Baton Haxhiu: Vuçiq ka dalë me propozim të ri
Baton Haxhiu: Vuçiq ka dalë me propozim të ri
Gazetari Baton Haxhiu ka treguar se shkakun e asaj se pse nuk po nënshkruhet marrëveshje në Ohër.
Sipas tij, Kurti dëshiron që marrëveshja të nënshkruhet sot, kurse Vuçiq ka dalë me propozim të ri, përcjell lajmi.net.
Gjithnjë siç pretendon Haxhiu, presidenti serb ka kërkuar që nënshkrimin ta vëjë Bashkimi Evropian.
“Nënshkrimi është bërë mollë sherri. Kurti kërkon nënshkrimin sepse do ta zyrtarizojë dokumentin. Por Vucic ka dalë me propozim, propozimi i cili është që pala lehtësuese e negociatave të jetë ajo që nënshkruan si garanci të dy palëve, që garanton për të gjithë procesin”, ka thënë Haxhiu në Pressing.
Kujtojmë se tashmë janë bërë më shumë se pesë orë nga fillimi i takimit dhe ende nuk ka asnjë rezultat, besa as prononcim të ndonjë zyrtari ose palëve të përfshira.