestash në Tiranë. Nuk ishte një shpërthim i rastësishëm, por një ngopje e akumuluar. Kur protesta nisi, studentët bojkotuan mësimin dhe marshuan drejt Ministrisë, ndërsa tensionet u shtuan me përplasje, djegie koshash dhe kangjella të shkulura, në ditën e dytë u bashkuan edhe gjimnazistë.
Kërkesat nuk mbeten vetëm te arsimi. Studentët thonë se protestojnë kundër kostove të larta të arsimit dhe korrupsionit, dhe kërkojnë dorëheqjen e qeverisë së Edi Ramës. Në mbrëmjen e 16 tetorit, mijëra qytetarë iu bashkuan protestës para Kryeministrisë, ndërsa studentë e nxënës dolën në rrugë edhe në Shkodër, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Burrel, Peshkopi dhe Fushë-Arrëz. Kjo është pikërisht ajo që Camus përshkruan, revolta e një grupi që bëhet zë i të tjerëve. Një profesor universiteti i shpjegoi një mediumi se del në rrugë për studentët e tij dhe për të gjithë ata që janë detyruar të largohen nga vendi.
Por pamja ka edhe anën e saj të errët. Pas ditës së katërt të protestave, në Tiranë u raportuan ndërtesa publike të dëmtuara nga zjarri, xhama të thyer, dyqane të plaçkitura dhe rrugë të mbushura me gurë dhe kontejnerë të djegur. Sipas Avokatit të Popullit, më 14 dhe 15 tetor në Spitalin e Traumës u trajtuan 128 persona, mes tyre 86 policë dhe 38 protestues. Policia u ka bërë thirrje studentëve të distancohen nga personat e maskuar, ndërsa vetë studentët këmbëngulin se protestojnë pa dhunë.
Çfarë do të na thoshte Camus sot?
Së pari, ai nuk do ta ulte kokën para zemërimit të të rinjve. Një brez që ndihet i ngushtuar nga kostot, nga mungesa e perspektivës dhe nga ndjenja se askush nuk i dëgjon, nuk është kërcënim për shoqërinë, por alarm i saj. Revolta e tillë është shenjë se ndërgjegjja morale është ende gjallë. Të rinjtë që thonë "jo" tregojnë se ende besojnë se diçka mund të jetë ndryshe, dhe kjo është e kundërta e cinizmit.
Së dyti, ai do të kërkonte masë. Kur revolta fillon të shkatërrojë, të plaçkitë dhe të godasë tjetrin, ajo rrezikon të bëhet njësoj si ajo që kundërshton. Zjarri nuk e shton dinjitetin. Dhuna nuk e forcon të drejtën, por e zbeh. Revolta ka forcë morale vetëm për aq sa ruan vlerën që e lindi. Prandaj, mbrojtja e saj nga ata që e shfrytëzojnë për rrëmujë është detyrë e vetë të revoltuarve.
Së treti, ai do t'i drejtohej edhe pushtetit. Revolta nuk zhduket as me indiferencë, as me forcë, as me etiketime. Ajo qetësohet vetëm kur dikush e dëgjon dhe përgjigjet me të vërtetë. Një shtet që e trajton rininë e vet si zhurmë, e shtyn atë drejt skajeve. Një shtet që dëgjon, mund të shndërrojë këtë energji në ndryshim.
Në fund, mësimi i Camus është i thjeshtë dhe i vështirë njëkohësisht: revolta është e drejtë kur mbron dinjitetin, por mbetet e vërtetë vetëm kur e mban masën. Dhe një vend nuk duhet të ketë frikë nga rinia që thotë "jo". Duhet të ketë frikë nga rinia që nuk thotë më asgjë, ose që largohet pa thënë as "jo".
Fitorja e kauzave të protestave patriotike të studentëve është fitore kombëtare; është fitore e së vërtetës, drejtësisë, demokracisë dhe lirisë; është fitore kundër tradhtisë, hajdutërisë dhe…
Fatkeqësisht, protestat që nuk kanë organizim të qartë, strukturë të mirëfilltë dhe vizion të përcaktuar politik mund të shndërrohen në terren ideal për njerëzit e paskrupullt, të cilët, nën maskën e…
Gjuha, kultura dhe trualli i një kombi formojnë palcën e identitetit të tij, por sot Shqipëria po përballet me një pyetje ekzistenciale që rëndon mbi vetëdijen e çdo qytetari: A po zbehet Shqipëria? Kjo dilemë nuk buron nga…
Të dashur vëllezër dhe motra në Shqipëri, Po ju drejtohem nga Kosova, me zemër të shqetësuar dhe me dhimbje të sinqertë për gjendjen nëpër të cilën po kalon Shqipëria jonë. Ajo që po ndodh përtej…
1- Beti Njuma: Ku janë shkrimtarët, ku janë mjekët, ku janë avokatët, mësuesit, pedagogët, edukatorët e këtij vendi? Ku është elita, arsyeja dhe njerëzorja tek çdo njeri, pavarësisht formimit që ka? Ku janë…
Kot lodhesh të imitosh të tjerët. Kot përpiqesh të kopjosh gjeste, të përsërisësh skenarë dhe të shfaqesh sikur ende e ke situatën nën kontroll. Koha kur mund të fshiheshe pas fasadave, propagandës dhe njerëzve…
Protestat studentore janë ndër format më domethënëse të mobilizimit qytetar në shoqëritë moderne! Ato nuk shprehin vetëm pakënaqësinë ndaj politikave arsimore, kostos së studimeve apo kushteve të jetesës, por mund…
I dashur Eminencë Kardinal Ernest Simoni – Troshani, i dashur Dom Pjetër, të nderuar të pranishëm, vëllezër e motra: Në 98-vjetorin e lindjes dhe në prag të 10-vjetorit të emërimit Kardinal të Ernest Simon-Troshanit,…
Protestat e këtyre ditëve, këmbëngulja e të rinjve, zemërimi i akumuluar, dhuna e pësuar dhe përplasjet mes palëve janë dëshmi e një emergjence kombëtare, pasojë e degradimit të thellë qeverisës dhe…
Në një shoqëri demokratike, protestat janë një e drejtë legjitime e qytetarëve, përmes së cilës ata shprehin pakënaqësitë e tyre për çështje të caktuara, kundërshtojnë vendimet e pushtetit dhe…
Prej ditës së djeshme, e shtunë 17 tetor (2026), e deri në këtë moment që po shkruaj, kanë kaluar gati 24 orë. Dje ishte kulmi i një dhune shtazore të shtetit të Edi Ramës kundër rinisë dhe studentëve të revoltuar…
Sigurisht po ndjek me shqetësim të shtuar përshkallëzimin e revoltave studentore (në fakt, zemërimin mbarë-popullor), shënjestra e të cilave mbetet kriza e rëndë politike, si dhe posaçërisht paria politike e Tiranës, e cila, jo…
Kriza politike në Shqipëri nuk mund të tejkalohet vetëm përmes deklaratave publike, përplasjeve partiake apo thirrjeve të përgjithshme për dialog. Ajo kërkon përgjegjësi të qartë politike, vendime konkrete dhe një…
Këto ditë, një analist politik – gazetar profesionist, pjesëmarrës në mendimin publik në Maqedoninë e Veriut, kishte bërë një shkrim në media sociale, në kontekst me protestat në Tiranë, besoj edhe si reagim i…
Një tubim nuk mund të konsiderohet asnjëherë si protestë demokratike kur tejkalon kufijtë e ligjshmërisë dhe degradon në akte vandalizmi, vjedhjeje apo shkatërrimi të pronës publike dhe private. Manifestimet që përfshijnë…
Besoj se të gjithë e dimë termin matrapaz, i cili, si asnjë term tjetër, do të ishte adekuat për KMISHER-en, me kundërmim të brishtë prej mashtruesit manipulativ e spekulant! Prandaj, bazuar në zhvillimet dhe ngjarjet aktuale që,…
Ik, që të marrë frymë Shqipëria! Që të marrë frymë e gjithë toka arbërore, kudo ku jetojnë shqiptarët, këtej dhe andej kufirit! Shqipëria nuk ka lindur me ty, nuk fillon me ty dhe as nuk mbaron me ty. Ti nuk je…
Protestat në Shqipëri do të përbëjnë një revolucion të vërtetë dhe real vetëm nëse i eliminojnë përfundimisht mbetjet e komunizmit apo ato çështje, metoda dhe praktika që kanë mbijetuar nga sistemi komunist…
Presidentja e Kosovës duhet të kërkojë një audiencë me Papa Leonin XIV dhe t’i paraqesë Selisë së Shenjtë kërkesën për njohjen e Republikës së Kosovës. Kjo nismë meriton të jetë ndër…
Lëvizjet për çlirim nga diktaturat komuniste dhe regjimet autokratike në fund të shekullit të kaluar u ushqyen nga shpresa për demokraci, liri dhe mirëqenie. Qytetarët kërkonin një rend ku zhvillimi të mos diktohej nga një…
Fitorja e një grupi politik në vazhdimësi mbrenda një shteti , m’varet kryesisht nga arsyeja pse të njëjtit fitojnë gjatë gjithë kohës.! Në shkencat politike, bëhet një dallim me dy kahje të kundërta, por midis…
Ka momente në jetën e një kombi kur fjala nuk është vetëm shprehje e mendimit, por edhe përgjegjësi morale. Ka situata kur institucionet nuk duhet të mjaftohen me vëzhgimin e ngjarjeve, por duhet të dalin përpara shoqërisë me…
Personaliteti më kontrovers dhe i dyshimtë në politikën shqiptare, i cili përmes aventurave dhe skenave politike të një artisti spikat padyshim si Edi Rama. Fatkeqësisht, Edi Rama po luan me fatin e shqiptarëve në të gjitha trojet etnike, duke…
Po e shoh se ç’po ndodh këto ditë në Shqipëri. Jam i lumtur që lashë një pasardhës të tillë, shoku (dhe pse mos të të quaj vëllai) Rama. Nga armiqtë e popullit as unë nuk e kisha lehtë, po ua shqiptoja…
Dokumentet themeluese përcaktojnë kufijtë e ndërhyrjes së Kuvendit në Dhomat e Specializuara. Çdo ndryshim duhet të kalojë provën e Kushtetutës, marrëveshjes me BE-në dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut. Ligji…
Kjo fundjavë, duhet të jetë dita "D" e realizimit të ndryshimeve në Shqipëri, jetësimit të kauzës së shenjtë të rinisë e të studentëve shqiptarë dhe ndarja përfundimtare e vendit nga neokomunizmi, akt…
Në letër, po. Në letër po, ka Bashkim Europian, si formalitet. Por si përmbajtje si veprim, si bashkim, nuk shoh se ka Bashkim Europian. Po, se në letër kemi BE. Fatmirlsisht, apo fatkeqësisht, letra po mban gjithçka që gjithkush shkruan….
Patriotizëm është besnikëri ndaj shtetit tënd, e jo ndaj qeverisë sate. Bëhu qytetar i mirë, e jo shërbëtor i verbër,ka shkruar Mark Tuen. Rinia shqiptare është vlerësuar shumë në çdo pikëpamje, sepse…
Intelektual të bën jo vetëm dija që ke, librat që ke shkruar dhe titujt akademikë që mban, por edhe qëndrimi yt kur shoqëria vuan. Intelektuali i vërtetë nuk hesht përballë padrejtësisë, nuk i shërben verbërisht…
Thënë troç, me kë je tani, me ata që rrahin apo me ata që rrihen? Kjo është pyetja më alarmante, sipas meje, mes alarmeve dhe sirenave të makinave të shumta të policisë, që shkarkojnë policë në rrugë, po…
E trishtueshme kjo pamje! Aty, te dera e Ministrisë së Arsimit, ju e prangosët dhe e kryqëzuat si Krishtin. E trishtueshme është edhe pamja jote, o polic mjeran, simbol i një pushteti që mendon se mund ta nënshtrojë dinjitetin njerëzor me…
Ngjarjet dhe pamjet që vijnë nga Shqipëria zgjojnë shqetësim të thellë qytetar dhe kërkojnë reflektim serioz mbi marrëdhëniet ndërmjet pushtetit, institucioneve shtetërore dhe shoqërisë. Kur protestat studentore…
Më në fund, këto tre ditët e fundit sikur filluan dhe u zgjuan intelektualët, profesorët dhe akademikët shqiptarë,por për 135 ditë proteste ata nuk u dukën gjëkundi, por tani po duken këta “patriotë”…
Sot kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se sa here Shqipëria shkon drejt majës, atë e ndjek nga pas mallkimi. U përpoq të thotë se mallkimi është opozita. Ndërsa ai është „engjëlli“ i Shqipërisë. Por…
Një vend nuk ndërtohet duke heshtur rininë, por duke e dëgjuar atë. Shqipëria ka nevojë për institucione që japin llogari, për arsim cilësor dhe për një qeverisje që e vendos interesin publik mbi çdo interes…
Situatë e tmerrshme po përjeton shteti amë, Shqipëria! Pamjet që po vijnë nga Tirana janë tronditëse, të dhimbshme dhe të rënda për çdo shqiptar, kudo që jeton. Është e vështirë të qëndrosh i…
Më 16 tetor 1908 ka lindur ddiktatoori komunist Enver Hoxha, njeriu që do ta mbante Shqipërinë nën sundimin e tij diktatorial për afër gjysmë shekulli. Për kombin shqiptar, trashëgimia e tij nuk mund të ndahet nga burgjet, pushkatimet,…
A e mendon vërtet Edi Rama se është më i mençuri, më i zgjuari dhe më i afti, dhe se pa të Shqipëria dorëzohet, institucionet paralizohen dhe vendi nuk ecën përpara? Në një demokraci, askush nuk është i…
Edi Rama të shkoi në dreq të mallkuar me të gjithë ata “shqiptarët e të njëjtës ngjyrë” të cilët janë duke ia nxi jetën shtetit dhe kombit, ndërsa shqiptarët e vëmendshëm si gjithënjë,…
Shqipëria po zien. Kush garanton se nuk do të përsëritet e ´97. A mund të lejojmë që edhe njëherë të fillojmë nga zeroja. Ai që duhet të reflektonte dhe t´u përgjigjej kërkesave të popullit e rinisë, po…
Prej shumë vitesh, ashtu si mijëra publicistë e studiues të tjerë e si miliona qytetarë, kam pasur si bashkudhëtarë dyshimin dhe pyetjen nëse Marksi dhe Lenini ishin viktima të gabimeve subjektive në vizione dhe llogari të afërta e…
– Ah si nuk e kam një grusht të fuqishëm, / T’i bie m’u në zemër malit që s’bëzanë! Ky varg i fuqishëm nga Migjeni ynë, më erdhi ndërmend vetiu, ndërsa po ndiqja zhvillimet nga prostesta studentore e së…
Protesta është një e drejtë e qytetarit, por mënyra se si protestohet është dëshmi e kulturës, e ndërgjegjes dhe e pjekurisë së një shoqërie. Duke ndjekur nga televizioni zhvillimet e fundit politike, tensionet dhe protestat e…
Prej 4 ditësh, rinia studentore në Shqipëri po proteston fuqishëm, pas 135 ditësh proteste paqësore të rinisë dhe të elitës qytetare patriotike shqiptare. Por tashmë këto protesta janë shndërruar në mosbindje civile, pasi u…
Zhvillimet politike në Shqipëri dhe Kosovë, në vjeshtën e vitit 2026, ofrojnë një mundësi të rëndësishme për të krahasuar dy modele të pushtetit, të cilat, megjithëse kanë dallime të dukshme historike,…
Presidentja përballet me një vendim që tejkalon dekretimin e një ligji: a do të mbizotërojë përgjegjësia kushtetuese apo pritshmëria e partive që e zgjodhën? Marrëveshja politike e 6 tetorit i dha Kosovës një presidente…
Duke i përcjellë me vëmendje protestat e ditëve të fundit në Shqipëri, përplasjet ndërmjet protestuesve dhe policisë, dhunën, tensionet dhe gjuhën e ashpër politike, më erdhi ndër mend thënia e njohur që i…
Intelektuali nuk matet vetëm me atë që di
Të rritet shqiptare rinia e jonë!
Shqiptarët kudo, në mbështetje të kauzës së studentëve në Shqipëri
Insistimi për miratimin e plotësimeve dhe ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Prokurorisë Speciale, kishin prapavijë të rrezikshme?!
Demokracia është një sistem i brishtë apo i dështuar
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Aktorja e njohur amerikane, Sydney Sweeney, ka tërhequr vëmendjen gjatë një mbrëmjeje në New York, ku është…
Modelja e njohur Adriana Lima, 45 vjeçe, ka tërhequr vëmendjen në pasarelën e Victoria’s Secret, duke u shfaqur me…
