TË FUNDIT

Kurti: Forcat serbe zhdukën kufomat në përpjekje për zhdukjen e të vërtetës

Kurti: Forcat serbe zhdukën kufomat në përpjekje për zhdukjen e të vërtetës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në 24 vjetorin e masakrës ndaj 50 anëtarëve të familjes Berisha, në Suharekë, e ku në mesin e tyre ishin edhe 11 fëmijë, ka shkruar se forcat serbe pas vrasjeve, rrëmbyen edhe kufomat.

Kurti ka shkruar se forcat serbe zhdukën kufomat, në përpjekje të zhdukjes të së vërtetës.

“Por kjo e vërtetë kriminale e shtetit të Serbisë, nuk mund të zhduket e as harrohet. Kjo është e kaluara jonë e cila nuk kalon. U përkulemi për forcën e pashembullt të mbijetuarve të vetëm të kësaj masakre, zonjës Shyhrete, zonjës Vjollca dhe Gramozit. Përkulemi me nderim të përjetshëm para të gjithë atyre që u flijuan. I përjetshëm qoftë kujtimi për ta”, ka shkruar ai në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *