TË FUNDIT

Konjufca: Nëse kërkohet Asociacion me kompetenca, duhet të shkojmë në zgjedhje

Konjufca: Nëse kërkohet Asociacion me kompetenca, duhet të shkojmë në zgjedhje

Kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca është deklaruar rreth takimit të 18 marsit në Ohër.

Në një paraqitje televizive në Tëvë1, shefi i Kuvendit ka pohuar se nëse kërkohet që Asociacioni të ketë kompetenca, vendi duhet shkuar në zgjedhje, përcjell lajmi.net.

Ai kujtoi se kanë marrë garanci të forta që Asociacioni do të jetë një lloj forumi.

“Kemi marrë garanci të forta që asociacioni do të jetë një lloj forumi. Por, nëse kërkohet që asociacioni të ketë kompetenca ekzekutive ose të bëhet me ndryshime kushtetues, mendoj që asgjë më nuk ka vlerë dhe vendi duhet të shkoj në zgjedhje”, theksoi ndër tjerash Konjufca.

Ndërkaq, shefi i tij i partisë që përfaqëson, Albin Kurti, në të njëjtën kohë, në Televizionin Publik, s’e mohoi faktin që në marrëveshjen e arritur në parim, Asociacioni do të themelohet, në bazë të pikës 10.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *