POLITIKATË FUNDIT

Afati skadon sot, por Kuvendi ende në pikëpyetje: Çfarë pritet të ndodhë?

Kryetari i Komisionit për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, Vigan Qorrolli, nga Lëvizja Vetëvendosje, bëri thirrje që të martën të votohet si presidenti i ri, ashtu edhe projektligji për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.

“Sot nuk është dita për ta çuar shtetin në prapakthim: e votojmë presidentin dhe e votojmë projektligjin për Specialen, sepse të dyja janë pjesë e të njëjtit detyrim – t’i japim vendit institucione funksionale dhe vendimmarrje ”, shkroi Qorrolli në Facebook.

Ai paralajmëroi për pasojat e dështimit për ta zgjedhur presidentin, që do të çonte në shpërndarjen e Kuvendit dhe në zgjedhje të parakohshme.

“Shkuarja në zgjedhje e lëndon Hagën dhe Republikën tonë” , tha Qorrolli, duke kritikuar mundësinë që partitë të mos arrijnë marrëveshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *