Edi Rama e propozon për shefe të intelegjencës ish zv/drejtoreshën e AKI-së të shkarkuar nga Kurti e Osmani
Edi Rama e propozon për shefe të intelegjencës ish zv/drejtoreshën e AKI-së të shkarkuar nga Kurti e Osmani
Ish-zv/shefja e AKI-së, Vlora Hyseni e cila ishte shkarkuar nga kryeministri Kurti e presidentja Osmani, është propozuar si drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit të Shqipërisë.
Këtë e ka bërë të ditur kryeministri shqiptar, Edi Rama, me anë të një postimi në Facebook, shkruan lajmi.net.
Ai ka thënë se përgatitja e spikatur dhe eksperienca e krijuar në vite janë garanci për reformimin e mëtejshëm të shërbimit intelegjent shqiptar.
Postimi i plotë i Ramës në Facebook:
Sot i paraqita Presidentit të Republikës propozimin për emërimin e Znj.VLORA HYSENI drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit, me besimin e plotë se përgatitja e spikatur, eksperienca e krijuar në vite dhe respekti që zonja Hyseni gëzon në komunitetin ndërkombëtar të inteligjencës, përbëjnë një garanci të plotë për reformimin e mëtejshëm të shërbimit inteligjent shqiptar. /Lajmi.net/