TË FUNDIT

Vritet një person në Pogragjë të Gjilanit

Një person ka humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë zjarri në fshatin Pogragjë të Gjilanit, ndërsa i dyshuari për rastin gjendet në arrati.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani, i cili ka bërë të ditur se policia ka pranuar informata për të shtëna me armë zjarri rreth orës 19:30.

Sipas Osmanit, viktima është një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 1997, vdekjen e të cilit në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

“Sipas informatave fillestare dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1997. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor”, ka njoftuar Osmani.

Ngjarje e rëndë në Pogragjë të Gjilanit, dyshohet se babai vrau të birin

Ai ka bërë të ditur se një person i dyshuar, shtetas kosovar dhe i njohur për Policinë, është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.

“Policia e Kosovës në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka njoftuar Osmani.

Ndërkohë, më 10 tetor 2026, në Livoq të Ulët të Gjilanit kishte ndodhur një vrasje e dyfishtë, ku dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. I plagosuri, sipas informatave të dhëna, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *