TË FUNDIT

Shkëlqen Aro Muric, Sassuolo dhe Milani ndajnë pikët

AC Milani nuk ka arritur të arkëtojë më shumë se një pikë në udhëtim te Sassuolo.

“Rossonerët” ishin më kërkues, por Sassuolo mori një barazim me rezultat 1-1, sfidë ku kyç ishte portieri i Kosovës Aro Muric.

“Gardiani” dardan dhuroi spektakël në pjesën e parë për të bërë katër pritje fantastike, duke i dhënë skuadrës një garanti të madhe.

Adrien Rabiot përfitoi nga asistimi i Luka Modric për të kaluar Milanin në epërsi (63’).

𝑯𝒂𝒍𝒇 𝒕𝒊𝒎𝒆#SassuoloMilan 0-0#ForzaSasol 🖤💚 https://t.co/SrUEFdn79I — U.S. Sassuolo (@SassuoloUS) October 11, 2026

Sidoqoftë, pesë minuta më vonë, Odenthal me një gol të bukur e barazoi rezultatin (68’).

Kësisoj, Milani zë pozitën e pestë me 12 pikë ndërsa Sassuolo zë vendin e 10-të me tetë pikë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *