Ndërrohet sot komanda e KFOR-it, Ulutash ia dorëzon detyrën Vergorit
Në Prishtinë me fillim nga ora 11:00 do të zhvillohet ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës së KFOR-it.
Komandanti i deritashëm i misionit të NATO-s në Kosovë, Ozkan Ulutash do t’ia dorëzojë komandën Roberto Vergorit.
Ceremonia do të zhvillohet në shtabin e KFOR-it në Prishtinë.
