Bislimi guxon të premtojë: Kosovarët do lëvizin pa viza, jo më larg se që nga 1 janari i 2024-tës
Bislimi guxon të premtojë: Kosovarët do lëvizin pa viza, jo më larg se që nga 1 janari i 2024-tës
Zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi ka reaguar pasi në Komitetin e Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme, është votuar heqja e vizave për Kosovën.
Në një postim në Facebook, Bislimi thotë se Kosovës i duhet veç edhe një votim i fundit, heri në heqjen përfundimtare të vizave.
Bislimi thotë se qytetarët do të mund të lëvizin pa viza që nga 1 janari i vitit 2024.
Postimi i plotë i Bislimit në Kuvend:
Edhe një votim i fundit ka mbetur, në përmbylljen e procedurave për liberalizimin e vizave.
Pas votimit të Këshillit të Ministrave të BE-së me 9 mars, Komiteti i Parlamentit Evropian për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështjet e Brendshme (LIBE) votoi ditën e sotme tekstin që Kosovës t’i hiqet regjimi i vizave, duke hapur kështu rrugën pёr votimin e fundit të mbetur nё seancën plenare tё Parlamentit Evropian.
Pas hapit të fundit në seancën e Parlamentit Evropian, i cili pritet të mbahet me 18 prill, do të mbetet vetëm nënshkrimi dhe publikimi në gazetën zyrtare të BE-së.
Në përfundim të këtyre procedurave të fundit, qytetarët e Kosovës do të mund të lëvizin pa viza, jo më larg se 1 janari i vitit 2024, duke i dhënë kështu fund një pritjeje të gjatë. /Lajmi.net/