Policët bllokojnë hyrjen e Qeverisë, shkak protesta në shesh
Policët bllokojnë hyrjen e Qeverisë, shkak protesta në shesh
Policia e Kosovës ka bllokuar hyrjen kryesore të Qeverisë së Kosovës.
Kjo për shkak të protestës së PSD-së që ka filluar në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, shkruan lajmi.net.
Tashmë janë bërë të gjitha përgatitjet për fjalimet që do të mbahen në protestë.
Pjesa ku do të mbahen fjalimet para qytetarëve është vendosur para objektit të Qeverisë së Kosovës.
I pari që ka marrë fjalën është kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj. /Lajmi.net/