TË FUNDIT

Prokuroria e Cyrihut ngre aktakuzë për vrasjen e një 38-vjeçareje në vitin 2024

Një grua ishte gjetur e vdekur në një apartament pranë Irchelpark në Cyrih në gusht 2024, derisa një zviceran 23-vjeçar ishe arrestuar. Ai tani është akuzuar për vrasje.

Në lagjen 6 të Cyrihut, pranë Irchelpark, një grua 38-vjeçare dominikane ishte gjetur e vdekur në një apartament më 24 gusht 2024. Lëndimet e saj tregonin se ajo ishte vrarë. Policia dyshonte për një burrë 23-vjeçar zviceran, i cili ishte arrestua disa ditë pas zbulimit, raporton Watson.ch.

Zyra e prokurorit publik ka ngritur akuza për vrasje, siç thuhet në një njoftim për shtyp.

Hetimi kundër burrit, tani 25-vjeçar, ka përfunduar, transmeton Telegrafi.

Zyra e prokurorit e akuzon atë për goditje të përsëritura me thikë ndaj gruas me një armë të tehut natën e 18 gushtit.

Ai dyshohet se ka vepruar me dhunë ekstreme dhe pamëshirshmëri.

Pas aktit, ai e kishte lënë viktimën në apartamentin e saj, pastaj i kishte marrë telefonin e saj celular dhe kartën e debitit dhe u nis drejt lagjes Langstrasse.

I akuzuari e ka pranuar pjesërisht fajin.

Ndersa Prokuroria kërkon një dënim të gjatë me burgim të pakushtëzuar dhe urdhërimin e trajtimit ambulator gjatë burgosjes së tij.

Prezumimi i pafajësisë do të zbatohet deri në përfundim të procedurës. /Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *