TË FUNDIT

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë pret në takim komandantin e KFOR-it

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, gjenerallejtënant Arben Kingji, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, me rastin e përfundimit të mandatit të tij në krye të misionit të NATO-s në Kosovë.

Përmes një postimi, Kingji ka shprehur vlerësimin për drejtimin e Ulutashit dhe angazhimin e tij në kuadër të misionit të KFOR-it.

Gjatë takimit, të dy gjeneralët kanë diskutuar për çështje që lidhen me angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në forcimin e sigurisë në Kosovë dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Kingji ka ritheksuar gjithashtu angazhimin e Shqipërisë dhe të Forcave të Armatosura për përmbushjen e detyrimeve në këtë operacion të rëndësishëm të NATO-s.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *