TË FUNDIT

Një njësi e re po themelohet në zyrën e Kurtit, kryeministri ua kumton këtë dy ambasadorëve

Një njësi e re po themelohet në zyrën e Kurtit, kryeministri ua kumton këtë dy ambasadorëve

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot Shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Michael Davenport dhe ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, me të cilët ka biseduar për themelimin e njësisë së përkthimit, harmonizimit dhe kontrollim gjuhësor në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Kryeministri Kurti konfirmoi përkushtimin e Qeverisë ndaj themelimit të njësisë së përkthimit, njësi kjo e re që do të sigurojë kualitetin e përkthimeve në kuadër të Qeverisë, në të gjitha gjuhët zyrtare në Republikën e Kosovës.

“Përkthimi cilësor ndikon në qasje më të lehtë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Për të gjetur zgjidhjen më të mirë në shërbim të funksionalitetit të zyrës, OSBE ka prodhuar raport që do shqyrtohet nga grupi punues. Lidhur me këtë, kryeministri ka potencuar që grupi punues i udhëhequr nga Komisioneri për Gjuhë, Slavisa Mladenoviq, duhet të veprojë në bazë të legjislacionit në fuqi për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore, e duke marrë parasysh procesin e riorganizimit të brendshëm të Zyrës së Kryeministrit. Kryeministri ka falënderuar ambasadorët për përkushtimin e tyre dhe bashkëpunimin cilësor në kuadër të themelimit të Njësisë për përkthim, harmonizimi dhe kontrollim gjuhësor”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *