S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
S’ka kuorum, dështon mbledhja e Komisionit për Ekonomi
Ka dështuar mbledhja e Komisionit parlamentar për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.
Ndonëse wshtw shtyrë për 30 minuta mbledhja pasi ishte planifikuar të fillonte në orën 11:00, përsëri mungesa e deputetëve të mazhorancës bëri të mos krijohet kuorumi.
Kjo mbledhje e sotme u shty për nesër në orën 11:00. Në rend dite të kësaj mbledhje ishte miratimi i planit të performancës së ZRRE-së për vitin 2023 si dhe shqyrtimi i kërkesës së Bordit të AKP-së, për auditim të procesit të shitjeve direkte në AKP.
Kryetari i Komisionit, Ferat Shala tha se në mungesë të kuorumit takimi përfundon me kaq.