TË FUNDIT

Ngjarjet e ditës së sotme

Ngjarjet e ditës së sotme

Lajmi.net ju sjell ngjarjet e ditës së sotme:

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit të SHBA-ve, Gabriel Escobar. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Ora 09:00)

Mbahet mbledhja e Komisioni Ad-hoc për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar, ku bëhet njoftimi në lidhje me procedimin e projekt-amendamenteve kushtetuese dhe formimi i grupit të punës për shqyrtimin e Projektligjit për Kontrollin e Integritetit të Pozitave të caktuara në Sistemin e Drejtësisë. (Kuvendi, N302, ora 09:00)

Mbahet ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së partneritetit ndërmjet Odës së Mjekëve të Kosovës, Spitaleve të Përgjithshme të Sllovenisë (Izola, Celje, Murska Sobota) dhe Spitaleve të Përgjithshme të Gjilanit dhe Prizrenit.(Hotel Emerald, Prishtinë, ora 09:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu dhe zëvendës Ndihmës Sekretari Escobar, deklarohen për media. (Ora 10:00)

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Gabriel Escobar. (Kabineti i kryetarit, ora 10:20)

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 11:00)

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizon ceremoninë e ndarjes së granteve të projekteve të financuara në kuadër të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar Mali i Zi-Kosovë 2014-2020. (Hotel Dukagjini, ora 12.00)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *