Kurti shkon edhe më larg: Jemi ekipi më i mirë qeveritar në Ballkanin Perëndimor
Kurti shkon edhe më larg: Jemi ekipi më i mirë qeveritar në Ballkanin Perëndimor
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur sot për zhvillimet e fundit në vend si dhe takimin e fundit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, që u mbajt më 18 mars në Ohër.
Duke folur për punën e ekipit qeveritar, Kurti nuk është treguar modest sa i përket punës së kësaj qeverie, shkruan lajmi.net.
“Mund të them se jemi ekipi më i mirë në Ballkanin Perëndimor”, ka deklaruar Kurti në RTK.
Kujtojmë se Kurti shpesh herë publikisht ka deklaruar se Qeveria që ai drejton është më e mira në 20 vitet e fundit, pas përfundimit të luftës në Kosovë, ndërsa sot ka shkuar edhe më larg, duke krahasuar ekipin qeveritar me qeveritë e tjera të rajonit.
Në anën tjetër, raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit për Kosovën, ka përmendur edhe korrupsionin si problem serioz, duke përmendur edhe mosndëshkimin e rasteve të tilla.
Ky raport kishte nxitur edhe reagimin e opozitës të cilët kanë kritikuar Qeverinë Kurti për dështim në qeverisje. /Lajmi.net/