Zëvendës-kryeministrja Rexhepi e bën të rëndësishëm kabinetin qeveritar, thotë se ky i fundit përkrahë Kurtin në Ohër
Zëvendës-kryeministrja Rexhepi e bën të rëndësishëm kabinetin qeveritar, thotë se ky i fundit përkrahë Kurtin në Ohër
Zëvendës-kryeministrja nga radhët e komuniteteve, Emilia Rexhepi është deklaruar rreth takimit të ditës në Ohër.
Në një paraqitje televizive në Klan Kosova, ajo ka thënë se si palë duhet dhe shprehu bindjen se do të jenë seriozë për secilën nga pikat që do diskutohen, përcjell lajmi.net.
Rexhepi gjithashtu ka shtuar se si kabinet qeveritar janë në mbështetje të Kurtit sa i përket takimit në Ohër. Tutje, ajo ka kujtuar faktin se shefi i ekzekutivit kosovar tashmë është i gatshëm për dialog të brendshëm me serbët dhe se nuk ka arsye të flitet për Asociacionin.
“Dhe, nuk është me rëndësi a e nënshkruajmë sot atë marrëveshje, por duhet të jemi shumë serioz për të gjitha pikat që janë në atë marrëveshje. Asociacioni është prej vitit 2013 e më pas ne e kemi ratifikuar në Kuvend më 2015 ku kam votuar edhe unë, pasi në atë kohë kemi menduar se komunitetin serb duhet integruar në sistemin e Kosovës.
Tash, kryeministri është i hapur shumë për të folur me komunitetin lokal serb e jo vetëm, e para se të nënshkruaj diçka që është si Asociacioni, duhet të pasur kujdes sepse nëse tash bëjmë diçka që nuk është në interes të shtetit, më vonë s’mund të ndryshojmë asgjë”, është shprehur Rexhepi.