TË FUNDIT

Komuna e Deçanit hap konkursin për bursa për studentët për vitin akademik 2025/2026

Komuna e Deçanit ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor që studiojnë në universitetet publike të Kosovës dhe jashtë vendit, për vitin akademik 2025/2026.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Deçanit, Blerim Ramosaj, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar për hapjen e konkursit dhe ka ftuar studentët të aplikojnë.

Sipas njoftimit, afati për aplikim është nga 12 deri më 30 tetor 2026.

Studentët e interesuar mund ta marrin aplikacionin dhe ta dorëzojnë atë në Zyrën Pritëse, në katin e parë të objektit të Komunës së Deçanit.

Për kriteret e konkursit dhe dokumentet e nevojshme, studentët duhet t’i referohen konkursit të publikuar nga komuna. / Telegrafi /

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *