TË FUNDIT

QUINT-i: Na vie keq që Lista Serbe s’aplikoi për zgjedhje, këto të fundit të mbahen në mënyrë paqësore

QUINT-i: Na vie keq që Lista Serbe s’aplikoi për zgjedhje, këto të fundit të mbahen në mënyrë paqësore

Shtetet e QUINT-it kanë dalë me një deklaratë të përbashkët pas refuzimit të Listës Serbe për të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit.

Përmes një komunikate, “pesëshja e madhe” ka shprehur keqardhje për mungesën e Listës Serbe, duke precizuar se zgjedhjet janë themeli i demokracisë, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, ato kërkuan siguri të mbajtjes së tyre në mënyrë të rregullt.

“Na vjen keq që Lista Serbe nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrin pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë. Të sigurohet që ato të mbahen në një mënyrë paqësore dhe e rregullt është thelbësore”.

Gjithashtu, vendet e QUINT-it kërkuan nga autoritetet që t’i kryejnë detyrat me profesionalizëm dhe të shmanget çfarëdo eksesi i mundshëm.

“Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm. Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila prishin zgjedhjet”, thuhet ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *