TË FUNDIT

Sveçla për aksionin e sotëm në Pejë: Epoka e keqpërdorimit të detyrës zyrtare në kurriz të qytetarëve ka përfunduar

Sveçla për aksionin e sotëm në Pejë: Epoka e keqpërdorimit të detyrës zyrtare në kurriz të qytetarëve ka përfunduar

Njësitë policore në bashkëpunim me organet e hetuesisë kanë realizuar sot një aksion të gjerë në kuadër të kompanisë së pastrimit “Ambienti” në Pejë.

Ky aksion është realizuar nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës nga zyrtarë drejtues të kësaj kompanie.

Në lidhje me këtë aksion është deklaruar edhe ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla.

Sveçla deklaroi se epoka e tolerimit të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe pasurimit në kurriz të qytetarëve ka përfunduar.

“Njësiti policor kundër krimeve ekonomike sot ka zhvilluar operacion në Kompaninë e Pastrimit “Ambienti” në Pejë. Bordi i kësaj ndërmarrje publike dhe zyrtarë të tjerë, 7 nga të cilët tashmë ndodhen në paraburgim, janë subjekt i hetimit për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe si çdo kush tjetër, do të japin llogari para drejtësisë për çdo keqpërdorim dhe dëm të shkaktuar”,deklaroi Sveçla.

Tutje ai tha se vendi ynë nuk do të jetë më zonë e rehatisë për asnjë individ apo grup që cënon jetën dhe mirëqenien e qytetarëve tanë si dhe sigurinë e vendit tonë.

“Secili kryes i çdo lloj aktiviteti ilegal do të ballafaqohet me drejtësinë”,shtoi ai./Lajmi.net/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *