TË FUNDIT

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive mbahet në qershor

Mbledhja e përbashkët e dy qeverive mbahet në qershor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot drejt Shqipërisë.

Me këtë rast, Kurti ka realizuar disa takime me krerët e institucioneve më të rëndësishme atje.

Kurti takoi po ashtu edhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Përgjatë këtij takimi, Kurti dhe Rama theksohet të kenë diskutuar një varg zhvillimesh në kuadër të të dyja vendeve.

Gjithashtu dyshja janë dakorduar që mbledhja e ardhshme e dy qeverive të mbahet në qershor.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë kryeministri Rama.

Postimi i plotë:

🔴 Me mikun e posaçëm, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, gjatë drekës së sotme ku diskutuam me detaje për marrëveshjen e Ohrit dhe ecurinë e mëtejshme të procesit të zbatimit të saj.

I shpreha Albinit të gjithë simpatinë time për kurajon dhe realizmin me të cilin ka hedhur hapa me rëndësi të madhe drejt normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë. E inkurajova kryeministrin në hedhjen e hapave të mëtejshëm, qoftë për garantimin e komunave serbe në kornizën e asociacionit që garanton vetëmenaxhimin e komunitetit serb, qoftë për funksionimin me garancitë e nevojshme të Kishës Serbe në vendet e saj të kultit në Kosovë, duke e siguruar se në këtë proces jo të lehtë ai ka mbështetjen time më të plotë.

Ramë dakord që mbledhja e ardhshme e të dy qeverive të mbahet në qershor🇦🇱🫶🇽🇰./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *