POLITIKATË FUNDIT

Korrupsioni në Shqipëri, si mbret në qeveri e shtet!?

Pa “harruar” tendencën subjektiviste, hershëm e qartësisht ca proedramiste dhe me dozë “jugosllavizmi” të komisioneres Europiane për Zgjerim, Marta Kos si dhe debatin më 20 prill në Parlamentin Europian për përfoljet rreth mundësisë së qenies së saj në vitet e rinisë e lidhur me UDB- në, nuk mund të interpretohet si plotësisht raciste e krejt e pasaktë deklarata e saj për korrupsionin në Shqipëri, si një fenomen masiv shoqëror dhe shtetëror. Në një intervistë më 24 mars 2026, lidhur me situatën aktuale në Shqipëri dhe ecurinë e saj në procesin e integrimit, mes të tjerave, ajo deklaroi: “…Një tjetër çështje me anti-korrupsionin, e cila do të thoja se është tipike për të gjitha vendet kandidate, ju e dini, mund të keni legjislacionin më të mirë për luftimin e korrupsionit, por nëse korrupsioni është i pranuar (masivisht) në vend, atëherë keni një tjetër problem, që kërkon kohë të kapërcehet…” Pra, Marta Kos, pa bërë avokaten mbrojtëse të maleve të korrupsionit qeveritar e pa fajësuar opozitën se mund të ketë mbyllur sytë, veshët, gojën ndaj kësaj të keqeje gjithë shtrirëse jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vendet e tjera kandidate dhe anëtare, në fund të fundit thotë një të vërtetë. Të hidhur, si shumica e të vërtetave, por edhe që nuk meriton të anatemohet. Mesazhi i saj në SHQIP, lidhur me këto maja që ka arritur korrupsioni në Shqipëri, është lehtësisht i nënkuptueshëm:”Koka bën, koka pëson!” Për të qenë objektivë dhe realistë, të paktën prej rreth 35 vitesh, me 23 vite qeverisje nga PS e 12 vjet qeverisje nga PD, me kulme vitet 2000-2005 dhe 2013-2026, e kemi parë, kuptuar dhe përjetuar rritjen e përshpejtuar, masivizimin dhe plotpushtetizimin apo pranimin de facto nga shumica e popullit të korrupsionit në jetën e përditshme e në shumicën e ambienteve, ku i kanë çuar problemet dhe kërkesat individuale, familjare, qytetare, juridike, pronësore, arsimore, sociale…Në këtë drejtim sikur ka pasur një marrëveshje të pashkruar e të pa legalizuar mes shoqërisë dhe qeverive, sidomos me pushtetarët dhe politikanët e niveleve të lartë e të mesëm. Teksti i kësaj marrëveshjeje mund të formulohet afërsisht kështu: “…ne si qeveritarë dhe pushtetarë po ju lejojmë të zgjidhni halle e punë nëpër zyra e spitale nëpërmjet zarfeve mbush me para shqiptare e të huaja, ju mos u ndjeni ndaj korrupsionit tonë nëpërmjet lejeve të bizneseve tregtare e të shërbimeve; të ndërtimit e të turizmit; të tenderëve, koncesioneve, PPP-ve, “investimeve strategjike”, status falë “investitorëve” shqiptarë, turq, kinezë(“Bankers Petrolium”), rusë, grekë, arabë, italianë… Gjithashtu, edhe nëpërmjet formave të tjera, si të “shpronësimeve për interesa publike”, të “paketës së maleve”, (paradoksalisht e jo rastësisht, me zbatim më shumë në zona fushore dhe kodrinore se sa në male e në faqe të tyre në lartësi dhe masivisht) falur njerëzve me lidhje dhe vota prej shumë vitesh dhe betejash zgjedhore parlamentare e për pushtetin vendor, për ne si parti e si qeveri !? Mund të vazhdohet me abuzimet korruptive në dhjetëra miliona euro nga financimet e BE-së në bujqësi, shëndetësi, arsim, shkencë, kulturë, infrastrukturë…!

shumica e popullit nuk ngrihet masivisht pa dallim partie të protestojnë deri në largimin dhe arrestimin e pushtetarëve të lartë të korruptuar, zonjës Marta Kos i lind e drejta të mendojë dhe mbrohet se me aq sa thashë "nuk u kam rënë fare kot në qafë shtetasve të Shqipërisë! Me këtë qëndrim pasiv dhe indiferent ata e kanë pranuar në heshtje korrupsionin qeveritar dhe bashkëjetojnë paqësisht me atë"!? Vërtetë korrupsioni nuk është prodhim "Made in Albania", por në këtë truall e në shumicën e kokave shqiptare, sidomos në vitet e parë pas 1990, gjeti shesh e prej 35 vitesh po bën përshesh!? Një rol dhe ndikim të ndjeshëm për masivizimin dhe plot pushtetizimin e kësaj të keqeje kanë pasur dhe kanë plot emigrantë, Duke pasur me bollëk lireta, dhrahmi, marka, franga, sterlina, dollarë e pak ditë në dispozicion, edhe pse, paradoksalisht, vinin nga vende ku ky fenomen ishte praktikë individësh të rrallë dhe e dënueshme moralisht dhe ligjërisht, nuk u janë dridhur zemrat dhe duart me mbush xhepat e zyrtarëve dhe mjekëve në Shqipëri me zarfe e shuka të rëndë me para për të mbaruar punë pa respektuar radhë dhe sa më shpejt!? Pas tyre, shumë shqiptarë të tjerë, që u pasuruan nga firmat piramidale, bizneset dhe trafiqet e shumëllojshme, nga rrugë edhe të jashtëligjshme, u përfshinë në zgjidhjen e halleve po me zarfe, forma e rrugë korrupsioni! Kjo u bë e pashmangshme edhe për shumicën e hallexhinjve apo varfanjakëve me paga e pensione të ulëta, allashqiptare…Kështu, vetë shumica e popullit apo shoqërisë i mësuan keq zyrtarët dhe punonjësit e shëndetësisë, duke ua bërë ves, praktikë, traditë, ligj të pashkruar…Hallexhinjtë hynin deri në fyt në borxhe, për tu mbushur xhepat e mëdhenj zgjidhësve të halleve të tye!? Ose, shisnin tufa me dhen e dhi, qengja e keca, derrash e dosash…, copa kopshtesh dhe tokash…! Edhe sipas shprehjes popullore "shih rrushi rrushin e piqu!", korrupsioni u shtri nëpër institucione të qeverisjes qendrore dhe vendore, për shitje lejesh biznesesh, ndërtimi, tenderësh, koncesionesh, PPP- shë si dhe vendesh pune dhe postesh drejtuese…Në fushën e arsimit për blerje të drejtash studimi, notash, dëftesash, diplomash, titujsh shkencorë, vendesh pune nëpër shkolla… Për korrupsionin e pafre në epokën e Rama- qeverisjes, mund të kujtohen disa raste të freskët që mbajnë erë të rëndë korrupsioni…Mes tyre shquhen dhjetëra e qindra milionë eurot "e humbur" për inceneratorë në punë ose në letra; dy anijet energjetike në Vlorë, Tigri 1 dhe Tigri 3, që deri tani kanë përlarë rreth 100 milionë dollarë, pa dhënë as 1 të dhjetën e investimit; projektet në aeroportin e Vlorës, në Portin e Durrësit…Krahas këtyre, edhe rrugët dhe tunelet "made bay Linda Balluku", me kosto 4-5 fish më shtrenjtë metri katror dhe kilometri se sa në Kroaci, Kosovë, MV…e që pësojnë shembje e bllokime qysh nga muajt e parë të hapjes për qarkullim!? Kësaj liste mund ti shtohen kultivimi dhe trafikikimi i kanabizit shqiptar dhe eksportimi nga vende të Amerikës Latine…Frute të tyre ishin edhe fuqizimi i industrisë së spastrimit të parave të pista nga shumë vende të afërta e të largëta; kullat e shumta 20-35 katesh në Tiranë e disa qytete të tjerë; komplekset turistike në plazhe; komplekset e mëdha tregtare… Siç është njoftuar në disa media shqiptare, më 23 mars 2026, “…Kompania “Tete Albania Tunnel & Mining”, në pronësi 51% të grupit ILBAK Holding, me aksionerë Murat dhe Mustafa Ilbak, prej vitesh kryen aktivitetin e saj të kërkim–zbulimit të mineraleve me vlerë, edhe ar apo flori, në vendin tonë, në zonën e Mirëditës, në shkelje të ligjit, duke mashtruar me bilancet dhe kontratën koncensionare, duke shkelur të drejtat e punonjësve, duke pastruar para etj….Në muajin mars 2025, mediat turke kishin raportua se aksionerët e Ilbak Holding u arrestuan për mashtrime financiare, tendera korruptivë dhe akuza për lidhje me terrorizmin. Aktualisht, shumë prona, llogari bankare dhe asete kompanish të grupit Ilbak Holding janë sekuestruar nga shteti turk…”!?

Këtij skandali mund ti shtohet edhe lajmi i publikuar në mediat greke “për një investim gjigand greko-amerikan” në minierat e nikelit dhe kobaltit në Bilisht të Korçës. Sipas gazetave greke, Aktor Group e Greqisë dhe BNI Foundation kanë nënshkruar një marrëveshje për të investuar 1 miliardë euro në këto miniera. Por disa gazeta greke si Prototema flasin për një marrëveshje mes “Aktor” dhe një kompanie të quajtur Brightnest shpk, e themeluar në tetor të vitit të kaluar, me një kapital prej 100 lekësh ose 1 euro dhe me pronar një emër të njohur për projekte fantazmë, si Mirsad Uruçi. Përvecse përfaqëson kompaninë serbe të energjisë, EFT, emri i Uruçit doli në publik edhe në koncesionin e famshëm të centralit diellor të Akërnisë, që nuk u realizua asnjëherë.

Fatkeqësisht, “virusi” apo “epidemia” e korrupsionit, ngjashëm si Covid 2019, u fut dhe u përhap gjerësisht e me shpejtësi edhe në Kosovë. Edhe pse nuk ka përmasat dhe plotpushtetshmërinë e Shqipërisë, përsëri është i ndjeshëm dhe shqetësues edhe në shoqërinë kosovare!

Kjo shtrirje mbarë vendore e gjerësisht shoqërore, si dhe shndërrimi në kokat e shumicës së shoqërisë në mendësi dhe filozofi zgjidhëse e çdo problemi, i bëri edhe më të vështira e më pak të suksesshme përpjekjet për kufizimin dhe për shpëtimin e plotë dhe përfundimtar prej korrupsionit, që u lejua gjatë 35 viteve të bëhej de facto, edhe nën hundën e institucioneve të drejtësisë, shtet mbi qeveri e mbi shtet! Domosdoshmërisht, shpresa e vetme mbetet ndërgjegjësimi i vullnetshëm apo me forcën e ndëshkimeve ligjore i popullit se duhet dhe mund t'i bëjnë punët dhe zgjidhin problemet pa zarfe! Edhe i zyrtarëve dhe punonjësve të shëndetësisë, drejtësisë, administratës, hipotekave, kadastrave, arsimit, kulturës, policisë, burgjeve…, që me pagat aktuale në rritje dhe me përfitimet nga dy punësimi, edhe në biznese, kompani e spitale private ose vetëm nëpër bordero, të tregohen me ambicie më të përmbajtura për t'u pasuruar në rrugë dhe forma korruptive sa më shumë e më shpejt financiarisht dhe me prona të paluajtshme, me vila e pallate në qytete dhe në plazhe…! Pasi të çlirojnë vetvetet, sallat dhe zyrat e tyre nga tentakulet e korrupsionit, institucioneve të drejtësisë u del detyra e dytë apo mrekullia, që të nisin dhe kryejnë me sukses të plotë procesin e hetimit dhe sekuestrimit të gjithë pasurive dhe pronave të krijuara nga burime korruptive, në të tre nivelet e shoqërisë dhe të piramidës qeverisëse e shtetërore!

Do të jetë një luftë e gjatë, e mundimshme, me plot pengesa e që mund të zgjasë me vite! Fillimi i kësaj lufte, me kapje në rrjeta e grepa, më se shumti "të peshqve të vegjël e shumë më pak të peshkaqenëve të mëdhenj", kullufitësh të pamëshirshëm dhe të pangopshëm milionash dhe miliardash në euro, nuk jep arsye të mendohet me optimizëm për dëshirë dhe vullnet të plotë për ta fituar!

Miratimi i deklaratës së Kuvendit të Kosovës lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale ka hapur një debat që shkon përtej fatit juridik të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai prek raportin ndërmjet…

E emëruar në drejtimin e AKI-së gjatë debatit Thaçi–Vuçiq për ndryshimin e kufijve, e shkarkuar nga Osmani dhe Kurti, e më pas e vendosur nga Edi Rama në krye të inteligjencës shqiptare. Ndërkohë, institucionet e…

Protestat kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale po zhvillohen nën motot “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”. Në sheshet e Prishtinës janë vendosur fotografitë e Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe ish-drejtuesve…

Aktgjykimi i shkallës së parë nuk është vendim kundër UÇK-së dhe as nuk i ka zbardhur vrasjet e pasluftës. Por gjetjet për shënjestrimin e kundërshtarëve politikë, përfshirë njerëz të lidhur me LDK-në…

Në politikën ndërkombëtare, një vendim gjyqësor nuk jeton vetëm në faqet e aktgjykimit. Ai hyn në tekstet e historisë, në debatet diplomatike dhe në duart e kundërshtarëve të një shteti. Prandaj pyetja nëse…

Deklaratat e ditëve të fundit nuk mund të kalojnë më si shpërthime emocionale. Kur një deputet kërkon armatosjen e qytetarëve dhe figura të tjera paralajmërojnë se “kallet Kosova e krejt shqiptaria”, publiku ka të…

Në fillim të këtij shtatori ishte në Shqipëri i dërguari i posaçëm i presidentit amerikan, Donald Trump, për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli. Ai u shfaq papritmas fillimisht në kryegjyshatën e Bektashinjve në Tiranë në…

Kushtetuta si kufi i pushtetit Në Republikën e Shqipërisë, çdo analizë mbi marrëdhënien ndërmjet parasë, krimit dhe politikës duhet të nisë nga parimi themelor kushtetues se e drejta përbën bazën dhe kufijtë e…

Sot, 28 vjet pas Prekazit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka vendosur para drejtësisë një dosje që për dekada ka rënduar mbi kujtesën e Kosovës. Aktakuza është ngritur në mungesë ndaj 35 personave, të cilët akuzohen…

Distancimi nga Baton Haxhiu, Berat Buzhala dhe nga përpjekjet për ta orientuar LDK-në drejt një blloku me PDK-në mund të shënojë fillimin e një kthese. Por deklaratat duhet të pasohen me veprime politike. Intervista e fundit e Lumir Abdixhikut…

Aktakuza e Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh dhe shantazh nuk hap vetëm një çështje penale ndaj një individi. Ajo ngre një pyetje shumë më të madhe: a kemi të bëjmë me një përpjekje të…

Hyrje 58 jetë të humbura në vetëm shtatë muaj në aksidente rrugore në Kosovë nuk janë thjesht një statistikë. Pas çdo numri qëndron një familje e tronditur, fëmijë që mbeten pa prindër, prindër…

Beteja për Presidentin e Kosovës mund të mos jetë vetëm garë për një emër apo një post. Pas saj po afrohet një ndryshim i madh institucional: në gusht të vitit 2027 përfundojnë mandatet e pesë gjyqtarëve të…

Ky hulumtim shkencor është hartuar mbi bazën e dokumentacionit të ruajtur në Österreichisches Staatsarchiv (ÖStA) në Vienë, posaçërisht në Haus-, Hof- und Staatsarchiv (HHStA), Politisches Archiv (PA), si dhe, për kufirin…

Më 7–8 korrik 2026, Ankara do të jetë mikpritëse e Samitit të 36-të të NATO-s, ku liderët e vendeve anëtare do të diskutojnë sfidat më të rëndësishme të sigurisë euroatlantike dhe prioritetet strategjike…

1.Ballkani në prag të një rikonfigurimi të ri ekonomik dhe strategjik Ballkani Perëndimor po hyn në një fazë të re të rivalitetit ekonomik dhe gjeostrategjik, ku infrastruktura e transportit nuk përfaqëson më vetëm një…

Dosja përfundimtare e Prokurorisë në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit nuk është vendim gjykate dhe nuk përbën në vetvete dëshmi të fajësisë. Ajo është…

Luftërat e shekullit XXI po dëshmojnë se konceptet tradicionale të fuqisë ushtarake po ndryshojnë me ritme të jashtëzakonshme. Në të kaluarën, epërsia në fushëbetejë matej me numrin e tankeve, avionëve luftarakë,…

Historia e një vajze të re nga Drenica që përballë kohëve të rënda dhe mungesës së lirisë la pas ëndrrat e saj për t’u bërë pjesë e luftës për Kosovën. Historia e saj mbetet dëshmi…

Incidenti i fundit në Rumani, ku një dron i lidhur me operacionet ushtarake ruse goditi një ndërtesë banimi në territorin e një shteti anëtar të NATO-s, paraqet një nga momentet më serioze të sigurisë euroatlantike që nga fillimi…

Partitë jo-parlamentare luajnë një rol të rëndësishëm, edhe pse të kufizuar, në zhvillimin e demokracisë. Ka kohë që në viset e banuara me shqiptarë në Ballkan, për shkak të vështirësive për kalimin…

Sot mbushen 53 vite kur u zhvillua Revolta e famshme antikomuniste e Spaçit me 21 maj 1973 , të burgosurit politikë, të dërmuar nga punët e rënda , kushtet e këqija, ushqimi i mangët, dhuna fizike, psikologjike dhe shkatrimi i orientuar e i komanduar i…

Nëse lufta shpërthen në Evropë brenda 3 viteve të ardhshme, armiku më i madh i NATO-s nuk do të jenë vetëm raketat ruse. Do të jetë burokracia evropiane. Imagjinoni këtë skenar: Një kolonë tankesh që niset nga…

Konflikti diplomatik SHBA – EU së pari filloi me me tarifat doganore, u zgjerua me NATON dhe financimin e saj, kurse ky konflikt tash u zgjerua dhe po merr dimension të ri, me sulmin amerikan ndaj Iranit. Konfliktit i parapriu kërkesa e presidentit Trump, në angazhimin e…

Bisedimet për paqe apo armëpushim ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit dështojnë jo për mungesë diplomacie, por për mungesë vullneti real politik. Ato nuk janë negociata për paqe të qëndrueshme, por…

Në diskursin politik, ajo që nuk thuhet është shpesh po aq e rëndësishme sa ajo që thuhet. Intervista e ish-presidentit Hashim Thaçi nga Haga, për gazetën gjermane "Frankurter Allgemeine Zeitung", paraqet një rast studimor të…

Nga fillimi i invazionit rus, më 24 shkurt 2022 ndaj Ukrainës e deri në fund të vitit 2025, në Serbi janë regjistruar afërsisht 100 mijë rusë të ardhur. Shumica e tyre janë larguar nga represaljet, dhuna dhe për të mos u rekrutuar,…

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), e themeluar në vitin 1949, përfaqëson aleancën më të fuqishme politico-ushtarake në historinë moderne, e ndërtuar mbi parimin themelor të mbrojtjes kolektive dhe solidaritetit…

Për ata që nuk i njohin, po sqaroj fillimisht se termat “vogjëli” (vegjëli) dhe “pari”, të përdorura në krye, janë terma të huazuara nga e Drejta Kanunore Shqiptare. Pari nënkupton klasën drejtuese, kurse Vogjëli…

Nga Isuf Bajraktari – analizë Ky shkrim argumenton se, në shumë vende të Ballkanit, emocionaliteti politik ka zëvendësuar debatin e arsyetuar, duke dobësuar kulturën e dialogut dhe cilësinë e vendimmarrjes. Duke shqyrtuar faktorët…

Ka një paradoks të madh në botën tonë moderne: ndërsa popuj të tërë përpiqen të mbijetojnë mes krizave ekonomike, korrupsionit dhe institucioneve të dobëta, një pjesë e elitave që kanë ushtruar pushtet mbi ta…

Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve të Sigurisë. Në pamundësi për përgjigje të dedikuar ndaj…

Kur flitet për degradimin shpirtëror të individit, preket njëra nga temat më të rëndësishme të qenies njerëzore. Degradimi shpirtëror është një proces, në të cilin individi humbet ata orientues themelorë dhe…

Një fotografi nga një takim jo shumë i sqaruar publikisht po rikthehet sërish në qarkullim dhe po ngre pyetje të reja për zhvillimet politike që pasuan në Kosovë. Në këtë fotografi shihen disa nga figurat që kanë rol…

Debati për zgjedhjen e presidentit të Kosovës po hyn në orët vendimtare, ndërsa afati kushtetues po përfundon. Në këtë moment kritik, një analizë e publikuar nga këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, në rrjetet…

Kanalet më të fuqishme televizive të globit, së bashku me agjencitë e shumta të lajmeve nga e gjithë bota, vazhdojnë të transmetojnë pamje tronditëse ose shokuese nga Lindja e Mesme, ku gjuajtësit ose bombarduesit amerikanë dhe…

Zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme sinjalizojnë një fazë të re dhe tejet të rrezikshme të konfrontimit ndërmjet Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Një sulm i drejtpërdrejtë amerikan ndaj objektivave iraniane –…

Hajdutët kadastralë janë individë ose grupe të organizuara që kryejnë mashtrim duke ndryshuar, falsifikuar ose manipuluar në mënyrë të paligjshme të dhënat publike të tokës (kadastrat) për të vjedhur pronën,…

Në kohën kur vëmendja globale dominohet nga demonstrimet klasike të fuqisë ushtarake – aeroplanmbajtëse, sisteme raketore dhe deklarata ultimative politike – një dimension tjetër, shumë më i heshtur por potencialisht më vendimtar,…

I. Nga miti i dijes tek realiteti i analfabetizmit funksional Një nga paradokset më të mëdha të shoqërive shqiptare gjatë shekullit XX është kontrasti midis retorikës së lavdërimit të arsimit dhe realitetit të prodhimit…

Konferenca e 62-të e Sigurisë, që u zhvillua fundjavën e kaluar në Mynih, Gjermani, jo vetëm u ndoq me interes të shtuar, por dhe vijon të mbetet në “top të lajmeve” si dhe analizave për kancelaritë, institutet dhe…

"Makineria" e Putinit që aktualisht po e gllabëron vetveten: Kjo është teza e një eksperteje të Rusisë, në konferencën e sigurisë. Shpjegimi i saj është i thjeshtë. Lufta në Ukrainë është, sigurisht,…

​Për të kuptuar dinamikat e sotme globale dhe takimet e nivelit të lartë që po tronditin arkitekturën e sigurisë, duhet fillimisht të spjegohen dy konceptet shtyllë të gjeopolitikës mbi të cilat ndërtohen strategjitë e fuqive…

Ky shqyrtim analitik trajton degradimin sistematik të përfaqësimit autentik politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, përmes studimit të rastit të subjektit politik të njohur si Alternativa për Ndryshim (APN). Argumenti…

Duke iu referuar veprave, ideve dhe teorive të njohura shkencore ose politologjike të Prof. Dr. Jovan Miriç, Prof. Dr. Zvonko Lerotiç, Prof. Dr. Eduard Kale, Prof. Dr. Ante Pazhanin, Prof. Dr. Livia Kardum, Prof. Dr. Tomislav Jantol, akademik Vlatko Mileta dhe…

Debat i paparë për vrasjet e 21 janarit 2011! Preç Zogaj thotë se ato vrasje “u bënë me paramendim”! Lorenc Vangjeli shton më pas dhe bën Kasandrën: “Atë ditë mund të ishin vrarë dhjetëra e qindra,…

Sot, sistemi ndërkombëtar i sigurisë po përballet me një nga momentet më kritike që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë. Vlerësimet strategjike të trajtuara edhe në sgumë emisione si dhe në emisionin“360”…

Deklarata e Kuvendit për Specialen: Çfarë ndryshojnë 99 vota dhe çfarë mbetet në duart e drejtësisë?

Çfarë ndodh më 6 tetor: presidenti apo zgjedhje të reja?

Von der Leyen në Kosovë: A mund të ndahet drejtësia për krimet e luftës nga historia e UÇK-së?

Hamza, Thaçi dhe paradoksi i PDK-së: simbol po, rival jo?

Nga Ukraina në Lindjen e Mesme – bota përballë një rendi të ri sigurie-pasigurie

Kush bën keq në heshtje paguan me .. Skandal

Kur shoqëria humb kufirin mes publikes dhe privates

Albin Kurti është vazhdim i projektit kombëtar

Aksident mes tri veturave në Prishtinë, ka të lënduar

Arrestohet 20 vjeçari në Kaçanik, kishte urdhëresë gjyqësore

24 orët e së shtunës: Dy të vdekur nga aksidentet, 32 të lënduar

I shkon te shtëpia dhe e kanos babain e saj, arrestohet shtetasi maqedonas në Podujevë

“Mbi 100 të pushkatuar…”, si u shtyp kryengritja antikomuniste në Malësi të Madhe, më 25 janar 1945! Fati tragjik i krerëve të lëvizjes

Arrestimi i intelektuales disidente, si u persekutua Musine Kokalari! Pas gjashtë muajsh hetuesie, e nxorën në gjyq! Aktakuza e prokuror Nevzat Haznedari

10 kuriozitete që nuk i dini për Groenlandën

Shkencëtarët identifikojnë ADN-në më të vjetër njerëzore

Më mungoni në çdo hap të jetës. Dashuria, mirësia dhe kujtimi për ju nuk do të shuhen kurrë. U…

U bënë tri dekada – një jetë e tërë prej kur tragjikisht u nda prej nesh vajza e axhës Drita (Riza)…

Sot u bë 1 vit që kur ndërroi jetë më i dashuri ynë, Gani Rraci. Koha po kalon shpejt, por dhimbja, malli dhe…

Për babain tim të dashur 🤍🕊️ Babi, Sot bëhen kaq shumë vite që nga dita kur na le përgjithmonë….

Aktorja britanike Hannah Waddingham tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris, ku mori pjesë…

Modelja dhe aktorja amerikane Brooks Nader tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj në Javën e Modës në Paris, ku mori…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *