Gazetarja me dekolte të hapur vë në siklet trajnerin, ai shmang shikimin ndaj saj
Gazetarja çeke e televizionit, Sabina Jaksova, është bërë virale ditët e fundit pas një interviste në fushën e lojës me David Olehlën, trajnerin e klubit FK Viagem Ústí nad Labem, që garon në kategorinë e dytë të futbollit çek.
Situata e krijuar gjatë intervistës tërhoqi vëmendjen e tifozëve, të cilët komentuan me humor sikletin e trajnerit, i cili përpiqej të shmangte shikimin nga gazetarja. Sabina ishte e veshur me një bluzë me dekolte të hapur, të kombinuar me një xhaketë elegante të bardhë.
Sipas gazetës britanike Daily Star, Sabina ka nisur vetëm së fundmi të intervistojë figurat kryesore të klubit çek, pasi u punësua verën e kaluar.
Chamem o VAR aqui também para ver se olhou ou não olhou !! O homem estava a lutar pela vida 🤣🤣🤣🤣 https://t.co/J1Gm003lyQ — Saraivix (@saraivix) October 11, 2026
“Drejtuesit e klubit më kontaktuan drejtpërdrejt për të më bërë ofertën. Pranoj se u ndjeva e kënaqur dhe e befasuar njëkohësisht. Mendova për njëfarë kohe, por në fund thashë: Pse jo? Do ta provoj. Megjithatë, nuk kisha asnjë përvojë në këtë fushë, ndaj mësova gjithçka gjatë punës”, ka rrëfyer ajo.
“E vërteta është se më pëlqen të mësoj gjëra të reja, të përjetoj eksperienca të ndryshme dhe të vazhdoj të zhvillohem. Në të njëjtën kohë, gjithçka është shumë autentike. Po e zbuloj gradualisht mënyrën se si funksionon klubi”, është shprehur gazetarja.
Ajo ka folur edhe për kufijtë e saj personalë dhe mënyrën se si e përjeton këtë eksperiencë.
“Sigurisht që kam kufijtë e mi. Mbi të gjitha, dua të ndihem natyrshëm dhe rehat. Përpiqem t’i shoh në perspektivën e duhur si çështjen e veshjes, ashtu edhe temat që diskutojmë. Por, nëse diçka do ta kalonte kufirin, do ta shprehja hapur”, ka deklaruar Sabina Jaksova.
