TË FUNDIT

Ismajli: San Marino na rrit, nuk ka kundërshtarë të lehtë

Ardian Ismajli foli pas fitores 2 me 1 që Shqipëria mori ndaj San Marinos.

Kuqezinjtë e shikojnë veten në krye të grupit C1 të Ligës së Kombeve.

“Po besoj se edhe loja bën të veten. Ndeshje të lehta nuk ka. E rëndësishme që morëm 3 pikë. Në fund kanë vlerë jashtëzakonisht të madhe.

Jemi në vendin e parë, e kemi gjithçka në dorën tonë. Në nëntor shpresojmë të jemi të gjithë shëndosh e mirë, pastaj kemi Finlandën këtu dhe Bjellorusinë. I kemi dy finale për vendin e parë.Nganjëherë, edhe pse pret rezultat më të thellë me këto ekipe nuk është e lehtë.

Kjo sfidë na rrit. Na bën të mendojmë, dhe me ec në të ardhmen duke mos menduar që ka kundërshtarë të lehtë.

Nuk ka kundërshtarë të lehtë sot. Duhet të respektojmë çdo kundërshtar, edhe pastaj të tregojmë në fushë që jemi më të mirët

. Edhe pse kemi marrë 3 pikë, duhet të përmirësohemi shumë dhe të tregojmë se jemi në nivel më të madh se këto kundërshtarë që kemi në grup”, u shpreh Ismajli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *