Rryma mund të shtrenjtohet edhe më shumë se 15%, vendimi merret në mbledhjen e ardhshme të ZRrE-së
Rryma mund të shtrenjtohet edhe më shumë se 15%, vendimi merret në mbledhjen e ardhshme të ZRrE-së
Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), në mbledhjen e mbajtur të enjten, ka miratuar tarifat e reja për KESCO-n.
Kështu, energjia elektrike duke filluar nga 1 prilli pritet të shtrenjtohet për rreth 15 për qind, mirëpo vendimi bëhet i plotfuqishëm në mbledhjen e radhës së ZRrE-së.
Kryesuesi i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahu tha se çmimi i importit është shumë i lartë edhe çmimi i planifikuar vitin e kaluar nga ZRrE është tejkaluar.
Fejzullahu tha se si rezultat I saj ka është vendosur që të Hyrat e Lejuara Maksmimale për vitin 2023 të jenë 398 milionë euro.
“Gjatë raporti konsultativ vlera e të Hyrave Maksimale të lejuara e për KESCO-n kane qenë 394 milionë euro, ndërsa pas shqyrtimit të komenteve dhe të dhënave ka rezultuar të lëvizin ne 398 euro. Në bazë të kalkulimeve rritja do të jetë rreth 14%. Mirëpo, pritet që kjo të rezultojë rreth 15%, por saktësisht do të dihet në mbledhjen e ardhshëm të ZRRE-së”, tha ai.
Fejzullahu thotë se është marrë parasysh edhe vlera e subvencioneve nga ana e qeverisë, derisa tha se një prej komponentëve që është marrë parasysh është niveli i lartë i inflacionit.
Ndërkaq, ai theksoi se kërkesa e KEK-ut për rritjen e çmimit të energjisë nuk është marrë parasysh sepse sipas tij është përgjigje që KEKU duhet të negociojë në harmoni më legjislacion dhe kontratën e re.