TË FUNDIT

Shiu i rrëmbyeshëm shkaktin rrëshqitjen e dheut, mbyllet rruga e Grimsel Qafë në Zvicër

Një rrëshqitje dheu e shkaktuar nga reshjet e dendura ka ndërprerë qarkullimin në rrugën e Grimselpass, mes Innertkirchen dhe Guttannen në kantonin e Bernës.

Sipas autoriteteve, masat e shkëputura të shkëmbinjve në zonën e Ritzlihornit u përzien me ujërat e reshjeve dhe zbritën përmes Spreitgraben drejt lumit Aare, shkruan Waston , transmeton Telegrafi.

Një sistem automatik paralajmërimi aktivizoi alarmin në kohë, duke bërë të mundur mbylljen e rrugës para se rrëshqitja të arrinte në të. Nuk raportohet për persona të lënduar apo automjete të dëmtuara.

Rruga pritet të mbetet e mbyllur deri të premten paradite, ndërsa autoritetet po vlerësojnë situatën dhe kushtet e sigurisë. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *