TË FUNDIT

Arrestohet Gani Geci pas raportimit për kërcënime ndaj gazetarit Lirim Mehmetaj

Gani Geci është arrestuar të hënën në mbrëmje nga Policia e Kosovës, pas përplasjes me gazetarin Lirim Mehmetaj, i cili ka deklaruar se ishte kërcënuar nga anëtarë të familjes Geci për shkak të një postimi kritik ndaj një deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje.

Mehmetaj ka folur për rastin në emisionin “Debat Plus”, ku ka treguar se anëtarë të familjes Geci i kishin kërkuar ta largonte ose ta ndryshonte postimin e tij.

Sipas gazetarit, ai kishte refuzuar ta bënte këtë, pas së cilës, siç ka deklaruar, ishte kërcënuar.

Gazetari ka bërë të ditur se rastin e kishte paraqitur në Policinë e Kosovës.

“Në mëngjes kam shku në polici, e kam njoftu rastin”, ka deklaruar Mehmetaj.

Ndërkohë, gjatë ditës së hënë, Gani Geci kishte njoftuar për një pajtim mes familjeve, me ndërmjetësimin e Anton Qunit dhe Fadil Hadërgjonajt.

Deri në publikimin e këtij lajmi, nuk janë bërë të ditura zyrtarisht arsyet e arrestimit të Gecit. Po ashtu, nuk ka informacion zyrtar për ndonjë aktakuzë apo masë të shqiptuar ndaj tij lidhur me këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *