Një thirrje për diasporën shqiptaro-amerikane: Shqipëria ka nevojë për zërin tonë!
Unë jam vetëfm një shqiptaro-amerikan dhe nuk flas në emër të askujt. Por ndonëse në moshë, gjithnjë kam një zë si qytetar i lirë i këtij vendi të madh e demokratik, dhe si i tillë, atë zë do ta përdori, siç e kam përdorur ndër dekada e deri në ditët e sotëme, në mbështetje të lirisë dhe demokracisë në trojet shqiptare dhe kudo në botë. Ngjarjet e ditëve të fundit në Tiranë duhet të na shqetësojnë të gjithëve, kudo që jetojmë. Pamjet e përplasjeve në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, përdorimi i gazit lotsjellës dhe i ujit me presion nga policia, raportimet për qytetarë të lënduar dhe dëmtimet e institucioneve publike e të pronës private janë një kambanë alarmi për gjendjen e demokracisë dhe të marrëdhënieve ndërmjet shtetit e qytetarëve në atë vend.
Për ne, shqiptarët e Amerikës, Shqipëria nuk është thjesht vendi i origjinës. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë sonë dhe e përgjegjësisë që ndiejmë për të ardhmen e Kombit shqiptar. Prandaj, nuk mund të qëndrojmë indiferentë kur në atdheun tonë e të parëve tanë ngrihen pyetje serioze për sigurinë e qytetarëve, respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe përgjegjësinë e institucioneve të shtetit dhe të qeverisë. Kur shohim pamjet e dhunës në rrugët e Tiranës, kemi të drejtë të themi: Kjo nuk është Shqipëria dhe Evropa që duam! E drejta për të protestuar paqësisht është një nga themelet e demokracisë perëndimore. Qytetarët, studentët dhe të rinjtë kanë të drejtë të ngrenë zërin për shqetësimet e tyre, për kushtet e arsimit, mundësitë e punësimit, padrejtësitë dhe të ardhmen që dëshirojnë për veten dhe vendin e tyre. Po kështu, dhuna ndaj policisë, sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimi i pronës publike apo private nuk mund të justifikohen si forma të protestës demokratike. Por, asnjë incident nuk mund të përdoret si justifikim për përdorimin e pakufizuar të forcës nga autoritetet kundër protestuesve. Çdo ndërhyrje policore duhet të jetë e ligjshme, e domosdoshme dhe proporcionale. Çdo pretendim për shkelje të të drejtave të qytetarëve duhet të shqyrtohet në mënyrë të paanshme dhe transparente. Përgjegjësia duhet të përcaktohet mbi bazën e fakteve dhe provave, jo të simpative politike e partiake.
Një shtet demokratik nuk provohet nga mënyra se si sillet me ata që e duartrokasin, por edhe nga mënyra se si i trajton ata që e kundërshtojnë. Zhvillimet në rrugët e Tiranës nuk mund të shkëputen nga nevoja për përgjegjësi politike dhe institucionale. Këtë e kam thënë ç’prej fillimit të protesave. Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve, sidomos të rinjve, të cilët kërkojnë arsim më cilësor, mundësi reale punësimi dhe besim te e ardhmja e tyre në Shqipëri. Parlamenti duhet të jetë institucioni ku këto shqetësime trajtohen me seriozitet, ku qeveria jep llogari dhe ku debati politik prodhon zgjidhje. Përplasjet partiake nuk duhet të zëvendësojnë përgjegjësinë ndaj njerëzve. Asnjë qeveri nuk është e përhershme dhe asnjë pushtet nuk mund të pretendojë se është mbi ligjin. Shteti u përket qytetarëve, ndërsa institucionet janë të detyruara t’u shërbejnë atyre, pavarësisht bindjeve politike. Kur qytetarët ndihen të padëgjuar, kur protestat shndërrohen në përplasje dhe kur lindin dyshime për mënyrën se si ushtrohet autoriteti shtetëror, përgjigjja duhet të jetë dialogu, transparenca dhe llogaridhënia.
Përballë gjendjes politike tepër të tensionuar, unë vetëm si një shqiptaro-amerikan, gjithmonë i interesuar për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo, në emër të askujt, përveç në emrin tim personal, kam një thirrje për Diasporën Shqiptaro-Amerikane: Bashkatdhetarë të dashur në Shtetet e Bashkuara! Diaspora shqiptaro-amerikane ka një histori të gjatë në mbrojtje të çështjes kombëtare, të lirisë dhe të aspiratave demokratike të shqiptarëve. Breza të tërë kanë punuar për të ruajtur identitetin tonë kombëtar dhe për të mbështetur të ardhmen e Shqipërisë e të Kosovës. Sot, kjo trashëgimi na kërkon të mos heshtim përballë sfidave që prekin demokracinë dhe të drejtat e qytetarëve në atdhe. Thirrja ime nuk është për të mbështetur një parti kundër një partie tjetër. Është një thirrje për t’u bashkuar rreth parimeve që duhet të jenë mbi çdo interes partiak: lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, dinjitetit njerëzor dhe përgjegjësisë së pushtetit ndaj qytetarit.
Ne nuk duhet të zgjedhim udhëheqësit e Shqipërisë në vend të qytetarëve që jetojnë atje. Por kemi të drejtë dhe përgjegjësi morale të shprehim shqetësimin tonë, të kërkojmë transparencë dhe të mbështesim institucionet demokratike. Si organizata shqiptaro-amerikane dhe si qytetarë të lirë në këtë vend, le të përdorim zërin tonë në mënyrë të përgjegjshme, përmes organizatave tona, komuniteteve shqiptare, mediave dhe komunikimit me përfaqësuesit amerikanë, për të mbështetur respektimin e të drejtave të njeriut, lirinë e shprehjes dhe funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri. Interesi kombëtar i Shqipërisë dhe shqiptarëve është më i madh se çdo parti politike dhe më i rëndësishëm se çdo udhëheqës ose lider shqiptar i radhës.
Shumë mirë që më në fund, duket se Shqipëria ka zgjedhur rrugën e integrimit evropian. Por Evropa nuk është vetëm një objektiv diplomatik, një flamur apo një premtim politik. Evropa është respekt për ligjin, për lirinë e shprehjes, për protestën paqësore dhe për dinjitetin e çdo njeriu. Është një sistem ku policia vepron brenda kufijve të ligjit, institucionet japin llogari dhe qytetarët kanë mundësi të kërkojnë drejtësi. Prandaj, ngjarjet e fundit në Tiranë duhet të shërbejnë si një thirrje për reflektim dhe veprim. Shqipëria ka nevojë për hetim të paanshëm të incidenteve, për përgjegjësi aty ku provohen shkelje dhe për një angazhim serioz të institucioneve për të parandaluar përsëritjen e tyre. Nuk mund të pretendojmë se po ndërtojmë një demokraci evropiane nëse të drejtat e qytetarëve mbeten vetëm fjalë në dokumente dhe deklarata zyrtare. Aspiratat evropiane maten me mënyrën se si shteti sillet me qytetarin, veçanërisht kur ai proteston dhe kërkon llogari nga pushteti. Përballë zhvillimeve shqetësuese, nuk duhet ta humbim besimin te Shqipëria dhe te populli shqiptar. Edhe ky brez do të nxjerrë udhëheqësit e vet. Udhëheqës me integritet, vizion, kulturë demokratike dhe përgjegjësi kombëtare; njerëz që nuk e konsiderojnë pushtetin pronë personale, por detyrë në shërbim të qytetarëve. Të rinjtë shqiptarë meritojnë një vend ku të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin si të vetmen rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë. Meritojnë arsim cilësor, mundësi punësimi, drejtësi dhe institucione që i trajtojnë me respekt.
Shqipëria nuk u përket udhëheqësve të radhës. Ajo u përket qytetarëve të saj dhe brezave që kanë detyrimin ta bëjnë Shqipërinë më të lirë, më të drejtë dhe më dinjitoze.
Të nderuar bashkatdhetarë, thirrja ime — si një shqiptaro-amerikan – është le të mos heshtim përballë dhunës, por të mos justifikojmë as dhunën e kujtdo qoftë. Le të kërkojmë drejtësi, por edhe respekt për ligjin. Le të mbrojmë të drejtën e protestës paqësore dhe të kërkojmë që çdo shkelje e mundshme, sidomos ato nga përfawsues të pushtetit, të hetohet në mënyrë të paanshme. Le të bashkohemi jo rreth një individi apo partie, por rreth idealeve që kanë frymëzuar breza shqiptarësh: lirisë, dinjitetit, drejtësisë dhe dashurisë për atdheun. Po e thekosj prap, për të disatën herë. Shqipëria nuk është pronë e një partie, e një qeverie apo e një udhëheqësi. Ajo është atdheu i të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve. Dhuna nuk është Shqipëria që duam. Shpërfillja e qytetarit nuk është demokracia që meritojmë. Dhe heshtja nuk duhet të jetë përgjigjja jonë ndaj sfidave të kohës.
Megjithë shqetsimet e mia përballë situatës së krijuar në Tiranë dhe anë e mbanë Shqipërisë, unë jam i besimit se ky brez i shqiptarëve do të nxjerrë udhëheqësit e vet. Detyra jonë — si shqiptaro-amerikanë me përvojën tonë si qytetarë të lirë të këtij vendi të madh e të bekur ku jetojmë, është të mbështesim parimet dhe institucionet që do t’u mundësojnë atyre të ndërtojnë një të ardhme më të mirë, të lirë e demokratike. Shqipëria ka nevojë për zërin tonë. Por, mbi të gjitha, ka nevojë për një shtet që dëgjon qytetarët e vet, i mbron të drejtat e tyre dhe u jep llogari për çdo veprim. Për këtë Shqipëri duhet të punojmë të gjithë, në Tiranë, në Prishtinë, në Nju-Jork, në Boston, në Detroit, në Çikago dhe kudo ku jeton diaspora shqiptare.
Dëgjo Edi, pasi Zoti e shikoi videon tënde në Facebook, autorizoi Këshillin Hyjnor që nëpërmjet Lis Bukurocës, të përgjigjet në emër të tij. Ai tha: „Edi, të kam bërë të gjatë për…
O Shqipëri, tokë e ëndrrave të mëdha, e sakrificave të panumërta dhe e shpresave që brezat i kanë mbajtur gjallë edhe në ditët më të vështira. Pse duhet të të shohim përsëri të lënduar, me…
Shqipëria është më e madhe se çdo parti, më e rëndësishme se çdo mandat dhe më e çmuar se çdo pushtet! Partitë vijnë e ikin, mandatet fillojnë e mbarojnë, pushtetet ngrihen e bien, por Shqipëria dhe populli…
Arsimi është themeli mbi të cilin ndërtohet e ardhmja e një shoqërie. Cilësia e tij përcakton jo vetëm nivelin e përgatitjes profesionale të brezave të rinj, por edhe aftësinë e një shteti për të zhvilluar…
Është pritur se do na gjej kjo ditë. Unë pas shumë përpjekjesh, kalkulimeve dhe netëve pa gjumë, e dhashë dorëheqjen. Po luftoi dhe mbetem me shpresë se tash e tutje do të emërohem si kryeministër. Ti miku im ende je në…
Natën e 6 me 7 tetor, pak pas betimit, Justina Shiroka Pula u tha qytetarëve se do të jetë presidente e të gjithëve. Ishte premtimi i duhur për një presidente të zgjedhur nga një marrëveshje e kontestuar. Një javë më vonë,…
– Ah si nuk e kam një grusht të fuqishëm, / T’i bie m’u në zemër malit që s’bëzanë! Ky varg i fuqishëm nga Migjeni ynë, më erdhi ndërmend vetiu, ndërsa po ndiqja zhvillimet nga prostesta studentore e së…
Dje Tiranës iu vu flaka. Protestuesit, kryesisht studentë, duke parë se protesta e flamingove po dobësohej vazhdimisht, vendosën që të protestojnë ndryshe. Në kuptimin simbolik kryeqytetit iu vu flaka, sepse kudo që u shpërndanë…
Me 13 tetor 2026 filloi protesta e tretë e madhe studentore, pas asaj të parë të dhjetorit 1990 dhe asaj të dytës të vitit 2018. Të tria kanë si kauzë “Poshtë komunizmi”, demokracinë, “Shqipërinë etnike”,…
Edi Rama ka vetëm një mundësi të tregojë lidership. Duhet të dorëhiqet. Kombi i ndarë shqiptar, pas sulmit dinak të Speciales kundër UÇK-së dhe Kosovës, është në betejë me rëndësi dhe Edi Rama duhet…
Katedra universitare duhet të jetë tempulli i dijes, i mendimit të lirë dhe i kërkimit shkencor, jo një territor i mbyllur, i ndarë mes grupeve të interesit dhe i administruar sipas logjikës së pushtetit. Por kur interesat personale, lidhjet…
Për të kuptuar thellësinë e pengesave aktuale që bllokojnë ecjen e natyrshme europiane të Dardanisë dhe Arbërisë, është e domosdoshme të kthehemi te modeli i parë dhe më i rëndësishëm i shtetbërjes…
Për përballimin e protestave masive, më së shumti të rinisë studentore, gjatë rreth 8 orëve më 12 tetor 2026, policia e Edi Ramës- Ervin Demos- Skënder Hitajt… përdori dhunë të ngjashme si policia e Ramiz Alisë, Simon…
Propozimi financiar i Qeverisë së Kosovës, i bërë publik nga senatori Dick Durbin, e kthen idenë e një baze të përhershme amerikane në një temë konkrete diplomatike. Prishtina po i ofron Uashingtonit pikërisht atë që ai u…
Kam frikë se jemi një shoqëri me plot të meta, me përmasa patologjike, të cilat po e tronditin shtetin dhe kombin. Këto tendenca, të cilat po shfaqen kohë pas kohe dhe po shndërrohen në një katastrofë të krimit, duke u marrë…
Rusia me agresionin ndaj Ukrainës, e prishi përfundimisht ëndrrën për një Evropë pa luftë. Tash kjo ëndërr e prishur, po rrezikon që Rusia ta zgjeroj agresionin edhe ndaj EU, me pretekst se financiarisht e ushtarakisht po e ndihmojnë…
Më 12 tetor, brenda pak orësh, u dëgjuan dy qëndrime që nxorën në pah përplasjen e re mes Prishtinës dhe Brukselit. Në Luksemburg, para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, komisionarja për Zgjerim, Marta Kos,…
Është vërtet e çuditshme: sapo kapin një post drejtues, disa njerëz duket sikur bëhen menjëherë profesorë! Falë postit që mbajnë, kërkojnë menjëherë titullin "profesor" dhe sillen sikur kanë…
Mbështetet në një barazpeshë të saktë institucionale,. përballë perspektivës së zgjerimit të ardhshëm i cili mund ta rrisë BE-në në më shumë se 30 shtete anëtare, Së fundmi Komisioni Evropian ka paraqitur…
Në një intervistë për “Bota sot”, deputeti shqiptar, Shaip Kamberi ka vlerësuar se bashkimi politik i shqiptarëve në Serbi dhe dorëzimi i listës së përbashkët zgjedhore synojnë forcimin e përfaqësimit të…
Sinqerisht na vjen keq për bashkëqytetarët maqedonas të cilët janë në hall të madh me identitetin e tyre kombëtar, Greqia mijëvjeçare e parahistorike territorin e Maqedonisë e njeh si pjesë gjeografike e jo identitare…
Këtë shkrim më nxiti ta shkruaj për t’i tërhequr vëmendjen, së pari, politikës shqiptare, që të marrë leksion dhe mësim se si duhet t’i shërbehet kombit dhe atdheut; të marrë mësim nga trashëgimia e…
Nuk i përkas asnjë subjekti politik dhe nuk e shoh të nevojshme që mendimet e mia të arsyetohen përmes ndonjë përkatësie partiake. Kam zgjedhur të shprehem përmes shkrimeve, analizave dhe qëndrimeve të mia, duke trajtuar…
Deklarata e zëvendëskryeministrit serb Ivica Daçiq, se “herët a vonë flamuri serb do të valojë mbi Prizren”, e bërë gjatë një tubimi elektoral në Rashkë më 7 tetor 2026, është shumë më tepër…
Tani, pasi u qartësua problemi i votimit të Ligjit për Specialen dhe çështja e zgjedhjes së Presidentes, para institucioneve të formuara, duket se ka shumë punë për t’u bërë. Dhe nëse konstatojmë se deri më tani…
Prokuroria kërkon gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, të cilat të vuhen pas dënimit për krime lufte. Ajo e akuzon për përpjekje për të ndikuar te dëshmitarët. Mbrojtja kërkon pafajësi dhe pohon se bisedat në…
Fidan Jupolli mburret me veturën e tij luksoze aq zhurmshëm, saqë, po ta dëgjonin majmunët e xhunglës, do të mendonin se Tarzani sapo është kthyer nga safari me trofeun e shekullit. Sipas tij, vetura luksoze qenka fryt i punës së tij të…
Protestat janë e drejtë fundamentale e demokracisë për shprehjen e pakënaqësive dhe kërkesave legjitime, sikurse edhe ato që i organizoi për 21 ditë PAN-i dhe OVL-UÇK-ja me «degët» e tyre «Liria ka emër» dhe…
Shqiptarë, mos rrini indiferentë, sepse askujt në botë nuk i intereson më shumë se vetë shqiptarëve që Shqipëria të ndryshojë. Askush, sado mik që ta kemi, nuk i ndien aq shumë hallet, problemet dhe të drejtat tona. Prandaj,…
Ka ardhur një kohë e çuditshme, kur peshorja e vlerave është thyer, por askush nuk nxiton ta riparojë. Në njërën anë qëndron mësuesi, me vite të tëra sakrifice, me duar që kanë shfletuar libra dhe me një zë…
Natën e 6 me 7 tetor, pak minuta pas mesnatës, Kosova mori presidenten e re. Në sallën e Kuvendit, gëzimi ishte i dukshëm, por askund nuk u pa më haptas se në radhët e PDK-së. Përshëndetjet ishin të ngrohta. Mes tyre ishte edhe…
Çfarë do të ndodhte sikur akademikja dhe ekonomistja Justina Shiroka-Pula, në orët e vona të 6 tetorit 2026, ta refuzonte ofertën për t’u bërë Presidente e Republikës së Kosovës? Kjo pyetje nuk është thjesht…
Deklarata se flamuri serb do të valojë një ditë mbi Prizren rikthen në vëmendje pretendimet territoriale ndaj Kosovës dhe ngre pikëpyetje serioze për përkushtimin e Beogradit ndaj paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve. Deklarata…
Në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, më 19 janar 2000, Ekrem Rexha – Komandant Drini, deklaroi se Prizreni ishte çliruar pa pëlqimin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Ai kritikoi gjithashtu…
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, shpesh mburret me frazën e tij “Kam sjellë miq për Shqipërinë”! Këtë frazë ai e përdor për të evokuar dy elementë: – Së pari, për të treguar se përmes…
Neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës përcakton qartë se: „Republika e Kosovës është shtet laik dhe neutral në çështjet e besimeve fetare.“ Megjithatë, praktika politike e viteve të fundit…
Pritej dhe paraqitej në rrjetet sociale dhe gjatë deklarimeve publike të disa “azganëve” të OVL–ve (Gucati) si dhe disave nga rradhët e deputetëve të PDK-së se nëse dënohen nga ana e Dhomave Speciale të…
“Jepuni shpresë”. Kjo është këshilla e Linda Liukas, shkrimtare finlandeze, për edukimin digjital të fëmijëve në Kosovë. Në një kohë kur teknologjia dhe zhvillimet e saj, për gjeneratat e reja, në…
Bashkimi i partive politike shqiptare nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja në një listë të përbashkët zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të Serbisë, të 25 tetorit 2026, e ka rikthyer në qendër të debatit publik një…
Pa shqiptarët nuk ka stabilitet të qëndrueshëm, demokraci funksionale dhe integrim të sigurt evropian. Historia e Maqedonisë së Veriut nuk mund të shkruhet duke i lënë shqiptarët në margjinat e vendimmarrjes, as e ardhmja e saj nuk mund…
Në Shkupin e vjetër, ku shteti nuk ndërtohet me ekonomi e rrugë, por me përralla e mitologji, kryeministri Hristijan Mickoski ka gjetur profesionin e tij të vërtetë: historian folklorik i shekullit të X-të. Është vërtet…
Marrëveshja e minutave të fundit shmangu zgjedhjet e reja, por hapi një provë tjetër për shtetin: a do të veprojnë institucionet sipas përgjegjësive kushtetuese edhe kur kjo bie ndesh me interesat e partive që i mundësuan…
Ata të katër u dënuan më 16 shtator. Katër ditë para, më 12 shtator, u bë një protestë paradhënie. Në sheshet e Prishtinës dolën qytetarët për t’u soludarizuar me Thaçin, Veselin, Krasniqin dhe Selimin,…
Vërtetë jemi dëshmitarë të hidhëruar tej mase, me sjelljet e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, por jo për Shqipërinë dhe shqiptarët e bashkuar si komb në tanësi! Pse bëri koketime me armikun më të…
Këtu arrijmë te thelbi. Nëse duam të ndryshojmë Shqipërinë, duhet të fillojmë nga arsimi. Por jo nga fasada e arsimit. Jo nga numri i universiteteve. Jo nga numri i diplomave. Jo nga statistikat administrative. Jo nga ceremonitë. Jo nga…
Z.nj Urime për zgjedhjen tuaj në kreun e Presidencës së Republikës së Kosovës. Me rastin e zgjedhjes suaj në detyrën më të lartë dhe tejet të rëndësishme shtetërore Z.nj Presidente e kam nderin të ju…
Kombi është një fis i madh, është si një familje e madhe.Qeveria dhe politika duhet të sillen me përgjegjësi humane dhe prindërore, të jenë shërbëtorë dhe të punojnë për të mirën kombëtare,…
Andrea II Muzaka, Mbreti i Madh i Shqiptarëve (1319–1372)
Shaip Kamberi për “Bota sot”: Bashkimi shqiptar në Serbi, domosdoshmëri për mbrojtjen e të drejtave
Kombi maqedonas është krijesë e shqiptarëve ortodosë, serbëve, bullgarëve dhe grekëve
Procesi i vendimmarrjes brenda Bashkimit Evropian (BE)
Një thirrje për diasporën shqiptaro-amerikane: Shqipëria ka nevojë për zërin tonë!
Tirana në flakë, “triada bermudiane” në panik!
Duam ikjen e Ramës, por jo flakët Tiranës!
Sa të prekshëm janë sundimit demokratik të ligjit në Kosovë
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Selena Gomez ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante në tapetin e kuq, gjatë organizimit të përvitshëm…
Modelja e njohur Kendall Jenner ka tërhequr vëmendjen me fotosesionin e saj të ri për brendin e të brendshmeve Intimissimi,…
