TË FUNDIT

I riu ngacmoi seksualisht një tetë vjeçare në Bazel, policia kërkon ndihmë për identifikimin e tij

Një vajzë tetë vjeçare është përballur me një situatë shqetësuese të hënën rreth orës 16:15 në Buremichelskopf të Bazelit, në Zvicër, ku një i ri i panjohur dyshohet se ka tentuar ta nxiste për një akt seksual. Sipas Policisë Kantonale të Basel-Stadt, pasi vajza nuk iu përgjigj, i dyshuari u largua me një skuter elektrik në drejtim të rrugës Marignanostrasse. Hetimet fillestare të Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë Publike të Bazelit, kanë bërë që autoritetet të nisin kërkimet për identifikimin e të dyshuarit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, shkruan Blick , transmeton Telegrafi. Policia ka publikuar edhe përshkrimin e personit të kërkuar. Ai dyshohet të jetë nga mosha 16 deri në 20 vjeç, rreth 185 centimetra i gjatë, me flokë të zinj dhe që flet gjermanisht. Në momentin e ngjarjes, ai kishte veshur pantallona të zeza dhe bluzë të kuqe, ndërsa po lëvizte me një skuter elektrik të zi, pa helmetë. Autoritetet zvicerane u bëjnë thirrje të gjithë personave që kanë vërejtur diçka të dyshimtë ose që mund ta kenë parë të dyshuarin të bashkëpunojnë me policinë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *