TË FUNDIT

Gjenden mbi 26 mijë franga zvicerane në një veturë në Vërmicë, rasti po hetohet si shpëlarje parash

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se gjatë kontrollimit të një veture me targa vendore, janë gjetur 26 mijë e 900 franga zvicerane.

Sipas Policisë, palët janë shoqëruar në stacion policor, ndërkaq rasti u iniciua si “Shpëlarje parash”.

“Fsh. Vërmicë 12.10.2026-21:15. Policia gjatë patrullimit kanë hasur në dy automjete njëra me targa vendore dhje tjetra të Shqipërisë drejtuar nga meshkuj njëri kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë. Gjatë kontrollit në automjetin me targa vendore janë gjetur një shumë parash prej 26.900 franga zvicerane. Palët janë shoqëruar në stacion policor për procedura të mëtutjeshme.”, thuhet në raportin e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *