Kanuni dhe shteti modern
Historia e shtetit shqiptar nuk mund të kuptohet plotësisht pa studiuar format e organizimit shoqëror dhe juridik që ekzistonin përpara konsolidimit të shtetit modern. Në trevat malore të Shqipërisë së Epërme, ku autoriteti shtetëror për periudha të gjata ishte i dobët, i largët ose i ndërprerë, komunitetet krijuan dhe ruajtën mekanizma të brendshëm për organizimin e jetës shoqërore, ekonomike dhe juridike.
Një nga shprehjet më të rëndësishme të këtij sistemi është Kanuni i Lekë Dukagjinit, i mbledhur dhe i sistemuar nga At Shtjefën Gjeçovi dhe i botuar i plotë, pas vdekjes së tij, në Shkodër, më 1933.[1] Struktura e vetë Kanunit dëshmon shtrirjen e gjerë të normimit: ai përfshin Kishën, familjen, martesën, pronën, punën, të dhënat, fjalën e dhënë, nderin, dëmet, kundërvajtjet, pleqësinë, si dhe shlirimet e përjashtimet.[2]
Kjo shtrirje ngre një pyetje themelore: cili ishte raporti i Kanunit me shtetin? Përgjigjja nuk mund të jetë as identifikimi i Kanunit me shtetin, as mohimi i çdo funksioni të tij shtetformues. Kanuni nuk ishte shtet. Ai nuk kishte territor shtetëror në kuptimin modern, administratë qendrore, ushtri të përhershme, burokraci, sistem tatimor dhe monopol mbi përdorimin e forcës. Por ai krijonte diçka që i paraprin dhe, në disa aspekte, i ngjan funksionalisht rendit shtetëror: një sistem normash të detyrueshme, autoritete komunitare, mekanizma gjykimi, sanksione, rregulla pronësore e familjare dhe mënyra të organizimit të bashkësisë.
Prandaj raporti Kanun–shtet duhet studiuar si marrëdhënie ndërmjet dy formave historike të organizimit juridik e politik: rendit vetëqeverisës zakonor dhe shtetit modern.
Duhet theksuar gjithashtu se Kanuni nuk ishte kushtetutë e një shteti, dhe Lekë Dukagjini nuk mund të trajtohet si "hartues i një kodi shtetëror" i krahasueshëm me kodet moderne. Tradita shqiptare ia atribuon Kanunin Lekë Dukagjinit, ndërsa teksti që kemi në dispozicion është rezultat i një tradite zakonore të transmetuar gojarisht dhe i mbledhjes e sistemimit të saj nga Gjeçovi.[3] Studimet bashkëkohore theksojnë se normat ekzistonin në traditë gojore para se të mblidheshin e të sistemoheshin në botimin e vitit 1933.[4]
Prandaj pyetja më shkencore nuk është nëse "Kanuni ishte shtet", por: cilat funksione të organizimit shoqëror dhe juridik kryente Kanuni në një hapësirë ku autoriteti shtetëror nuk ishte gjithmonë i pranishëm ose efektiv? Kjo pyetje na çon te koncepti i vetëqeverisjes zakonore.
1. Kanuni si sistem normativ vetëqeverisës
Çdo bashkësi njerëzore ka nevojë për rregulla. Edhe kur mungon shteti i centralizuar, shoqëria nuk mund të ekzistojë pa një minimum normash që përcaktojnë kush ka të drejtën e pronës, si krijohet familja, si trashëgohet pasuria, si lidhen marrëveshjet, si zgjidhen konfliktet, kush mban përgjegjësi për dëmin, kush ndërmjetëson, cilat sjellje janë të papranueshme dhe çfarë pasojash kanë shkeljet.
Kanuni u përgjigjet pikërisht një pjese të madhe të këtyre nevojave. Prandaj studimi i tij nuk duhet kufizuar në aspektet më të njohura, si gjakmarrja apo nderi. Në tërësinë e vet, Kanuni është një sistem kompleks normativ, që përfshin të drejtën familjare, pasurore, detyrimore, procedurale dhe penale zakonore, si dhe institucione të vetëqeverisjes.[5] Nga kjo pikë duhet nisur për të kuptuar raportin e tij me shtetin modern.
2. Individi, familja dhe bashkësia
Njësia themelore e organizimit kanunor nuk është individi i shkëputur nga shoqëria. Ai është pjesë e një vargu strukturash: familja, vëllazëria, fisi, bajraku, bashkësia. Këto struktura formonin një rrjet marrëdhëniesh që përcaktonte të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e individit.
Këtu qëndron një nga dallimet më të mëdha me shtetin modern. Shteti modern e njeh individin si subjekt të së drejtës pavarësisht nga përkatësia familjare apo fisnore; Kanuni, përkundrazi, e vendos individin brenda një strukture kolektive. Kjo strukturë nuk duhet interpretuar vetëm si kufizim, sepse ishte edhe mekanizëm sigurie dhe solidariteti: familja dhe fisi e mbronin individin, ndërsa individi mbante përgjegjësi për nderin dhe detyrimet e bashkësisë. Nga kjo marrëdhënie e dyanshme buronte një formë e veçantë e përgjegjësisë kolektive.
3. Kush e zbatonte Kanunin: kryefamiljarët, kuvendi dhe pleqësia
Në shtetin modern autoriteti ushtrohet nga institucione të përcaktuara: parlamenti, qeveria, gjykatat, policia, administrata. Në rendin kanunor autoriteti ishte i shpërndarë dhe ushtrohej nëpërmjet kryefamiljarëve, krerëve, pleqve, kuvendit dhe strukturave të tjera tradicionale.
Veçanërisht i rëndësishëm është kuvendi, si formë e vendimmarrjes kolektive, ku çështjet me rëndësi për bashkësinë trajtoheshin dhe vendoseshin me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të saj. Ai nuk mund të barazohet me parlamentin modern, por nga pikëpamja e historisë së institucioneve dëshmon se pushteti nuk ishte thjesht individual: ishte, në masë të rëndësishme, komunitar.
Institucioni qendror i drejtësisë zakonore ishte pleqësia. Kanuni i kushton një libër të veçantë "Kanunit të pleqnisë",[6] gjë që tregon se zgjidhja e konflikteve nuk lihej vetëm në vullnetin individual të palëve. Pleqtë vepronin si ndërmjetësues, gjykues dhe interpretues të normës zakonore. Ata nuk ishin gjyqtarë shtetërorë, por funksioni i tyre ishte juridik në kuptimin material: dëgjonin palët, shqyrtonin faktet, thërrisnin dëshmitarë dhe merrnin vendime që komuniteti i njihte si detyruese. Këtu shfaqet një nga ngjashmëritë më të forta funksionale me shtetin modern. Dallimi është institucional (gjykata nga njëra anë, pleqësia nga ana tjetër), por nevoja shoqërore që plotësohet është e njëjtë: zgjidhja e konfliktit nga një autoritet i pranuar nga komuniteti.
4. Burimi i detyrueshmërisë: legjitimiteti zakonor
Në shtetin modern ligji e merr forcën nga shteti dhe nga institucionet kushtetuese. Në të drejtën zakonore norma e merr forcën nga zakoni i pranuar, nga autoriteti i bashkësisë dhe nga sanksioni shoqëror. Ekziston, pra, dallimi ndërmjet legjitimitetit shtetëror dhe legjitimitetit zakonor.
Norma kanunore nuk kishte nevojë për votën e një parlamenti; ajo mbështetej në autoritetin e traditës dhe në pranimin e saj nga bashkësia. Ky është koncept themelor për të kuptuar vetëqeverisjen: komuniteti nuk pret gjithmonë që një autoritet i jashtëm t'i krijojë rregullat, por i krijon, i ruan dhe i zbaton vetë përmes mekanizmave të brendshëm.
Prona. Fusha ku raporti i Kanunit me funksionet e shtetit shfaqet më qartë është prona. Libri IV, "Shpi, gjâ e pronë", përmban një numër të madh rregullash për tokën, kufijtë, përdorimin e pasurisë, kullotat, pyjet, ujërat dhe marrëdhëniet ndërmjet pronarëve.[7] Prona nuk mund të ekzistojë pa një sistem që përcakton kush është pronari, ku fillon e ku mbaron prona, kush ka të drejtë përdorimi, si zgjidhet konflikti mbi kufirin dhe çfarë ndodh kur dikush cenon pronën e tjetrit. Kanuni përmbush një pjesë të këtyre funksioneve, që në shtetin modern i takojnë sistemit juridik shtetëror, por me mënyra tjetër. Në shtetin modern prona garantohet nga Kushtetuta, ligji, regjistrat publikë, gjykatat dhe administrata; në rendin kanunor garantohej nga zakoni, dëshmia, kufijtë tradicionalë dhe autoriteti i komunitetit.
Besa. Një nga konceptet më të fuqishme të kulturës juridike shqiptare është besa. Ajo nuk është thjesht premtim individual, por mekanizëm besimi dhe detyrimi moral. Në shumë marrëdhënie kanunore fjala e dhënë kishte fuqi të jashtëzakonshme. Kjo shihet edhe në marrëdhëniet kontraktore: shitja, kapari, huaja, pengu dhe dorëzania mbështeten në besimin ndërmjet palëve. Besa mund të shihet si një formë e hershme e marrëveshjes shoqërore, jo në kuptimin filozofik të Hobbes-it, Locke-ut apo Rousseau-së,[8] por në kuptimin e një marrëveshjeje morale që e lidh individin me komunitetin. Shteti modern e ndërton rendin mbi kushtetutën dhe ligjin; shoqëria kanunore e ndërtonte një pjesë të tij mbi besën, nderin dhe fjalën e dhënë, që janë forma të ndryshme të krijimit të besimit shoqëror.
Nderi. Libri VIII i kushtohet "Nderës".[9] Në shoqërinë moderne nderi dhe reputacioni janë kryesisht çështje individuale dhe, në raste të caktuara, mbrohen me ligj. Në shoqërinë kanunore nderi kishte funksion shumë më të gjerë: ishte mekanizëm kontrolli shoqëror. Një person që humbte nderin rrezikonte pozitën e tij në komunitet, dhe kjo krijonte një mekanizëm të fuqishëm vetërregullimi. Individi i bindej normës jo vetëm sepse ekzistonte një forcë që mund ta ndëshkonte, por edhe sepse shkelja mund t'i sillte humbje reputacioni e pozite shoqërore. Në këtë kuptim, nderi kryente një rol që në shtetin modern e kryejnë pjesërisht ligji, institucionet dhe sanksionet formale.
6. Drejtësia pa monopol shtetëror
Shteti modern karakterizohet, ndër të tjera, nga monopolizimi institucional i përdorimit të ligjshëm të forcës dhe i administrimit të drejtësisë.[10] Në parim, vetëm shteti ka të drejtën të vendosë dhe të zbatojë sanksione penale; individi nuk mund ta realizojë vetë drejtësinë dhe duhet t'u drejtohet institucioneve. Në shtetin modern gjykata vendos, policia zbaton, prokuroria ndjek penalisht, administrata zbaton ligjin dhe ligjvënësi krijon normën.
Në rendin kanunor drejtësia nuk ishte monopol i një administrate qendrore, por ishte e shpërndarë në komunitet: bashkësia krijonte dhe ruante normën, pleqtë gjykonin, kuvendi vendoste, familja mbronte interesat dhe autoriteti tradicional garantonte zbatimin. Në këtë sistem konflikti nuk shihej vetëm si çështje ndërmjet dy individëve; ai mund të cenonte ekuilibrin e gjithë bashkësisë, prandaj zgjidhja e tij ishte edhe akt i rivendosjes së paqes shoqërore. Edhe shteti modern e njeh këtë parim, ndonëse në mënyrë tjetër: drejtësia synon jo vetëm ndëshkimin, por edhe ruajtjen e rendit shoqëror. Dy sistemet nuk janë të njëjta, por mund të krahasohen sipas funksioneve që përmbushin.
7.Ana problematike e rendit kanunor
Një analizë akademike nuk mund ta anashkalojë anën problematike të Kanunit. Vetëqeverisja zakonore nuk duhet romantizuar. Krahas mekanizmave të rendit dhe të bashkëjetesës, Kanuni përmbante norma që bien ndesh me parimet e shtetit modern, veçanërisht lidhur me gjakmarrjen, pozitën e gruas dhe format e përgjegjësisë kolektive.
Këtu qëndron një nga ndryshimet themelore: në shtetin modern përgjegjësia penale është individuale, ndërsa në rendin kanunor tradicional, në raste të caktuara, ajo mund të lidhej me familjen dhe fisin. Prandaj gjakmarrja është pika ku modeli kanunor përplaset më fort me parimin e shtetit ligjor. Studimet juridike bashkëkohore e kanë trajtuar pikërisht këtë tension ndërmjet normave kanunore dhe ligjit penal bashkëkohor.[11] Kanuni, pra, nuk duhet paraqitur si model që mund ta zëvendësojë shtetin modern. Vlera e tij është historike, juridike, antropologjike dhe kulturore
8. Bashkëjetesa e së drejtës zakonore me të drejtën positive
Kalimi nga shoqëria tradicionale në shtetin modern nuk ndodhi brenda një dite. Ishte proces i gjatë, në të cilin autoritetet shtetërore zgjeruan gradualisht administrimin mbi territorin, drejtësinë, taksat, pronën dhe rendin publik. Në Shqipërinë e Veriut ky raport ishte veçanërisht kompleks. E drejta pozitive dhe e drejta zakonore bashkëjetuan për periudha të gjata, dhe studimet krahasuese mbi Statutet e Shkodrës dhe Kanunin theksojnë pikërisht bashkëjetesën dhe ndërveprimin e dy traditave juridike deri në krijimin e shtetit modern.[12]
Kjo tregon se historia juridike shqiptare nuk mund të përshkruhet si vijë e thjeshtë "zakon → ligj → shtet". Procesi real është më i ndërlikuar: zakoni bashkëjeton me të drejtën pozitive, shteti ndërhyn gradualisht, juridiksioni zakonor kufizohet dhe në fund shteti vendos monopolin mbi drejtësinë. Ky proces shënon kalimin nga vetëqeverisja komunitare te administrimi shtetëror.
9. Vazhdimësi dhe shkëputje
Nuk është shkencërisht e drejtë të thuhet se shteti modern shqiptar është "vazhdim i drejtpërdrejtë i Kanunit". Ai është ndërtuar mbi institucione, kushtetuta dhe ligje moderne, si dhe mbi ndikime të ndryshme juridike europiane. Megjithatë, kultura juridike shqiptare nuk filloi me krijimin e shtetit modern. Para tij ekzistonte një traditë e gjatë e respektimit të marrëveshjes, e mbrojtjes së pronës, e zgjidhjes së konflikteve, e ndërmjetësimit, e vendimmarrjes komunitare, e përgjegjësisë, e besës dhe e autoritetit të fjalës së dhënë. Këto nuk janë institucione shtetërore moderne, por elemente të kulturës juridike që formojnë sfondin historik mbi të cilin u zhvillua shoqëria shqiptare.
Në kuadër të tezës së librit duhet bërë një dallim i rëndësishëm: Kanuni mund të konsiderohet pararendës i një kulture të vetëqeverisjes, por jo "pararendës i shtetit modern" në kuptimin institucional. Shteti modern kërkon elemente që Kanuni nuk i kishte: territor të përcaktuar shtetëror, sovranitet, kushtetutë, administratë profesionale, sistem fiskal, ushtri e polici shtetërore, gjykata shtetërore, barazi juridike të qytetarëve dhe monopol të ligjshëm mbi forcën. Por Kanuni kishte diçka tjetër: aftësinë e një komuniteti për të krijuar rend pa administratë qendrore moderne. Pikërisht kjo e bën të rëndësishëm për historinë e vetëqeverisjes.
Shteti modern demokratik mbështetet mbi supremacinë e Kushtetutës dhe ligjit, barazinë para ligjit, ndarjen e pushteteve, pavarësinë e gjyqësorit, mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përgjegjësinë individuale dhe monopolin shtetëror të përdorimit të ligjshëm të forcës. Në disa aspekte Kanuni krijon mekanizma që i afrohen funksionalisht rendit juridik; në të tjera është në kundërshtim të drejtpërdrejtë me këto parime. Prandaj marrëdhënia Kanun–shtet modern duhet kuptuar si vazhdimësi dhe shkëputje njëkohësisht: vazhdimësi në nevojën njerëzore për rend, drejtësi, pronë, përgjegjësi dhe marrëveshje; shkëputje në mënyrën e organizimit të pushtetit, në burimin e normës, në administrimin e drejtësisë dhe në konceptin e të drejtave individuale.
10. Nga bashkësia te qytetaria
Nëse Kanuni përfaqëson një formë të vetëqeverisjes komunitare, shteti modern përfaqëson kalimin drejt qytetarisë individuale. Në rendin tradicional individi është para së gjithash bir i një familjeje, anëtar i një vëllazërie dhe pjesëtar i një fisi; në shtetin modern ai është para së gjithash qytetar dhe subjekt i barabartë i ligjit. Ky transformim është një nga ndryshimet më të mëdha në historinë politike e juridike.
Kjo nuk e zhvlerëson Kanunin, përkundrazi e bën më të rëndësishëm studimin e tij. Për të kuptuar si kaluan shqiptarët nga një shoqëri e organizuar mbi lidhjet e gjakut, fisit, familjes dhe besës drejt një shoqërie qytetare të ndërtuar mbi Kushtetutën dhe ligjin, duhet të kuptojmë pikën e nisjes.
11. Statusi i sotëm i Kanunit
Sot Kanuni nuk është burim i ligjit shtetëror shqiptar. Autoriteti juridik i takon Kushtetutës, ligjeve dhe institucioneve shtetërore të Republikës së Shqipërisë.[13] Çdo konflikt mbi pronën, familjen, trashëgiminë, kontratat apo përgjegjësinë penale duhet të zgjidhet sipas ligjit shtetëror dhe nga institucionet kompetente.
Kanuni ka sot një status tjetër: është burim i rëndësishëm i historisë së së drejtës, kulturës dhe antropologjisë shqiptare. Studimi i tij ndihmon për të kuptuar strukturat tradicionale të shoqërisë shqiptare dhe përse disa forma ndërmjetësimi, pajtimi dhe autoriteti komunitar kanë mbetur të pranishme në kulturën shqiptare edhe pas konsolidimit të shtetit.[14] Por kjo trashëgimi duhet studiuar dhe jo romantizuar. Të studiosh Kanunin nuk do të thotë të kërkosh rikthimin e tij si ligj.
Shteti modern shqiptar nuk lindi në një hapësirë pa rregull. Ai erdhi mbi një shoqëri që kishte njohur më parë forma të ndryshme të organizimit, të autoritetit dhe të vetërregullimit. Në Shqipërinë e Epërme Kanuni ishte një prej mekanizmave më të fuqishëm të këtij vetërregullimi: familja kishte autoritet, fisi kishte përgjegjësi, kuvendi merrte vendime, pleqtë gjykonin, fjala kishte fuqi, besa garantonte marrëdhënien, prona mbrohej, dëmi kompensohej, marrëveshja respektohej dhe shkelja sanksionohej.
Këto funksione nuk e bënin Kanunin shtet, por e bënin sistem vetëqeverisës. Ky është dallimi që duhet ruajtur në formulimin e tezës së librit. Kanuni dhe shteti modern nuk janë dy emërtime për të njëjtin realitet juridik: Kanuni ishte rend zakonor, komunitar dhe vetërregullues; shteti modern është organizim politik sovran, institucional dhe juridik, i mbështetur mbi Kushtetutën dhe ligjin. Mes tyre ekziston megjithatë një marrëdhënie historike që nuk mund të anashkalohet: Kanuni përmbushte, në kushtet e një shoqërie tradicionale dhe të një autoriteti shtetëror jo gjithmonë efektiv, një sërë funksionesh që më vonë do të institucionalizoheshin nga shteti, si krijimi i normave, përcaktimi i përgjegjësive, mbrojtja e pronës, rregullimi i familjes, administrimi i marrëveshjeve, ndërmjetësimi i konflikteve dhe vendosja e sanksioneve.
Në këtë kuptim, titulli i veprës, Kanuni i Lekë Dukagjinit: Gurthemeli i ndërtimit të shtetit vetëqeverisës në Shqipërinë e Epërme, duhet kuptuar si themel kulturor dhe juridik i vetëorganizimit, jo si pretendim se Kanuni ishte kushtetutë shtetërore.
Historia e shtetit modern shqiptar mund të lexohet, ndër të tjera, si historia e kalimit nga zakoni te ligji, nga fisi te qytetaria, nga pleqësia te gjykata, nga kuvendi te institucioni përfaqësues, nga autoriteti i bashkësisë te sovraniteti i shtetit, nga përgjegjësia kolektive te ajo individuale, dhe nga vetëqeverisja zakonore te shteti i së drejtës. Në këtë kalim nuk duhet parë vetëm shkëputje, por edhe vazhdimësia e një kulture juridike që e kuptoi shumë herët se asnjë bashkësi njerëzore nuk mund të jetojë pa rregull, përgjegjësi, drejtësi dhe autoritet. Kjo është vlera më e madhe historike e Kanunit në raport me shtetin modern.
Nga Atifete Jahjaga te Vjosa Osmani dhe tash te Justina Shiroka-Pula, Kosova po shkruan një kapitull të ri në historinë e saj institucionale. Kosova po përjeton një moment me peshë të veçantë në historinë e shtetndërtimit….
Gjithçka fillon me ambicien politike të një shteti për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Kjo ambicie shndërrohet më pas në një kërkesë zyrtare për anëtarësim. “Kërkesa formale për…
Me zgjedhjen e Justina Shiroka – Pula, Presidente e RK, mësimi nuk është që Shqipëria duhet të gjejë “një Justina tjetër”. Mësimi është shumë më i thjeshtë: Shqipëria duhet të ndërtojë…
Njerëzit janë qenie shoqërore, sepse jetojnë në grupe dhe varen nga njëri-tjetri për mbijetesën e tyre, dhe janë qenie natyrore sepse varen nga një ekosistem që nuk i përket askujt, dhe për këtë arsye u përket të…
Historia politike dhe shoqërore e shqiptarëve dëshmon se përçarja e brendshme nuk ka qenë vetëm pasojë e rrethanave të jashtme, por shpesh edhe produkt i rivaliteteve, ambicieve dhe konflikteve të brendshme. Në periudha kur shqiptarët…
Vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Tiranë dhe mesazhi i saj për Shqipërinë nuk duhet të trajtohen si një tjetër episod diplomatik. Ato janë një sinjal politik: Evropa është më afër, por…
Historia e shqiptarёve ka shёnuar ngjarje epokale,ka shёnuar dhe ka nxjerrё filozofё, shkrimtarё dhe letrarё tё Rilindjes Kombёtare ,ka shёnuar dhe nxjerrё luftёtarё , trima e prijёsa, ideologё,diplomatё e burra tё kombit,kontributorё tё pёrkushuar dhe frymёzues…
kur nisi të qarkullonte emri i tij si ambasador i mundshëm në Shqipëri dhe, më masivisht e më fort, pas kalimit në dy dhomat e Kongresit Amerikan dhe pas miratimit përfundimtar, në Shqipëri dhe në Diasporën tonë, kanë marrë…
Nuk duhet të fiksohemi te karakteri i udhëheqësve individualë por gjithashtu të marrim parasysh veprimet dhe retorikën e grupeve të politikanëve, nëpunësve civilë dhe figurave të tjera publike që shoqërohen me ta në nivele…
Nuk ka dilemë se një numër i mbeturinave të ashtuquajtur gazetarë, redaktorë e përfaqësues të disa mjeteve të informimit, mbrëmë, pas zgjedhjes së Presidentes së Republikës së Kosovës, e treguan fytyrën e…
Miratimi me 88 vota ishte fitore politike për përkrahësit e ndryshimeve, por jo domosdoshmërisht fitore juridike. Përpara se ligji të prodhojë pasoja mbi dënimet dhe proceset në Hagë, ai mund të përballet me Presidenten, Gjykatën…
Pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente, Hykmete Bajrami rikujtoi qëndrimin e saj se “gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje”. Në fund, Kosova vërtet nuk shkoi në zgjedhje. Por rruga që…
Që nga 16 shtatori, pas aktgjykimit ndaj ish-pjesëtarëve të UÇK-së, Kosova po kalon një nga ato situata kur një komb sprovohet jo vetëm nga ajo që i ndodh, por edhe nga mënyra se si zgjedh të reagojë ndaj problemit. Në…
Urime, zonja Presidente Justina Shiroka-Pula! Vendi ynë ka pasur vërtet nevojë që në krye të shtetit të ketë një figurë të tillë, të cilën bota perëndimore e pranon dhe e nderon natyrshëm si pjesë të trupit…
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës presidente e Republikës së Kosovës, në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit më 6 tetor 2026, shënon një moment të rëndësishëm për funksionimin institucional të shtetit. Me 81…
Sipas ideologjisë marksiste revolucionet monopolizohen. Ato u përkasin vetëm komunistëve. Po kështu luftërat, kryengritjet dhe çdo formë tjetër e revoltës popullore. Komunistët shqiptarë e privatizuan Luftën…
Urime Kosovës sonë të dashur, loçkës së shqiptarëve, për këtë kapitull të ri të rëndësishëm historik dhe politik! Zgjedhja e Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula, me profesionalizmin dhe bagazhin e saj të…
Zgjedhja e Justina Shiroka-Pulës Presidente e Republikës së Kosovës shënon një moment të ri institucional për vendin. Më 6 tetor 2026, Kuvendi i Kosovës e zgjodhi atë me 81 vota, duke i dhënë fund pasigurisë rreth zgjedhjes…
Kosova shmangu zgjedhjet e reja, PDK-ja siguroi miratimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara, ndërsa Albin Kurti siguroi votat për presidente. Por, pas kompromisit politik të natës së 6-7 tetorit, beteja më e vështirë sapo fillon: a…
Nëse udhëheqja e PDK-së do të ndiente vërtet dhimbje për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, para së gjithash do të duhej t’i rendiste në mënyrë logjike prioritetet e veta politike dhe…
Flakë, tym, dhunë, gazlotsjellës, një anarki e shkaktuar mbrëmë në Prishtinë, si rrallë herë më parë. Partia Demokratike e Kosovës dhe AAK me Daut Haradinajn në krye janë përfshirë në dhunë të…
Nuk pritej ky zhgënjim nga politika kosovare pas shpalljes së Pavarësisë së saj, sepse, ashtu si komunistët shqiptarë që merrnin paratë dhe armët nga Britania, por shpirtin e kishin te Moska, ashtu po veprojnë edhe sot politikanët në…
Kur institucionet bllokohen, ligji shtyhet dhe protesta kalon kufijtë e demokracisë, Kosova përballet me një krizë që nuk mund të normalizohet. Ajo që po ndodh rreth Kuvendit të Kosovës nuk është vetëm një përplasje…
Për të qenë objektivë, të sinqertë dhe mirënjohës, Kosova është çliruar më 12 qershor 1999 nga ushtritë e vendeve kryesore të NATO-s, më së pari nga ushtria e SHBA-së! Po të ishte për 12.000-20.000…
Përparimi i Shqipërisë mbetet ende shumë larg ndaj pritshmërive të kohës dhe, për më tepër, larg ritmeve të shteteve me kushte të pëafërta me ne. Stabiliteti ekonomik e politik, konsolidimi i shtetit të së drejtës,…
Transformimi i strukturës moshore të popullsisë së Shqipërisë gjatë periudhës 1990–2026 përbën një nga ndryshimet më të thella demografike të shoqërisë shqiptare pas Luftës së Dytë Botërore….
Meqenëse gjykata ka konstatuar se janë provuar krimet ndaj 96 të vrarëve, 49 personave të trajtuar mizorisht, 303 personave të torturuar dhe 385 personave të ndaluar arbitrarisht, atëherë këtu nuk bëhet fjalë vetëm për…
Kuvendi votoi pro ndryshimeve për Gjykatën Speciale. Edhe Vetëvendosje dha votën e saj. Megjithatë, në vend që tensioni të binte, para institucioneve pati bllokim, mjete piroteknike, xhama të thyer, zjarrvënie dhe njerëz me maska. Pyetja tani…
Kjo pyetje prek një debat të madh në filozofinë politike dhe në marrëdhëniet ndërkombëtare. A thua fundi i Luftës së Ftohtë ishte fitore përfundimtare e demokracisë liberale, apo Frensis Fukujama këtë ngjarje e…
1.Mëngjesin kur e kaluam urën e Prishtinës, nga shiriti që vinte nga Mitrovica, “mbiu” një përzierëse betoni, me shpejtësi të pazakonshme. E di që makina jonë e blinduar, e rëndë sa një tank, u hepua në të…
Derisa partitë kanë rënë në hall se cilin ta kandidojnë dhe emërojnë për president, tashmë një figurë markante dita – ditës gjithnjë e më shumë po profilohet. Dhe kjo figurë tashmë është zoti Gucati,…
Kuvendi i Kosovës miratoi në lexim të parë ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara me 91 vota pro. Vetëvendosje dhe Albin Kurti i mbështetën ndryshimet, ndërsa LDK-ja nuk mori pjesë në votim. Por përtej debatit për…
Kuvendi i Republikës së Kosovës sot dha një mesazh të rëndësishëm institucional. Me 91 vota për dhe asnjë kundër, Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të…
Bota po hyn në një periudhë të re të pasigurisë strategjike. Lufta në Ukrainë, tensionet në Lindjen e Mesme dhe rivaliteti strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Kinës po krijojnë një realitet të ri, ku fuqitë e mëdha…
Kjo Fjalë e urtë kinezë e vënë si titull ka në original: `Kush bën keq në heshtje- paguan me zhurmë`, por unë e zëvëndësova me fjalën `skandal` sepse skandali bën një zhurmë shurdhonjëse që…
Materialet audiovizuale që kanë pushtuar me një intensitet të jashtëzakonshëm rrjetet sociale dhe ekranet shqiptare nuk mund të trajtohen thjesht si një tjetër histori rozë e showbizit shqiptar. Përmasat e përhapjes së tyre,…
Në Kosovë votohet Albin Kurti, sepse populli i Kosovës zgjedh alternativën më të mirë, atë alternativë e cila është vazhdim i projektit kombëtar , i zhvillimit të Kombit dhe i realizimit të demokracisë,shtetit ligjor,…
PDK-ja e ka bërë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara kusht për marrëveshjen mbi presidentin. Bedri Hamza ka thënë se ndryshimet duhet të miratohen plotësisht para se partia të hyjë në zgjidhjen përfundimtare të…
Një shqetësim që nuk duhet të heshtet Shoqëria shqiptare, në vendlindje dhe në mërgatë, po përballet me shumë sfida të natyrave të ndryshme: ekonomike, sociale, kulturore, demografike e institucionale. Mirëpo, krahas…
Në diplomaci, një fotografi mund të zgjasë vetëm pak çaste, por kuptimi i saj kërkon më shumë kujdes. Kontakti i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me presidentin amerikan Donald J. Trump, më 22 shtator 2026 në Nju Jork, u…
Nuk jemi të vetëdijshëm se çka po ndodh brenda nesh. Janë ngritur në këmbë grupe, parti politike, veteranë, analistë e bajraktarë, fise e kumbarë, të gjithë në emër të Republikës, të shtetit e të…
Injoranti pretendon se di gjithçka, ndërsa i dituri me urtësinë e tij e pranon se është injorant në pafundësinë e paditurive.Sa më shumë i ditur të jetë njeriu , aq më shumë ai këron t’a shtojë dhe…
Vite më parë, PDK-ja u investua në zhbërjen e Gjykatës Speciale, për çka angazhoi diplomacinë, pagoi analistë vendorë e ndërkombëtarë, diplomatë të huaj, televizione vendore dhe rajonale…, dhe kur kjo dështoi,…
U bënë 17 ditë që rinia dhe qytetarët e Kosovës dalin me mijëra çdo ditë dhe çdo natë për të protestuar kundër dënimeve të katër ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare në Hagë. Dy…
– E para, rizgjedhja e Vjosës është meritë, jo privilegj partiak! – E dyta, rizgjedhja e Vjosës e përjashton Edi Ramën (kryeministër aktual i Qeverisë së Shqipërisë) që të përzihet në çështje të…
Vizita e presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Shkup, më 2 tetor 2026, e vendos edhe një herë Maqedoninë e Veriut përballë një pyetjeje strategjike: a do të arrijë vendi ta shndërrojë vëmendjen e Bashkimit…
Dinasti do të thotë një varg monarkësh, princërish, sundimtarësh ose udhëheqësish nga e njëjta Derë fisnikërie, të cilët sundojnë një vend ose mbajnë pushtetin brez pas brezi, dhe që ka bërë epokë e…
Kosova hap një kapitull të ri, Justina Shiroka – Pula në krye të shtetit
Urime Kosovës sonë të dashur, loçkës së shqiptarëve!
Egoja për kult e Hashim Thaçit nuk realizohet me dhunë në Kosovë!
Marrëveshja e mesnatës: PDK mori Specialen, Kurti presidentin – por çfarë ndryshon në Hagë?
Mbi çdo pazar politik qëndron interesi kombëtar
E humbët rastin, por Kurti u tregua udhëheqës vizionar
Kosova zgjodhi presidenten – tani duhet të zgjedhë rrugën
Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar
Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore
24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar
I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë
“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes
Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari
10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën
Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore
Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…
U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…
Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…
Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….
Lily Mo Sheen, vajza e aktorit të njohur Michael Sheen dhe aktores britanike Kate Beckinsale, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj…
Aktorja britanike Daisy Edgar-Jones tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, teksa ishte në mesin e yjeve që morën…
