Bërnabiq falënderon Escobarin për mbështetjen e SHBA-së për Asociacionin
Bërnabiq falënderon Escobarin për mbështetjen e SHBA-së për Asociacionin
Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, ka falënderuar të dërguarin special të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, për mbështetjen e SHBA-ve në dialogun Kosovë-Serbi.
Sipas njoftimit të qeverisë serbe, Bërnabiq e ka falënderuar zyrtarin e lartë amerikan për mbështetjen që kanë dhënë për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Bërnabiq është takuar të mërkurën me Escobarin, duke deklaruar se qëllimi i Serbisë është ruajtja e paqes dhe stabilitetit, si dhe forcimi i bashkëpunimit në rajon, si dhe përkushtimi ndaj dialogut me Kosovën.
Kujtojmë se Escobar është takuar edhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, ku ky i fundit ka deklaruar se beson në përmirësimin e marrëdhënieve me SHBA-në.