Kush do të marrë skenën në Business Reset 2026: Folësit dhe temat e tyre
Sipërmarrës, drejtues kompanish dhe ekspertë me përvojë të gjatë në tregun shqiptar dhe rajonal ngjiten më 15 tetor në skenën e Hotel Marriott Tirana me historitë reale të bizneseve që drejtojnë.
Në mëngjesin e 15 tetorit, në orën 09:00 salla kryesore e Hotel Marriott Tirana do të mbushet me 350 deri 450 vendimmarrës nga Shqipëria, Kosova dhe rajoni. Ata që do të ngjiten në skenë kanë një tipar të përbashkët: secili prej tyre e ka ndërtuar karrierën në të njëjtin treg ku vepron edhe audienca. Kanë hapur kompani, kanë drejtuar ekipe në vite rritjeje dhe në vite krize, kanë lançuar produkte dhe kanë rishikuar strategji kur tregu ka kërkuar një drejtim tjetër.
Business Reset 2026, i organizuar nga Oz Marketing, e ka ndërtuar listën e folësve rreth këtij kriteri. Programi i ditës mbështetet në tri fusha: Teknologji & Inovacion, Marketing & Media dhe Njerëzit & Arkitektura e HR. Në secilën prej tyre, folësit sjellin raste konkrete nga puna e tyre: projekte që kanë dhënë rezultat, vendime që kanë kërkuar korrigjim dhe mësimet që kanë nxjerrë nga të dyja. Është një qasje që e kthen skenën në një vend ku tregu shqiptar flet me gjuhën e vet.
Fusha e Teknologjisë dhe Inovacionit hapet me Gentian Gjiknurin, CEO i String. Kompania e tij është partner Odoo Silver, një nga platformat ERP më të përhapura në botë për kompanitë e vogla dhe të mesme, dhe këtë vit është Gold Partner i Business Reset. Gjiknuri flet për sistemet që mbështesin planifikimin, kontrollin financiar, raportimin dhe menaxhimin e performancës. Rastet që sjell vijnë nga kompani shqiptare që i kanë bashkuar proceset e tyre në një sistem të vetëm dhe që sot marrin vendime mbi të dhëna në kohë reale.
Në të njëjtën fushë, Lorent Gordi, Drejtor i Përgjithshëm i Philip Morris Albania dhe anëtar i Bordit të Guvernatorëve të AmCham Kosovo, sjell një perspektivë të rrallë për skenën vendase. Ai drejton në Shqipëri filialin e një kompanie globale që po kalon një nga transformimet më të mëdha të industrisë së saj, me investime në produkte të reja dhe në modele të reja biznesi. Përvoja e tij tregon si përkthehet një strategji globale në realitetin e përditshëm të një tregu të vogël dhe dinamik. Vjen në Business Reset me një temë aktuale: “IA ndryshoi rregullat, tashmë është radha jonë”. Tregjet ndryshojnë, pritshmëritë e konsumatorit lëvizin dhe drejtimi i një biznesi përmes këtij ndryshimi kërkon përvojë dhe aftësi përshtatjeje. Si përkthehet kjo në epokën post-IA?
Tema "The Risk of Being Remembered" vjen nga Fisnik Ismaili, themelues dhe Chief Creative i Karrota, kompani kreative me zyra në Prishtinë dhe Tiranë. Autor i monumentit NEWBORN, dizajner i fanellës së Kombëtares shqiptare 2023–24 dhe fitues i një Luani të Artë në Cannes, Fisnik ka mbi dy dekada që krijon brende, fushata dhe ide që bien në sy. Në Main Stage sfidon reklamën e sigurt dhe të parashikueshme, dhe shpjegon pse kreativiteti efektiv duhet të provokojë reagim, të hapë bisedë dhe të lërë gjurmë.
Për herë të parë në një skenë shqiptare vjen Yiannis Dimos, Managing Director dhe Chief Creative Officer i Le Spot Group, me mbi 25 vjet përvojë në reklamë dhe komunikim, mes Athinës dhe Tiranës. Vjen me temën "Beyond 360° in a Fragmented World". Sesioni i tij eksploron fuqinë e kreativitetit dhe të strategjisë 360°: si një ide e fortë kthehet në fushatë të integruar që funksionon në çdo pikë kontakti me audiencën. A është tashmë 360° siç të gjithë e njohim?
Për herë të parë në skenë ngjitet edhe Gjergji Kalaja, Head of Digital dhe bashkëthemelues i Mediadesk, pas 25 vjetësh në prapaskenë. Për më shumë se dy dekada ka ndërtuar teknologjinë që mundëson mediat dhe i lidh bizneset me audiencat e tyre. Me temën "From Noise to Signal: BI for the Albanian World", prezanton Mediadesk Business Intelligence™ dhe tregon si monitorimi në kohë reale, analiza e sentimentit me IA dhe të dhënat për konkurrentët e kthejnë gjithçka që thuhet për një biznes, në lajme, rrjete sociale dhe televizion, në informacion për vendimmarrje. Për drejtuesit në sallë, kjo është mundësia për ta lexuar zhurmën rreth brendit të tyre si sinjal.
Nga Shkupi vjen Biljana Meckarovska, Managing Director dhe Partner e MPG Skopje, gjithashtu për herë të parë në një skenë shqiptare. Agjencia e saj realizon fushata BTL për brende ndërkombëtare në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Kosovë. Me gati 30 vjet përvojë, mbi 17 prej tyre në anën e klientit, në kompani ndërkombëtare si A1, dhe 11 në botën e agjencive, ajo e njeh marketingun nga të dyja anët e tavolinës. Me temën "Exceeding BTL: When Brands Become Experiences", tregon si aktivizimi i brendit shkon përtej eventit dhe kthehet në përvojë që konsumatori e mban mend.
Blendi Salaj, gazetar dhe moderator i emisionit të mëngjesit WakeUp në Top Channel, është një nga pionierët e medias online shqiptare që nga mesi i viteve '90 dhe bashkëthemelues i Peshkupauje.com. Në Business Reset sjell njohjen e drejtpërdrejtë të mënyrës si publiku shqiptar dëgjon, beson dhe reagon, një njohje e ndërtuar ditë pas dite para kamerës dhe në internet.
Fusha e Njerëzve dhe Arkitekturës së HR hapet me Toby Lee, këshilltar për lidershipin strategjik dhe analitikën njerëzore me The Predictive Index, që ngjitet për herë të parë në një skenë shqiptare. Sipërmarrës amerikan me mbi 35 vjet përvojë në punësimin, zhvillimin dhe drejtimin e njerëzve, sot punon me kompani në Tiranë përmes metodologjisë The Predictive Index, e cila që prej vitit 1955 përdoret në mbarë botën për të kuptuar sjelljen në punë. Ai nis me një pyetje të thjeshtë: kur kemi problem me një punonjës, a jemi të sigurt që problemi është punonjësi? Prej këtu tregon si vendimet e punësimit, përshtatja me rolin dhe zhvillimi i drejtuesve mund t'i krijojnë, ose t'i zgjidhin, problemet me stafin. Prova vjen nga vetë ekipi i tij shqiptar, me zero largime nga puna për tre vjet rresht.
Dalina Gjiçali, Managing Director dhe Partner i EPPC Albania & Kosovo, sjell në skenë një paradoks të tregut tonë: punojmë ndër orët më të gjata në Evropë, ndërsa produktiviteti për orë pune mbetet ndër më të ulëtit në Ballkanin Perëndimor. Me mbi dy dekada drejtimi në konsulencë, banka, aviacion dhe FMCG, ajo trajton një nga temat më të ndjeshme të çdo organizate: politikat e pagave. Fokusi i saj është ndërtimi i shkallëve të pagave të drejta, konkurruese dhe të qëndrueshme, që i japin kompanisë një bazë të qartë për rritjen e njerëzve të saj.
Për herë të parë në Shqipëri vjen edhe Radoslava Krosneva, themeluese e Co-Partner dhe coach profesioniste e certifikuar nga International Coaching Federation (PCC). Me mbi 25 vjet përvojë ndërkombëtare në korporata, gati dy dekada prej tyre si HR Director dhe anëtare bordi, ka drejtuar transformime organizative dhe kulturore në shkallë të gjerë. Me temën "Becoming the Leader Your Ego Won't Let You Be", sfidon mënyrën si e mendojmë vetë lidershipin dhe sjell standardet ndërkombëtare të coaching-ut për zhvillimin e drejtuesve dhe të ekipeve.
Jonel Kristo, themelues i ISN Albania, vjen me temën "Where Corporate Culture creates Team Harmony". Pas viteve në drejtimin e team building-ut dhe aktiviteteve korporative për shumë kompani, flet për vlerën e retreat-eve dhe të mirëqenies në punë, dhe e mban sallën në lëvizje me aktivitete rekreative gjatë gjithë ditës.
Dita drejtohet nga dy moderatore që e njohin marketingun nga dy pozicione plotësuese. Jori Vila, themeluese e Oz Marketing, ka ndërtuar një agjenci që punon me brende vendase dhe ndërkombëtare dhe është një nga zërat që e ka çuar përpara bisedën për brendin personal të drejtuesve në Shqipëri. Dorjana Avrami, drejtoreshë marketingu në Delta Pharma Group, sjell perspektivën e klientit: përvojën e drejtimit të një departamenti marketingu brenda një grupi farmaceutik, ku çdo fushatë kalon nga strategjia në rezultat të matshëm.
Ajo që i bashkon këta zëra është përvoja e drejtpërdrejtë. Prezantimet në Main Stage janë të shkurtra, të fokusuara dhe të ndërtuara mbi raste konkrete. Historitë e suksesit qëndrojnë pranë historive të vendimeve që kanë kërkuar ndryshim kursi, sepse të dyja mbajnë mësime me vlerë për çdo drejtues në sallë.
Dita do të jetë një maratonë, nga Main Stage në mëngjes, te workshop-et e pasdites e deri në After Hours. Dhe lista e folësve ruan ende disa surpriza: kush tjetër do të ngjitet në skenë mbetet për t'u zbuluar në Business Reset.
Gjatë gjithë ditës, pjesëmarrësit mund t'i takojnë folësit edhe në Experience Zone, hapësirën e dedikuar për demo live, takime dhe biseda të drejtpërdrejta. Për shumë prej tyre, kjo do të jetë mundësia për të vazhduar një bisedë që nis në sallë dhe për ta kthyer atë në një bashkëpunim.
Business Reset zhvillohet më 15 tetor 2026 në Hotel Marriott Tirana. Biletat gjenden në https://businessreset.al/#tickets
