TË FUNDIT

Franca përmbys frikshëm Belgjikën dhe merr kreun

Franca ka shënuar një fitore të madhe ndaj Belgjikës, duke e mposhtur me rezultat 4-1 në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kombeve. Me këtë triumf, “Gjelat” shkojnë në kuotën e 10 pikëve dhe marrin kreun e grupit.

Belgjika e nisi më mirë takimin dhe kaloi në epërsi në minutën e 35-të. Dodi Lukebakio pranoi një top të bukur nga Romeo Lavia dhe, nga skaji i zonës, realizoi me një goditje të fuqishme në këndin e sipërm për 1-0.

Franca kërkoi reagimin në pjesën e dytë dhe e gjeti shumë shpejt. Në minutën e 77-të, Desire Doue barazoi rezultatin me një goditje të saktë nga jashtë zonës, pas asistimit të Lucas Da Cunhas.

Vetëm katër minuta më vonë, Franca përmbysi gjithçka. Rayan Cherki realizoi për 2-1 në minutën e 81-të, pas një aksioni të bukur të Michael Olises, i cili pati rol vendimtar në ndërtimin e golit.

Olise më pas mori vetë skenën. Në minutën e 88-të, sulmuesi francez pranoi pasimin e Doue brenda zonës, u lirua bukur nga kundërshtari dhe me një goditje të pakapshme shënoi për 3-1.

Drama nuk kishte përfunduar. Në minutën e parë të kohës shtesë, Olise shënoi edhe golin e dytë personal, pas një asistimi fantastik të Desire Doue, duke e dërguar topin në këndin e poshtëm dhe vulosur fitoren e Francës me rezultat 4-1.

Me këtë fitore, Franca arrin në 10 pikë pas katër ndeshjeve dhe vendoset në krye të grupit, ndërsa Belgjika mbetet prapa në renditje pas humbjes së thellë në këtë përballje. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *