Vonohet seanca gjyqësore për sulmin në “Ibër-Lepenc”, shkak transporti i të akuzuarve
Seanca gjyqësore për rastin e sulmit në kanalin e “Ibër-Lepencit” është vonuar për shkak të transportit të të akuzuarve drejt gjykatës.
Në këtë rast, të akuzuar janë Dragisha Viçentijeviq, Jovan Viçentijeviq dhe Igor Dimoviq.
Vonesa është shkaktuar nga çështjet që lidhen me transportimin e të akuzuarve, ndërsa seanca pritet të fillojë pas mbërritjes së tyre në gjykatë.
Rasti lidhet me sulmin ndaj infrastrukturës së kanalit “Ibër-Lepencit”, një prej objekteve të rëndësishme për furnizimin me ujë në Kosovë.
