TË FUNDIT

Videot intime, Adi Hilës i shtohet një tjetër vepër penale në hetim: shkatërroi hard-diskun e kamerave

Prokuroria e Tiranës ka zgjeruar hetimin për çështjen e videove intime, ku në qendër është kompozitori Adi Hila. Pas hedhjes së shortit, dosja do të ndiqet nga prokurori Julian Xhengo.

Sipas informacioneve të bëra publike nga gazetarja Anila Hoxha, në kuadër të çështjes janë depozituar dy kallëzime në polici. Hila ka kallëzuar se është hakeruar, ndërsa këngëtarja Eli Fara ka bërë kallëzim për shkelje të privatësisë.

Mbi bazën e këtyre kallëzimeve, hetimi përfshin dyshime për hyrje të paautorizuar në sistemet kompjuterike, përgjim të paligjshëm të të dhënave kompjuterike dhe keqpërdorim të pajisjeve kompjuterike.

Ndërkohë, ditën e djeshme edhe aktorja Monika Lubonja bëri të ditur se ka depozituar kallëzim penal ndaj Adi Hilës.

Hetimit i është shtuar tashmë edhe një tjetër vepër penale, ajo e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës. Kjo lidhet me një veprim të kryer gjatë fazës së hetimeve paraprake, pasi policia ka tentuar të këqyrë një hard-disk të sekuestruar në kuadër të çështjes.

Sipas informacionit të bërë publik, pas sekuestrimit autoritetet kanë konstatuar se pajisja ishte dëmtuar. Për këtë rrethanë, Hila ka deklaruar se hard-diskun e kishte shkatërruar vetë.

Sipas deklarimit të tij, vendimi ishte marrë pasi nuk ishte i sigurt për burimin e ndërhyrjes në sistem dhe kishte frikë se persona të tjerë mund të ndërhynin sërish dhe të merrnin të dhëna në distancë.

Tashmë, hetimi do të vijojë nga Prokuroria e Tiranës për të përcaktuar rrethanat e plota të çështjes, ndërsa prokurori Julian Xhengo do të ndjekë procedurat hetimore pas shortit të hedhur për dosjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *