Limaj-Kurtit: Jep dorëheqje
Limaj-Kurtit: Jep dorëheqje
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj i ka kërkuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti që të jap dorëqheqje.
Sipas Limajt, Kurti e ka shkelur Kushtetutën.
Madje ai tha se dakordimi i mbrëmshëm është si rezultat i politikave mashtruese, transmeton lajmi.net.
“Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda”, tha Limaj.
Postimi i plotë:
Ke humbur legjitimitetin, jep dorëheqje Albin!
Saktësisht katër ditë pa mbushur dy vite prej kur mori drejtimin e qeverisë, Albin Kurti do të mbahet mend dhe përgjegjës për dyfishimin e barrës së obligimeve të shtetit të Kosovës.
Ujdia e arritur mbrëmë është rezultat i politikave mashtruese e populiste dy vjeçare. Për më tepër, kjo marrëveshje është edhe ndëshkim për qasjen e tij për këtë proces.
Nga marrëveshja për njohje reciproke, Kosova përfundoi në marrëveshje pa njohje dhe me “Zajednicë”, brenda.
Kryeministri ka shkelë Kushtetutën e vendit dhe duhet të dorëhiqet menjëherë./Lajmi.net/