Deputeti i VV-së që katër javë në gjendje të rëndë shëndetësore
Deputeti i VV-së që katër javë në gjendje të rëndë shëndetësore
Që katër javë, deputeti i VV-së, Enver Dugolli, ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.
Ai në një postim në Facebook ka njoftuar se ka pasur një infeksion klinik pas operacionit, shkruan lajmi.net.
Tutje, ai ka bërë me dije se tani e tutje, trajtimin do ta vazhdojë në shtëpi.
“I falenderoj gjithashtu të gjithë ata/ato që nuk më lan vetë por u intersuan dhe kujdesën për gjendjen time, por edhe për vizitat që m’i bënë edhe përkundër angazhimeve tejët të mëdha që kishin; që nga kryeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti, ministri Vitija së bashku me Sekretarin Bardiqi, ministri Liburn Aliu, zv.ministri Shemsi Syla, Gjenerali Gjerman Drejtor i NALT, Joachim Hoppe, Sekretari i Përgjithshëm e LV-së, deputet e deputete të Kuvendit, aktivistë e aktiviste, miq e shokë të shumët, por mbi të gjitha familjen timen që ishte në çdo moment pranë meje”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë i tij:
Sot, pas 4 javësh që kur u shtriva në Spital me gjëndje të rënduar shëndetsore, po e lë këtë institucion për të vazhduar edhe më tej trajtimin në shtëpi nga një infeksion klinik post operativ që pësova para 1 muaji e gjysmë.
Me këtë rast, dua të falenderoj nga zemra të gjithë punonjësit të klinikës Infektive, por edhe asaj të Neuro Kirurgjisë, të cilët bënë gjithçka që unë ta marr vetën dhe t’i kthehem punës dhe jetës.
Ishte vërtetë një sfidë serioze të cilën e tejkalova, ndonëse me vështersi.
I falenderoj gjithashtu të gjithë ata/ato që nuk më lan vetë por u intersuan dhe kujdesën për gjendjen time, por edhe për vizitat që m’i bënë edhe përkundër angazhimeve tejët të mëdha që kishin; që nga kryeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti, ministri Vitija së bashku me Sekretarin Bardiqi, ministri Liburn Aliu, zv.ministri Shemsi Syla, Gjenerali Gjerman Drejtor i NALT, Joachim Hoppe, Sekretari i Përgjithshëm e LV-së, deputet e deputete të Kuvendit, aktivistë e aktiviste, miq e shokë të shumët, por mbi të gjitha familjen timen që ishte në çdo moment pranë meje. /Lajmi.net/