Partitë parlamentare reagojnë pas kritikave të Marta Kos për ligjin e Speciales
Partitë parlamentare në Kosovë kanë reaguar pas deklaratës së komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila kritikoi ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuar nga Kuvendi më 6 tetor.
Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, tha se Kosova duhet t’ua sqarojë përfaqësuesve të Bashkimit Evropian qëllimin dhe përmbajtjen e ligjit. Ajo theksoi se vendi nuk synon t’i shmanget drejtësisë, por që, sipas saj, procesi të kthehet në binarë të drejtë.
Ajo, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, u shpreh e bindur se përmes dialogut do të mund të arrihet mirëkuptim me Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e sqarimit të asaj që synon ky ligj. Sipas saj, ndonjëherë është normale të ketë mospajtime me miqtë ndërkombëtarë.
Çitaku pas reagimit të BE-së për ligjin për Specialen: Ndonjëherë është normale të kemi mospajtime me miqtë
“Është normale që ndonjëherë me miqtë të kemi mospajtime, mirëpo po besoj se do të kemi kohë të bisedojmë edhe me përfaqësuesit e BE-së dhe t’ua sqarojmë vullnetin politik të deputetëve të Kuvendit të Kosovës. Kosova me ligj dhe vullnet kërkon drejtësi. Ne nuk po kërkojmë t’i ikim drejtësisë, përkundrazi po synojmë që procesin e devijuar dhe deformuar ta kthejmë në binarë të drejtë. Kosova është partner. Partnerët diskutojnë, debatojnë dhe unë jam e bindur që në fund do të ketë pajtueshmëri. Është e rëndësishme të sqarojmë me BE-në thelbin e këtij ligji. Çfarë ai ligj kërkon dhe çfarë ai ligj synon. Nuk kërkon ikje nga drejtësia, përkundrazi kërkon drejtësi”, tha ajo.
Në anën tjetër, shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, tha se reagimi i Marta Kos është në vazhdën e qëndrimeve të mëparshme të Bashkimit Evropian.
Tahiri theksoi se Kuvendi e ka miratuar ligjin dhe se Aleanca mbetet e përkushtuar për të mbështetur katër ish-krerët e UÇK-së që po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.
Tahiri: Pavarësisht reagimeve ndërkombëtare, mbetemi të përkushtuar për t’i mbështetur katërshen e UÇK-së
“Ajo çka mund të them rreth reagimit të komisioneres Kos është thjesht një reagim i Bashkimit Evropian në vazhdimësi të asaj që ka ndodhur me deklaratën e BE-së. Kuvendi ka miratuar një ligj, ne zotohemi që si Kuvend të bëjmë gjithçka që është e mundshme për t’i mbështetur katër çlirimtarët në Hagë ”, tha Tahiri.
Ndërkohë, shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Arbërie Nagavci, bëri të ditur se pushteti kishte shprehur rezerva lidhur me ligjin për Specialen.
Megjithatë, ajo shtoi se, pavarësisht rezervave, LVV-ja u ka dhënë mbështetje deputetëve që kanë vlerësuar se kjo ishte rruga e duhur për adresimin e çështjes.
Nagavci theksoi se përgatitjet për fazën e Apelit duhet të bëhen përmes një strategjie shtetërore dhe se çështja kërkon koordinim e veprim institucional, por nuk tregoi se kur do të nisë koordinimi mes institucioneve për këtë çështje. Sipas saj, qëllimi i përbashkët mbetet mbrojtja e qëndrimit se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe se Serbia kreu agresion dhe gjenocid.
“Kemi shprehur rezerva për ligjin”, Nagavci reagon pas kritikave të BE-së
“Sa i përket projektligjit, ne si LVV, edhe në seancë, me fjalimin që kam pasur, por edhe kryeministri Kurti, ne kemi shprehur rezervat tona në raport me adresimin e këtyre çështjeve me projektligj. Gjithsesi, siç e kemi thënë, ne u kemi dhënë mbështetje deputetëve që kanë besuar se është rruga e duhur, kështu që në këtë pikë na nevojitet një koordinim për të adresuar qëllimin e përbashkët që e kemi, se lufta e UÇK-së ka qenë luftë e drejtë, e pastër dhe se agresion dhe gjenocid ka kryer Serbia. (A ka nisur koordinimi?) Përgatitjet për Apel duhet të adresohen përmes strategjisë shtetërore. Ne kemi shprehur këtë edhe një pajtueshmëri me deklaratën që kemi miratuar në Kuvend. Kjo është çështje e një veprimi institucional”, tha ajo.
Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos, ka kritikuar të hënën Kosovën për vendimin e Kuvendit për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, duke e quajtur këtë vendim të papranueshëm dhe në kundërshtim me normat ndërkombëtare të sundimit të ligjit.
Ajo e ka thënë këtë në një prononcim në prag të nisjes së takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së, që po zhvillohet në Luksemburg, ku zgjerimi është një prej temave të diskutimeve.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës, ku janë shqyrtuar disa çështje dhe është përcaktuar agjenda për seancën e ardhshme plenare, e cila do të mbahet të enjten. Kryetarja e Grupit Parlamentar të…
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) e ka aprovuar transmetimin eksperimental të “Radio Policia”. Ky aprovim u bë në mbledhjen e sotme të KPM-së me gjashtë vota për dhe asnjë kundër. Transmetimi eksperimental u bë sipas rregullores…
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë protestuar sot para Gjykatës Supreme, duke kërkuar që lënda e tyre të trajtohet sa më shpejt. Ata thonë se vonesa në vendimmarrje po ndikon drejtpërdrejt në jetën e tyre…
Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC do të diskutojë për investimet në bujqësi, zhvillimin ekonomik dhe përfshirjen e të rinjve, ndërsa në agjendë ka edhe takime me përfaqësues të vendeve…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka komentuar deklaratën e zëvendëskryeministrit serb, Ivica Daçiq, i cili në një tubim zgjedhor, kishe thënë se flamuri serb “herët a vonë do të valëvitet mbi Prizren”. Kurti…
Endrit Nika nuk e pranon fajësinë as në rigjykimin për vdekjen e partneres së tij, Maria Clara Urdangaray. Në seancën e mbajtur në Gjykatën Themelore të Prishtinës, Nika deklaroi se e ka kuptuar aktakuzën dhe se është i…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se integrimi më i madh ndërkombëtar i Kosovës mbetet i rëndësishëm për qytetarët, duke theksuar përfitimet që do të sillte anëtarësimi në Këshillin e…
Pas ngjarjes së rëndë që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ku një 29-vjeçar dyshohet se u vra nga babai i tij, Prokuroria Themelore në Gjilan ka dalë me detaje të reja lidhur me rastin. Sipas…
Deklarata provokuese e politikanit serb Ivica Daçiq, se flamuri i Serbisë do të valëvitet mbi Prizren, ka nxitur reagime të shumta, përfshirë edhe atë të kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha. Lidhur…
E ngarkuara me Punë ad interim e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Wylita Bell, ka zhvilluar një takim me presidenten e Kosovës, Justina Shiroka Pula. Pas takimit, Ambasada Amerikane ka shprehur gatishmërinë…
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj BE-së dhe janë të papranueshme. Duke folur para takimit të ministrave të…
Presidentja e re e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, duhet ta shndërrojë përfundimin e krizës institucionale në një mundësi për forcimin e shtetit, rikthimin e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përshpejtimin e…
Punëtorët e Ndërmarrjes Publike Banesore (NPB) kanë paralajmëruar për sot protestë në orën 10:00 para Gjykatës Supreme në Prishtinë, në shenjë pakënaqësie për mosrealizimin e pagave. Punëtorët…
Kryesia e Kuvendit mblidhet sot në orën 11:00, në rend dite edhe përzgjedhja e dy anëtarëve joekzekutivë të Bordit të BQK-së Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës do të shqyrtojë sot, të hënën,…
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) do të mbajë të hënën, më 12 tetor, mbledhjen e 12-të të radhës, në të cilën do të shqyrtojë një sërë çështjesh që lidhen me licencimin e mediave, ndryshimet e…
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka reaguar pas dy ngjarjeve të rënda që tronditën këtë komunë, ku brenda pak ditësh u shënuan dy vrasje të dyshuara, përfshirë vrasjen e dyfishtë të së premtes dhe një rast tjetër…
Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti ka reaguar pas deklaratës së zëvendëskryeministrit serb në detyrë, Ivica Daçiq, i cili ka shprehur pretendime territoriale të Serbisë ndaj shtetit të…
Në Morinë të Gjakovës janë vendosur "Gurët e kujtesës" në përkujtim të tetë dëshmorëve të rënë në betejën e 7 korrikut. Agjencia për Menaxhimin e Monumenteve dhe Komplekseve Memoriale tha se…
Beteja juridike për katër ish-krerët e UÇK-së nuk përfundoi me aktgjykimin e 16 shtatorit. Tani, palët kanë hyrë në fazën e përgatitjes së apelimeve, ndërsa 27 nëntori është data kur duhet të tregojnë…
Publicisti Lis Bukuroca ka reaguar ndaj deklaratave të ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, lidhur me mundësinë e shfuqizimit të Ligjit për Gjykatën Speciale nga shteti i Kosovës. Bukuroca në reagimin e tij në Facebook, ka…
Me funksionalizimin e institucioneve shtetërore, sfida e radhës për Kosovën mbetet përkthimi i stabilitetit politik në rezultate konkrete. Përshpejtimi i reformave evropiane, zhvillimi ekonomik, tërheqja e investimeve të huaja dhe përmirësimi i…
Komandanti i KFOR-it gjeneralmajor Ozkan Ulutash zhvilloi sot një vizitë lamtumirëse në kontingjentin turk në Kampin Sulltan Murat në Prizren, para ndërrimit të ardhshëm të komandës. Gjatë vizitës, gjeneralmajor Ulutash shprehu…
Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përfunduar me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar në bashkëpunim me Policinë Ushtarake Gjermane. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë…
Shqipëria dhe Forcat e Armatosura do të vijojnë angazhimin e tyre në misionin e KFOR-it në Kosovë, në mbështetje të sigurisë dhe stabilitetit rajonal. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të…
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se trysnia ndërkombëtare mbi Serbinë që mbron e glorifikon kriminelët, fsheh e mohon krimet teksa vazhdon me mendësinë e viteve të '90-ta, është e vetmja mënyrë për zbardhjen e fatit të…
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka reaguar ndaj Ivica Daçiq, i cili “premtoi se do ta ngrinte sërish flamurin serb në Kosovë”, duke thënë se këto deklarata janë retorikë…
Familjarë dhe qytetarë të shumtë u kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Egzon dhe Nafije Bogujevcit në ceremoninë mortore në Pozheran të Vitisë. Vëlla e motër dyshohet se u vranë nga Valon Ramushi, i cili privoi nga…
Një muaj paraburgim i është caktuar V.R, i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe vëllait të saj, si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë në fshatin Livoç i Ultë të Gjilanit. Ngjarja tragjike ka ndodhur të…
Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka dënuar sulmin e rebelëve Huthi ndaj Aeroportit Ndërkombëtar “King Khalid” në Riad të Arabisë Saudite, nga i cili mbetën të vrarë dhe të plagosur civilë. Përmes…
Gjykata Themelore në Gjilan ka caktuar një muaj paraburgim për V. R., i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes dhe të vëllait të saj, si dhe për plagosjen e dy personave të tjerë, që ndodhi më 9 tetor në fshatin Livoç i…
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) kaluan vite duke treguar se sa shumë i ndan politika. LVV-ja, madje, ndërtoi një pjesë të identitetit të saj politik mbi kritikat ndaj qeverisjeve të…
Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pranuar mesazhe urimi nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, dhe ai i Kroacisë, Zoran Milanoviç, me rastin e marrjes së detyrës. Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka shprehur…
Radimir Dimiq, kryetar i Multietnikës së Kosovës, ka uruar presidenten e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, me rastin e marrjes së mandatit, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e detyrës së saj. Në mesazhin e urimit, Dimiq shprehu shpresën…
Riemërimi i Agron Bajramit në krye të ekipit negociator të Kosovës për dialogun teknik me Serbinë vjen në një kohë kur procesi mbetet i bllokuar dhe nuk ka një afat të qartë për rifillimin e bisedimeve. Njohësit e dialogut…
Sot, po mbahet dita e dytë e edicionit të tetë të Kongresit Ndërkombëtar "Shëndeti mendor, sfidat dhe e ardhmja" e bëri bashkë Shoqatën e Psikologëve të Kosovës dhe atë të Shqipërisë. Kryetari i…
Profesori i sigurisë, Avni Islami, ka paralajmëruar për rreziqet që, sipas tij, paraqesin për sigurinë rajonale veprimet dhe politikat e udhëheqjes serbe, duke përmendur sulmin në Banjskë, sabotimin e kanalit Ibër-Lepenc dhe konceptin e…
Kryetari Faton Peci ka përkujtuar Ramadan Kelmendin, në 13-vjetorin e vdekjes së tij, duke vlerësuar kontributin e tij në çështjen kombëtare dhe në ndërtimin e institucioneve të Kosovës. Përmes një postimi në…
Policia Ushtarake e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) ka përmbyllur me sukses Kursin për Mbrojtje të Afërt, të realizuar në kuadër të Planit të Bashkëpunimit Dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin…
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari, ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se Ambasada e Kosovës ka marrë pjesë në Festivalin e Qytetit Minato, në prefekturën e Tokios, një…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka reaguar ndaj kritikave të Aleksandar Vuçiqit për bashkimin e partive shqiptare në një listë të përbashkët parlamentare. Kamberi vlerëson se shqetësimi i Vuçiqit…
Ish-ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, ka reaguar ndaj deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb një ditë do të valojë mbi Prizren. Në një postim, Roth e ka kritikuar ashpër këtë deklaratë, duke e…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër urimi nga kryeministri i Bullgarisë, Rumen Radev, me rastin e formimit të Qeverisë së re dhe marrjes së mandatit të ri, përcjell Bota sot. Në letrën e tij, Radev i ka shprehur…
Analisti Rron Gjinovci ka reaguar me kritika dhe ironi ndaj kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, pas deklaratës së këtij të fundit se synon të bëhet kryeministër i Kosovës. Në një postim, Gjinovci e ka kritikuar Ramën…
Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, ka thënë se ndëshkimet ndaj bizneseve janë ulur për rreth 7 deri në 8 për qind gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti. Në podcastin…
Vigan Qorrolli, deputet i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), ka reaguar ndaj Përparim Ramës përmes një shkrimi në Facebook, duke ngritur pikëpyetje lidhur me udhëtimin e tij në New York, financimin e shpenzimeve dhe gjendjen e qytetit me mbeturina e…
Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratës së Ivica Daçiqit se flamuri serb “herët a vonë” do të valëvitet mbi Prizren. Gecaj ka vlerësuar se deklarata të tilla nuk duhen trajtuar vetëm si retorikë…
Qeveria e Kosovës e ka cilësuar praninë e Milan Radoiçiqit në një tubim zgjedhor të Partisë Përparimtare Serbe (SNS) në Kragujevc si dëshmi tjetër të përfshirjes së shtetit serb në sulmin e armatosur në…
Ligji për Specialen, Koci me mesazh të fortë për deputetët: Çka ndodh pas votimit?
Përplasje në Kuvend për propozimin e Bordit të ZRRE-së, opozita kritikon përzgjedhjen e kandidatëve
Votohet në parim Byroja për Konfiskimin e Pasurisë – PDK lëshon sallën
Elvana Shala në Forumin Botëror të Ushqimit në Romë, synon partneritete ndërkombëtare për Kosovën
Thirrje: T’i mbështesim protestat: “Shqipëria e para”, “Shteti ligjor”, “Politika e Re” – këto kauza për triumfin e kombit
Kur injoranca veshet me drita dhe dija mbetet në errësirë
Çfarë do të ndodhte sikur zonja Justina Shiroka-Pula ta refuzonte ofertën për Presidente të Kosovës?
Prizreni në shënjestër të Daçiqit, retorika e vjetër serbe që rrezikon paqen në Ballkan
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Këngëtarja 44-vjeçare shprehet e hidhëruar për vitet kur thotë se nuk kishte lirinë të vendoste për…
Aktorja britanike Lily James ka tërhequr vëmendjen me paraqitjen e saj elegante dhe provokuese në premierën e filmit “The…
