Peci shkon në Izrael
Peci shkon në Izrael
Gjatë qëndrimit të tij në Shtetin e Izraelit, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci zhvilloi një sërë takimesh të rëndësishme për sektorin e bujqësisë, sipas zyrës së informimit të sektorit që ai udhëheq.
Ministria tha se gjatë ditës së sotme, Ministri Peci pati rastin të takoj dhe të vitizoj disa institucione tejet të rëndësishme, ku fillimisht vizitoi Institutin MASHAV që është Agjencia e Zhvillimit Ndërkombëtar të Shtetit të Izraelit, ku u prit nga Ambasadorja Eynat Shlein, njëherit Drejtoreshë e MASHAV, si dhe Zëvendës Drejtoreshën e Përgjithshme në kuadër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Shtetit të Izraelit, transmeton lajmi.net.
Gjatë takimit me drejtuesit e Kompanisë “Netafim”, Ministri Peci bashkë me drejtuesit e kësaj kompanie diskutuan për mundësitë e investimeve në vendin tonë në teknologji të reja dhe të avancuara të ujitjes apo agroteknologji.
“Gjithashtu, në po të njëjtën ditë, z. Peci takoi Dr. Shmuel Assouline, Ushtrues i Detyrës së Institutit Volcani (ARO) dhe Dr. Victoria Soroker me të cilët biseduan rreth mundësive të bashkëpunimit përmes projekteve konkrete në avancimin e bujqësisë përmes studimeve dhe hulumtimeve shkencore”, tha tutje ministria.
Takim tjetër tejet me rëndësi konsiderohet ai me studiuesen znj. Evelyn Rosenthal nga Instituti Kërkimor Ndërkombëtar Bujqësor Mashav (MATC) me të cilën patën rastin të ndajnë ide konkrete për bashkëpunim, ku në fund të takimit të tyre të dyja palët u dakorduan për shkëmbime eksperience dhe ekspertize.
Ndërkaq, në kuadër të takimeve e vizitave të Ministrit Peci, është edhe ajo me përfaqësuesit e “IMPROVATE Group”, me ç’rast gjatë bisedave mes dyja palëve, fokusi i bisedës ishte sektori i qumshtit dhe mundësitë e bashkëpunimit në rritjen e prodhimtarisë së qumështit dhe nënprodukteve të tij. /Lajmi.net/