POLITIKATË FUNDIT

Shqiptarja e parë nga Sanxhaku në listën për deputetë në Parlamentin e Serbisë

“Koalicioni Shqiptar” është shpallur zyrtarisht listë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, me statusin e listës së pakicës kombëtare shqiptare.

Listën tonë e përbëjnë 10 kandidatë: 5 gra dhe 5 burra, nga Presheva, Bujanoci, Medvegja dhe Pazari i Ri. Sipas CeSID-it, ajo është lista e tetë me status të pakicës kombëtare dhe e 17-ta e shpallur në këtë proces zgjedhor.

Është një nder i madh për mua të jem kandidat në këtë listë dhe të kem mundësinë të kërkoj edhe një herë besimin tuaj. Për mua, kjo kandidaturë është përgjegjësi dhe krenari, por mbi të gjitha është vazhdim i një rrugëtimi që e kam bërë me shpirt dhe me zemër gjatë gjithë këtyre viteve. Kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj për një jetë më të mirë, për më shumë dinjitet, për të ardhmen e vendit dhe për kombin tim shqiptar. Këtë rrugë e vazhdoj me të njëjtin përkushtim, me guxim dhe me dashurinë që kam për shqiptarët e mi. Kërkoj besimin tuaj për ta vazhduar këtë rrugëtim së bashku. Me zemër, me nder dhe me përkushtim për njerëzit tanë. 🇦🇱❤️

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *