TË FUNDIT

Rasti me Iva Mihajllovën, MPJ thërret për bisedë ambasadorin bullgar

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme thirri sot ambasadorin bullgar në vend, Zheljazko Radukov, në lidhje me zhvillimet që lidhen me Iva Mihajlovën.

Në takim, ai u informua se mënyra se si ajo u prit në Sofje, përfshirë njoftimet për pritjen e saj në nivel të lartë, përbën një provokim dhe minon përpjekjet për të ndërtuar besim dhe për të zhvilluar marrëdhënie të mira fqinjësore.

Në të njëjtën kohë, siç raportohet nga Ministria e Punëve të Jashtme, u theksua se një sjellje e tillë përbën ndërhyrje të drejtpërdrejtë në sistemin ligjor të vendit dhe dërgon mesazh seriozisht të gabuar në lidhje me respektimin e procedurave gjyqësore dhe parimin e barazisë para ligjit.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se do të informojë institucionet ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës./Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *